Home Blog Page 29

Presidentja Osmani uron presidentin e Emirateve: Kosova pret me padurim punën që kemi përpara

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed, në ditën kombëtare të Emirateve.

Ajo uroi që të thellohet bashkëpunimi me Kosovën dhe të eksplorohen mundësitë e reja midis dy vendeve.

“Urime të përzemërta për lartësinë e tij, presidentin Mohamed Bin Zayed dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, për ditën e tyre kombëtare! Kjo ditë nderon unitetin, progresin dhe arritjet e jashtëzakonshme të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosova pret me padurim punën që kemi përpara, ndërsa vazhdojmë të përparojmë bashkëpunimin tonë dhe të eksplorojmë mundësi të reja midis dy vendeve tona. Gëzuar Ditën Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe!” ka shkruar ajo.

Trafiku Urban dhe transportuesit privatë në kryeqytet i kthehen punës nesër

0

Trafiku Urban dhe transportuesit privatë nga nesër do të rifillojnë punën, kanë konfirmuar për KOHËN.

Kryeshefi i Trafikut Urban, Qëndrim Vitija dhe Avdyl Brajshori, përfaqësues i transportuesve privatë, kanë thënë se do të rifillojnë punën pavarësisht se borxhi nuk do t’u paguhet tërësisht.

Komuna e Prishtinës sot pasdite konfirmoi se i janë alokuar pjesërisht mjetet e të hyrave vetanake nga Ministria e Financave.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se i kanë alokuar Komunës 2.7 milionë euro nga 25 sa i takojnë për të hyrat vetanake të vitit 2024.

Pavarësisht se kjo shumë nuk mjafton për të fshirë borxhin, transportuesit kanë vendosur nga nesër të rinisin punën pas takimit të përbashkët që kishin sonte.

Trafiku Urban dhe transportuesit privatë ishin në grevë tash e nëntë ditë.

KQZ-ja sërish s’e certifikon Listën Serbe

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka ceritifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë absentime, KQZ-ja nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe votuan për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Anëtarët nga partitë e tjera abstenuan.

KQZ: Fletëvotimet për diasporën nuk mund të dërgohen para datës 21 dhjetor

0
Foto: KOHA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës për shqyrtimin e pikave të ditës para zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KQZ në kuadër të pikave të ditës ka shqyrtuar rekomandimin për themelimin e komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative, transmeton KosovaPress.

Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi emrat e anëtarëve të këtij komisioni.

“Komisioni do të ketë detyrë për shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha kundërshtimeve të paraqitura nga persona që jetojnë jashtë Kosovës të cilëve iu është refuzuar regjistrimi për votim jashtë vendit, si dhe shqyrtimin e kërkesave për shqyrtimin ose korrigjimin e regjistrimit. Në lidhje me këtë rekomandojmë që si anëtarë të jenë; Emira Lushi kryesuese, Xhemajl Peqani anëtar dhe Rilind Kryeziu anëtar”, tha Besnik Buzhala.

Tutje, KQZ shqyrtoi rekomandimin për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Buzhala rekomandoi që aktivitetet e prokurimit përfshirë edhe planin për buxhet për zgjedhje të parakohshme të zhvillohen në procedura emergjente ekstreme.

“Siç e dini me datën 20 nëntor 2025 është shpallë data e zgjedhjeve me datën 28 dhjetor 2025, që përafërsisht i bie 40 ditë në dispozicion për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor. Duke u bazuar në ligjin për prokurim publik përcaktohet që për shkak të urgjencave ekstreme të shkaktuara nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti pëkatës kontraktues. Lidhur me këtë ne rekomandojmë që për 18 aktivitete të prokurimit që janë përfshi edhe në planin e buxhetit për zgjedhje të parakohshme të Kuvendit të Kosovës rekomandojmë që për këto aktivitete të zhvillohen procedurat emergjente ekstreme”, tha Buzhala.

Buzhala tha se fletëvotimet për votuesit jashtë vendit nuk mund të dërgohen para datës 21 dhjetor.

“Para datës 21 ne nuk mundemi me i dërgu këto me i nis pakot me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës që regjistrohen suksesshëm për votim në zgjedhje që mbahen me 28 dhjetor”, tha ai./KosovaPress/

Detaje të reja nga aksioni policor në Bruksel – kë arrestoi policia belge përveç Mogherinit dhe pse

0

Ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe diplomati i lartë Stefano Sannino janë në paraburgim pasi policia belge nisi bastisje si pjesë e një hetimi për mashtrim të martën, shkruan Politico.

Policia ndaloi tre të dyshuar dhe kontrolloi Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Kolegjin e Evropës për dyshime korrupsioni në krijimin e një akademie trajnimi për diplomatët.

Bastisjet, të kryera me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) dhe të miratuara nga policia belge, u zhvilluan në EEAS në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në shtëpi private, sipas një deklarate të EPPO-së.

EEAS është krahu i politikës së jashtme të BE-së dhe deri në vitin 2019 drejtohej nga ish-nënkryetarja e Komisionit Evropian, Mogherini. Ajo ka qenë rektore e Kolegjit të Evropës, një qendër trajnimi për zyrtarët e ardhshëm të BE-së, që nga viti 2020.

Sannino, një ish-diplomate italiane, ishte nëpunësja më e lartë civile në EEAS dhe aktualisht është drejtoreshë e përgjithshme për departamentin e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Gjirit në EEAS.

Autoritetet belge po hetojnë Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program për diplomatë të rinj në të gjitha vendet e BE-së që drejtohet nga Kolegji i Evropës dhe drejtoreshë e së cilës Mogherini është që nga gushti i vitit 2022. Bastisjet u raportuan për herë të parë nga Euractiv.

Lirimi i ambienteve

EPPO tha se ka “dyshime të forta” se rregullat rreth “konkurrencës së ndershme” u shkelën kur EEAS dha tenderin për të ngritur akademinë diplomatike në Kolegjin e Evropës. Hetimi po përqendrohet nëse kolegji ishte informuar për kriteret e përzgjedhjes së procedurës së tenderit para se të publikohej njoftimi zyrtar.

Një zyrtar i EEAS, i cili kërkoi të mbetej anonim për të folur sinqerisht, tha se bastisjet u zhvilluan në ndërtesën e zyrës administrative të Brukselit në Rue d’Arlon 62, jo në ndërtesën kryesore në rrethrrotullimin Schuman. Punonjësve iu kërkua të lironin ambientet dhe të linin dyert dhe mobiljet e zyrave të tyre të hapura.

Një zyrtar i lartë i BE i tha POLITICO se bastisjet janë të lidhura me një hetim që filloi para se Kaja Kallas të merrte detyrën në krye të krahut të politikës së jashtme të bllokut.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, konfirmoi se policia kishte bastisur EEAS-in të martën si pjesë e një “hetimi të vazhdueshëm të aktiviteteve që ndodhën … në mandatin e mëparshëm.

Të pyetur për detaje të mëtejshme gjatë informimit të Komisionit në mesditë, zëdhënësit refuzuan të komentonin nëse ndonjë nga punonjësit e institucionit ishte ndaluar, ose të jepnin informacione të mëtejshme në lidhje me hetimin.

EPPO tha se kishte kërkuar që autoritetet të hiqnin imunitetin – që zakonisht u jepet diplomatëve, duke i mbrojtur ata nga veprimet ligjore – të “disa të dyshuarve” para hetimit, dhe se kjo ishte dhënë. Ajo nuk specifikoi se cilave organeve u kishte bërë kërkesat.

Kryeprokurorët e Prizrenit dhe Gjakovës zhvillojnë takim të përbashkët me ekspertët e Britanisë së Madhe

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, kanë zhvilluar sot një takim pune të përbashkët me dy ish-kryeprokurorët e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Haëkins dhe Douglas Mackay, të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal “Integriteti Gjyqësor”, të mbështetur nga Qeveria Britanike dhe i zbatuar nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS), në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e kapaciteteve institucionale.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe diskutimi i politikës së re të sigurimit të cilësisë së punës me lëndë, e cila synon rritjen e profesionalizmit, efikasitetit dhe përgjegjësisë institucionale, bazuar në standardet etike dhe operacionale të përcaktuara në Kodin e Etikës dhe rregulloret e Prokurorisë së Shtetit.

“Ekspertët britanikë ofruan komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me standardizimin e procedurave të brendshme, vlerësimin e rrezikut institucional dhe përmirësimin e transparencës, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të praktikave vendore me standardet bashkëkohore evropiane” – njofton ZKPSh.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të standardeve të cilësisë në të gjitha veprimtaritë e prokurorisë, forcimi i integritetit profesional dhe kulturës së përgjegjësisë, rritja e transparencës dhe komunikimit me palët relevante, standardizimi i procedurave të brendshme dhe ngritja e cilësisë së punë në Institucionin e Prokurorit të Shtetit.

“Pjesëmarrësit vlerësuan lartë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe theksuan se angazhimi i ekspertëve britanikë përfaqëson një mbështetje të rëndësishme në procesin e modernizimit dhe reformimit të sistemit prokurorial. Prokuroritë Themelore në Prizren dhe Gjakovë mbeten të përkushtuara në zbatimin e plotë të politikave të avancuara të sigurimit të cilësisë dhe në vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e sundimit të ligjit” – thuhet në njoftim.

Murati: Janë alokuar 2.7 milionë euro për Komunën e Prishtinës

0

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se janë alokuar 2.7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik, sipas vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetjake.

Murati ka thënë se këto mjete janë proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove të projekteve kapitale.

“Sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot. Vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetjake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e MAPL-së”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka shtuar se të martën Departamenti i Buxhetit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët financiarë të Komunës së Prishtinës për të siguruar procedum sa më të shpejtë.

Ai e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për dezinformata.

“Prandaj është për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e Komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen. Gjithsesi, uroj që komuna të ketë vlerësuar saktë obligimet financiare në kategorinë mallra dhe shërbime, kur ka vendosur të ndajë vetëm 2.7 milionë euro, dhe tash të shlyejë të gjitha borxhet që ka ndaj operatorëve të transportit publik, e me këtë të marrë fund edhe farsa për gjoja bllokadën e pretenduar”, ka shtuar ai.

Sveçla: Po mbyllim rrugët e kontrabandës në veri, po hapim shtigje të sigurisë

0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit.

“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njëjtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit,” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai shtoi se këto veprime synojnë forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.

“Për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë,” theksoi ministri në detyrë.

Sipas tij, puna e institucioneve të rendit do të vazhdojë me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë.

Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023 t’i sjellë para drejtësisë.

Rutte ka thënë se për këtë ka folu me presidentin serb, Vuçiq, i cili siç tha Rutte i ka thënë se do të punojë në këtë drejtim.

“Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë Rutte kur është pyetur nga gazetari i Tëvë1, Venhar Isufi, para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të ndihmojë në këtë proces.

Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.

Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.

Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.

Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë.

Partitë kanë edhe pesë ditë afat për t’i dërguar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ

0

Partitë politike do të kenë afat deri më 7 dhjetor për t’i dërguar listat e kandidatëve në KQZ.

KQZ-ja ka njoftuar se aplikimi bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort