Home Blog Page 28

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe: Zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike

0

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka kritikuar refuzimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e Listës Serbe.

Në një postim në rrjetin social “Bluesky”, ai ka shkruar se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrimet politike që bëhen nga akterët politikë.

“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.

Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në të dyja rastet e mëhershme PZAP-ja e kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Mungesa e ngrohjes, nesër dhe pasnesër në shkollën “Naim Frashëri” të Vlashnjes nuk mbahet mësim

0

Kryetar i Këshillit të Shkollës “ Naim Frashëri” në Vlashnje, Kurtish Hoxhaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me sistemin e ngrohjen në objektin e kësaj shkolle, nesër nuk do të mbahet procesi mësimor.

“ Njoftim me rëndësi

Të nderuar prindër, nxënës dhe staf i Sh.F.M.U. “Naim Frashëri” në Vlashnje, ju njoftojmë se mësimi nuk do të mbahet më datë 03 dhe 04. 12.2025. Arsyetim: Shkolla jonë ka dy vite që ballafaqohet me probleme të ngrohjes dhe deri më sot ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje edhe përkundër disa përpjekjeve. Institucionet përgjegjëse janë të njoftuara me kohë dhe atë në vazhdimësi për gjendjen e ngrohjes në shkollën tonë.

Prandaj, këshilli drejtues i shkollës në mbledhjen e mbajtur më dt. 02.12.2025 dhe pas inspektimit të gjendjes në shkollë më dt. 03.12.2025 e sheh të arsyeshme që nuk janë kushtet për mbajtjen e procesit mësimorë në objektin e shkollës. Me këtë rast mësimi nuk do të zhvillohet për dt. 04 dhe 05.12.2025 (e Enjte dhe e Premte). Procesi mësimor do të filloj më dt. 08.12.2025 (e Hënë) nëse bëhet rregullimi i ngrohjes. Për më shumë do të ju njoftojmë ditët në vijim. Me resepekt: Mr. Kurtish Hoxhaj Kryetar i Këshillit të Shkollës”, ka shkruar ai.

Dogana në Vërmicë ndalon mallra të të padeklaruara, lloji tekstil

0

Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm.

SHBA: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se përpjekjet e saj për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë me vizion afatshkurtër dhe përçarës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada ka thënë se veprimet e tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës por edhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë me vizion afatshkurtër dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagim.

Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet Federica Mogherini

0

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar më 2 dhjetor në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshin Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjin e Europës, u la e lirë gjatë natës, rreth orës 01:00. Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, si La Repubblica dhe Corriere della Sera.

Po ashtu, janë liruar edhe dy të arrestuarit e tjerë: Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit.

Sipas policisë gjyqësore federale belge, pas marrjes në pyetje, të tre personat u informuan zyrtarisht për akuzat ndaj tyre, të cilat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u lanë të lirë pasi nuk konsiderohen rrezik për t’u arratisur.

Hetimi lidhet me pozicionin aktual të Mogherinit si rektore e Kolegjit të Europës. Dyshohet se Shërbimi i Jashtëm i BE-së, që ushtron funksionet diplomatike të Unionit, në vitin 2022 zgjodhi përmes një tenderi të dyshimtë Kolegjin e Europës për të organizuar Akademinë Diplomatike të BE-së, një program pilot 9-mujor për trajnimin e diplomatëve të rinj.

Pak para hapjes së tenderit, Kolegji i Europës kishte blerë një ndërtesë në Bruges për 3.2 milionë euro, në një periudhë të vështirë financiare për Komisionin Europian, prej të cilit përfiton shumicën e fondeve. Kjo ndërtesë ishte parashikuar të shërbente për akomodimin e studentëve pjesëmarrës dhe tenderin me vlerë 654 mijë euro kolegji e fitoi pas kësaj blerjeje, transmeton Klankosova.tv.

Këto janë 22 subjektet politike që u certifikuan dje nga KQZ-ja

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti dje mbledhjen e 87-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 22 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë periudhës 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:

Partitë politike:

  1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
  2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
  3. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
  4. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
  5. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
  6. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
  7. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
  8. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
  9. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
  10. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
  11. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;
  12. Kosovaki Nevi Romani Partia;
  13. FJALA;
  14. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
  15. KOSOVSKI SAVEZ;
  16. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).

Koalicionet:

  1. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
  2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
  3. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

Iniciativat qytetare:

  1. PSA; dhe
  2. Iniciativa Qytetare për Kosovë.

Kandidat i pavarur:

  1. NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00.

Ndërkaq, rekomandimi për certifikimin e partisë politike Srpska Lista, nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar.

Vranësira e reshje shiu sot

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të luhaten mes 1 dhe 3°C, ndërsa gjatë ditës parashikohen 6 deri në 9°C.

Vende-vende do të shfaqen riga shiu, të cilat mund të rikthehen herë pas here gjatë ditës.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.

Trump shpërndan artikullin ku Osmani ia jep atij meritat për ndaljen e konfliktit Serbi-Kosovë

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë tërë mandatit të tij të dytë ka folur për ndaljen e konflikteve dhe luftërave nëpër botë.

Ai ka thënë se ka ndalur gjithsej 8 luftëra në muajt e tij të parë në krye të qeverisë amerikane.

Në mesin e këtyre konflikteve, Trump ka thënë të ketë ndalur edhe atë të Serbisë në Kosovë.

Deklarata e tij e parë e bërë mbi këtë çështje ishte bërë më 27 qershor, dhe ishte kthyer në temë të gjerë diskutimi në vend, pasi deri në deklarimin e tij nuk kishte pasur ndonjë informacion se mund të ketë pasur tentime nga pala serbe që të niste një luftë apo konflikt të armatosur në Kosovë, sidomos për periudhën që ai fliste, raporton Klankosova.tv.

Por, këtë pretendim e kishte mbështetur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë një ligjërate në Uashington në muajin korrik të këtij viti, ajo tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, pati thënë presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

E deklarimin e Osmanit, të cituar nga “Washington Post”, e ka shpërndarë pikërisht i presidenti më i pushtetshëm në botë, Trump, në profilin e tij në rrjetin social “Truth Social”.

“Për më tepër, Trump pohon se ai parandaloi një luftë midis Serbisë dhe Kosovës (presidentja e Kosovës mbështeti pretendimin e Trumpit, duke thënë se Serbia po planifikonte të sulmonte Kosovën në maj përpara se Trumpi të ndërhynte)”, shkruan WP.

Vetëvendosje shpall zgjedhje të brendshme për listën e deputetëve

0

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Përmes një njoftimi, ky subjekt politik ju ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj të interesuar për të kandiduar për deputet, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentet shoqëruese.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 02.12.2025 deri me datë 04.12.2025. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore Ad-Hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

OSBE-ja dënon moscertifikimin nga KQZ të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të parapara të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Përmes një deklarate, OSBE ka shprehur zhgënjim të fortë dhe shqetësim të thellë për “vendimin e disa përfaqësuesve të partive politike brenda Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të refuzuar ose abstenuar nga miratimi i kërkesës për akreditim të Listës Serbe për përfshirje në zgjedhjet e 28 dhjetorit”.

OSBE-ja ka dënuar veprimet që cenojnë të drejtën e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhje. Veprime të tilla, thuhet më tej në deklaratë, përfaqësojnë një largim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht.

“Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ, i reflektuar në sjelljen e votimit që shfaqet i nxitur nga interesat partiake sesa nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike. Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve” – thuhet në deklaratë.

Këto veprime, sipas OSBE-së, rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të përforcojnë perceptimet se vendimet janë të motivuara politikisht dhe jo të orientuara nga drejtësia, gjithëpërfshirja dhe transparenca.

“Misioni i OSBE-së i kërkon KQZ-së dhe të gjithë aktorëve politikë të mbajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe standardet demokratike, duke garantuar që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen plotësisht për të krijuar praktikën më të mirë ndërkombëtare”- thuhet në deklaratën e OSBE-së.

KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 gjatë një mbledhjeje të mbajtur të martën, më 02.12.2025.

Më 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime KQZ ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort