Home Blog Page 26

Murati: Për pesë vjet, familjet kosovare kanë kursyer mbi 2 miliardë euro

0

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhëna nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sipas të cilave depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka kanë arritur nivel rekord.

Murati ka bërë të ditur se në fund të muajit tetor, shuma e kursimeve ka kapur vlerën 4.69 miliardë euro, duke theksuar se kjo shifër përbën rritje të ndjeshme gjatë pesë vjetëve të fundit.

Sipas tij, krahasuar me tetorin e pesë vjetëve më parë, kur depozitat ishin 2.57 miliardë euro, familjet kosovare kanë kursyer dhe depozituar 2.12 miliardë euro më shumë, apo 82.5% rritje gjatë qeverisjes Kurti.

Ministri ka bërë edhe një krahasim me periudhën pesëvjeçare para ardhjes së Qeverisë Kurti, kur rritja ishte dukshëm më e ulët.

“Sa për krahasim, në periudhën 5-vjeçare para Qeverisë Kurti, depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, apo 40.8%”, ka shkruar Murati në Facebook, duke shtuar se rritja aktuale është mbi dyfish më e shpejtë.

Murati e cilësoi këtë si shembull të qartë të përmirësimit të gjendjes financiare të qytetarëve dhe rrëzim të propagandës politike.

BE-ja dënon sulmin e Kurteshit ndaj gazetarëve

0

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur keqardhje, për siç ka thënë, sulmin dhe gjuhen e përdorur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi drejtuar mediave.

Në një postim në “X” ka bërë thirrje që praktikat e tilla të ndalen.

“Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, thuhet në reagim.

Anëtari i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, të mërkurën ka publikuar një shkrim në Facebook ku i ka fajësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe disa media duke i quajtur “aleancë të grupeve kriminale”. Derisa i ka përmendur disa media në Kosovë, Kurteshi i ka quajtur edhe “vrasës me pagesë”.

Reagimi i Kurteshit erdhi disa ditë pas sjelljes së tij në KQZ ndaj gazetarëve që ishin të pranishëm duke u kërkuar disa herë me tone të larta që të largoheshin në këndin e mediave.

“Një qenie a grup qeniesh që shpif e gënjen hapur, që lutjen e qartë e të zëshme në gjuhën shqipe, për ndalimin e mësymjes fizike të të ashtuquajturve gazetarë, kamerambajtës në hapësirën e caktuar për mbledhje të KQZ, ose është idiot në kuptimin e plotë të fjalës, ose-ose, mendje e çakorduar kriminale prej vrasësi me pagesë, kur e quan „cenim fizik të gazetarëve“ dhe „pengim fizik të gazetarëve“, dhe si sjellje“recidivist në sulmet ndaj gazetarëve“. Pikërisht ky reagim, dëshmon pa dyshim për veprime të motivuara e të dirigjuara të „gazetarë/eve“ e „kameramanëve“ të shashtrisur prej kërcënimeve, shantazheve, yshtjeve, keqtrajtimeve nga bosat dhe bosat e bosave të tyre, që janë dëshmuar si vrasës me pagesë të dinjitetit të njeriut”, ka shkruar Kurteshi të mërkurën në Facebook.

Ndaj gjuhës së Kurteshit ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve. Sekretari i përgjithshëm i saj, Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë që të marrë masa. Gutierrez i ka kërkuar Albin Kurtit që ta ndalojë një gjuhë të tillë nga partia e tij, teksa ka theksuar se është përgjegjësi e tij “t’i japë fund praktikave të tilla mafioze”.

Edhe OSBE-ja e ka quajtur të papranueshme gjuhën e Kurteshit, duke theksuar se përfaqësuesit politikë duhet të mbajnë standarde të larta të profesionalizmit dhe respektit.  

Në Malishevë dy persona të armatosur grabisin 800 euro dhe marrin DVR-në e kamerave

0

Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 03.12.2025, në Malishevë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 02:40.

Sipas raportit policor, “dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 euro para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit, i cili po trajtohet si grabitje.

Ndahen 2 milionë euro për rrugën Tetovë – Prizren

0

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro.

Zekolli theksoi se kjo rrugë është me rëndësi të madhe nga aspekti ekonomik por edhe në aspektin e turizmit.

“Rruga Tetovë – Prizren është shumë i rëndësishëm nga aspekti ekonomik. Kemi bërë shumë takime, Kosova është më përpara me hapa, në fillim të mandatit tim kemi hasur në një memorandum bashkëpunimi mes dy qeverive, por që nuk kishte lëvizur asnjë hap përbrenda memorandumit. Kemi arritur ta kalojmë fazën e detyrës projektuese. Për këtë projekt 2 milionë euro janë të ndara në buxhetin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” për hapjen e tenderit për projektin kryesorë”, deklaroi Kaltrina Zekolli – zëvendësministre e Transportit.

Zekolli poashtu përmendi edhe projektin tjetër infrastrukturor, Korridorin 8.

Ajo tha se Korridori 8 duhet të përfundojë në vitin 2029.

Mes tjerash Zekolli tha se projekti i kalon 1 miliard euro, duke shtuar se 600 milionë euro janë shfrytëzuar në pjesën Kërçovë-Ohër.

Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente

0

Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, tha se koordinimi ndërinstitucional dhe reagimi i shpejtë shpëtojnë jetë, minimizojnë dëme dhe parandalojnë kriza humanitare.

Për këtë arsye, nënvizoi Sveçla, vendi ynë është e përkushtuar ta avancojë arkitekturën e saj të emergjencave civile, duke investuar në kapacitete logjistike, teknologji moderne, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ai shtoi se në këtë rrugëtim roli i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, IHMK-së, Agjencisë së Pyjeve dhe institucioneve të tjera relevante është thelbësor.

“Si qeveri jemi të përkushtuar të forcojmë koordinimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, sepse reagimi efektiv ndaj fatkeqësive fillon nga komuniteti, nga qytetarët, të cilët duhet të jenë të informuar dhe të përgatitur mbi reagimin në situata emergjente. Kjo qesasje integruar forcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shtrin mbështetjen nga njohja e rrezikut deri te gatishmëria e plotë operative funksionale”, tha ai sot një punëtori të përbashkët ndër-institucionale të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kushtuar aktiviteteve të Instrumentit të Financimit të Ndihmës Teknike për Parandalimin dhe Gatishmërinë ndaj Fatkeqësive (TAFF 1 dhe TAFF 2), me synim forcimin e kapaciteteve të Kosovës në parandalim, gatishmëri dhe reagim ndaj fatkeqësive.

Ai foli edhe për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, ku sipas Sveçlës, përballë këtyre sfidave është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Sveçla shprehu mirënjohje për Komisioni Evropian dhe me ndihmën e Bankës Botërore dhe Fondit Global për Reduktimin dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR), për mbështetjen e vazhdueshme e të çmuar përmes projekteve TAF1 dhe TAF2.

Këmbësori goditet nga vetura në Prizren, dërgohet në QKUK

0

Një këmbësor është goditur nga një veturë të mërkurën në Prizren, duke pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për trajtim në QKUK.

Sipas Policisë së Kosovës, shoferi i automjetit dyshohet se e ka goditur këmbësorin si pasojë e pakujdesisë gjatë ngasjes.

Policia ka arrestuar shoferin, ndërsa me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje deri në kompletimin e procedurave hetimore.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot në disa vende nga rajoni i Prizrenit

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 04.12.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa vende nga rajoni i Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.


Prizren

1.Nga NS 35/10[kV]  Dragash do të ndërprehet:

Dalja  10kV J07 Rapqa (kodi: 30036009)  nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Rapqa e Ulët, Rapqa e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krsteci ult, Krsteci i Nalt, Rrenci, Ferma  TS- Berham Jonuzi, TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë, TS Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja: Montimi i ndarësit linjor në fshatin Brezne.

2.NS 110/10[kV] Prizreni 3

Nga Dalja 10kV Zhupa  –  Stabilimentin Shpërndarës Fruti  do të ndërprehen këta TS-a nga ora 09:00 deri 14:00.

1.NS 10/0.4kV Dili Kadrija (kodi: 31000026013)

2.NS 10/0.4kV Restoran-“Paradiso (kod: 31000026014)

3.NS 10/0.4kV Komuniteti Mushnikove (kod: 31000026016)

4.NS 10/0.4kV Stajkovci (kodi: 31000026017)

5.NS 10/0.4kV Procredit bank (kodi: 31000026018)

6.NS 10/0.4kV Sredska I (kodi: 31000026019)

7.NS 10/0.4kV Sredska II (kodi: 31000026020)

8.NS 10/0.4kV Bogoshevci (kodi: 31000026021)

9.NS 10/0.4kV Drajqiqi (kodi: 31000026022)

10.NS 10/0.4kV privat styropor (kodi: 31000026031)

11.NS 10/0.4kV Mushnikova I (kodi: 31000026032)

12.NS 10/0.4kV Mushnikova II (kodi: 31000026033)

13.NS 10/0.4kV Gornosella II (kodi: 31000026035)

14.NS 10/0.4kV Prevalla (kodi: 31000026036)

15.NS 10/0.4kV Sedi Tursi (kodi: 31000026038)

16.NS 10/0.4kV Valon Rugova(Shtepija e bardh) (kodi: 31000026039)

17.NS 10/0.4kV Lubinje e Poshtme III (kodi: 31000026040)

18.NS 10/0.4kV Jahir Hasani-Sharri (kodi: 31000026041)

19.NS 10/0.4kV Vala-Llokvicë (kodi: 31000026042)

20.NS 10/0.4kV Agro Red Gold (kodi: 31000026043)

21.NS 10/0.4kV Valon Halim Gashi (kodi: 31000026044)

22.NS 10/0.4kV “Eurofood”Shpk (kodi: 31000026045)

23.NS 10/0.4kV Shari”shpk (kodi: 31000026046)

24.NS 10/0.4kV FILM PLAST”shpk (kodi: 31000026047)

25.NS 10/0.4kV Prevalla 2 (kodi: 31000026048)

26.NS 10/0.4kV Raman Melo Idrizi (kodi: 31000026049)

27.NS 10/0.4kV Villa Park Shpk (kodi: 31000026050)

Vendet: Mushnikovë, Gornjasellë, Stajkoc, Sredskë, Drajçiq, Prevallë, Reçan, Lubinjë e Poshtme, Llokvicë dhe Pllanjan,

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – Vendosja e ndarësit linjor ne segmentin e Drajqiqit.

Në Prizren sot mot i vranët dhe me riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi 1-5 m/s.

LDK-ja bëhet bashkë me AKR-në dhe PD-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo marrëveshje parasheh futjen e dy emrave të PD-së dhe tre të AKR-së në listën e LDK-së për deputetë.

Abdixhiku, këtë bashkim e konsideroi të natyrshëm “mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës”.

“Në këto zgjedhje të 28 dhjetorit, LDK ndërton një front të përgjegjësisë. Një aleancë për qeverisje të mirë, për rikthimin e institucioneve, për zbardhjen e transparencës, për ekonominë, për meritat, për qytetarin dhe për Kosovën tonë të përbashkët”.

“Me PD-në dhe AKR-në ndajmë vlerat e orientimit të përhershëm pro-perëndimor; ndajmë bindjen se Kosova meriton një qeveri stabile, të urtë e me vizion; ndajmë qëllimin për ta përshpejtuar rrugën tonë drejt BE-së, NATO-s, OKB-së dhe për ta forcuar partneritetin tonë të përhershëm me ShBA-në”, tha kreu i LDK-së.

Ai potencoi se ky bashkim është pjesë e përpjekjes më të madhe të LDK-së: “të ndërtojmë një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet”.

“Jemi duke u bashkuar. Jemi duke u forcuar. Jemi duke e ndërtuar fitoren. Kosova ka nevojë për përgjegjësi. Kosova ka nevojë për shpresë. Kosova ka nevojë për LDK-në”, përfundoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

Tutje, thuhet se shefja e shtetit ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, në të cilat Kosova tashmë është shembull.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti”, thuhet në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort