Home Blog Page 25

Arrestohet një person në Prizren për falsifikim të dokumentit, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

0

Një person është arrestuar në Prizren për falsifikim të dokumentit, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Policia ka thënë se një apo disa persona të panjohur me dokumente të falsifikuara ia kanë bartur pronën e dikujt një personi të tretë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se me letërnjoftim të falsifikuar të Serbisë ka futur të dhënat e palës ankuese. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se prona e viktimës mashkull kosovar dyshohet se nga person/a të panjohur me anë të dokumenteve të falsifikuara i është bartur personave të tretë pa pëlqimin dhe dijeninë e tij. Gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë me fotografinë e tij, duke futur të dhënat e palës ankuese”, thuhet në raportin e PK-së.

Shi dhe vranësira sot në Prizren

0

Për ditën e sotme parashihet mot me vranësira dhe herë pas here me riga shiu.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik,temperaturat minimale do arrijnë 1-4 °C, ndërsa ato maksimale 8-11 gradë celsius.

Era do fryjë lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

Kryeministri Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare, të organizuara nga Egmont Group dhe mbështetur nga GIZ në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj organizatorëve për ndërmarrjen e iniciativave të tilla dhe mbështetjen në mbajtjen e ngjarjeve me rëndësi si takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare.

“Organizimi i kësaj ngjarje është në përputhje të plotë me programin tonë qeveritar dhe synimet tona për integrim evropian dhe integrim në mekanizmat tjerë ndërkombëtar. Synimi ynë është forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vendor për të mbështetur dhe koordinuar përgjigjen e gjithë akterëve në Kosovë. Po e bëjmë këtë bashkë për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit duke bërë sa më efektive kapacitetet kolektive për ta parandaluar, identifikuar dhe luftuar krimin ekonomik” – theksoi ai.

Ai shtoi se përafrimi i objektivave dhe përpjekjeve të Qeverisë me ato të akterëve tjerë do të ndihmojnë në identifikimin efektiv të kërcënimeve dhe dobësive sistematike, dhe forcimin e përgjigjeve për zvogëlimin e tyre.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, raportet ndërkombëtare qëndrojnë si dëshmi të progresit të Kosovës në këto fusha.

“Raporti për Vendin i Bashkimit Evropian nënvizon se Kosova ka bërë progres në luftën kundër pastrimit të parave, raportet e Transparency International të viteve të fundit theksojnë se Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit, Indeksi Global i Krimit të Organizuar tregon se vendi ynë ka bërë progres të theksuar në luftimin e krimit të organizuar, duke renditur Kosovën në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe njëherit Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në Indeksin Global të Krimit të Organizuar 2025, na vlerëson si shtetin me nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon” – shkruan ZKM.

“Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm, duke forcuar kornizën ligjore dhe institucionale në këtë fushë me qëllim të luftimit të këtyre dukurive, harmonizimit me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe zbatimin efektiv të tyre. Kjo qasje forcon më tej bashkëpunimin, kohezionin dhe koordinimin tonë. Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës, ka performuar mirë dhe ka shënuar rezultate të kënaqshme në identifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të paligjshme financiare. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e saj ndaj NJIF dhe autoritetet tjera në luftimin e këtyre aktiviteteve kriminale”, u shpreh kryeministri, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Ambasadori Hargreaves takon edhe Haradinajn, diskutohet për proceset në të cilat po kalon Kosova

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Johnatan Hargreaves, është pritur në takim edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj tha se në takim u bisedua për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

“Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Prokuroria e Prizrenit zhvilloi ligjërata në shkolla kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore

0

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokuroret/koordinatoret për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha dhe Elfete Purova, kanë realizuar ligjërata vetëdijesuese në shkollën IAAP “Ymer Prizreni” dhe në shkollën SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se këto ligjërata janë mbajtur në kuadër të fushatës vetëdijësuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Sipas njoftimit, nxënësve iu ligjërua rreth konceptit të marrëdhënieve familjare, formave të dhunës në familje, aspektet penale të dhunës në familje, viktimat e ndjeshme, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në luftimin e këtyre veprave penale. Ata u informuan gjithashtu, për ndihmën juridike që mund t’u ofrohet nga Qendra për Ndihmë Juridike, për rolin e mbrojtësve të viktimave, strehimoren etj.

Më tutje, thuhet se nxënësit u njoftuan edhe për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, si dhe veprave tjera penale në kuadër të dhunës në familje.

“Këto ligjërata kishin për qëllim forcimin e kapaciteteve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për të identifikuar dhe raportuar dhunën në familje si dhe dhunën në baza gjinore” – thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren thekson tutje se do të vazhdojë edhe më tej t’i trajtojë me prioritet rastet e dhunës në familje, dhe se do të vazhdojë të mbajë ligjërata të tilla, me qëllim të vetëdijesimit dhe të parandalimit të veprave penale të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Ambasada gjermane: Media është shtylla e katërt e demokracisë

0

Ambasada gjermane në Prishtinë ka riafirmuar rëndësinë thelbësore të mediave në një shoqëri demokratike, përmes një postimi të publikuar në Facebook.

Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, mori pjesë në Konferencën e Transmetuesve të Shërbimeve Publike në Evropën Juglindore, organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung, ku foli për sfidat me të cilat përballen mediat sot.

Sipas ambasadës, mediat e shërbimit publik vazhdojnë të përballen me pengesa institucionale dhe buxhetore që kufizojnë funksionimin e tyre, ndërsa mediat e pavarura vuajnë nga tkurrja e tregjeve dhe ulja e financimeve. Në këtë kontekst, dezinformimi dhe ndikimi i teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, po e ndërlikojnë edhe më shumë peizazhin mediatik.

Ambasadori Rudolph theksoi se forcimi i mediave të shërbimit publik dhe gazetarisë së pavarur është thelbësor që demokracia të zhvillohet dhe të mbetet funksionale.

“Le të punojmë së bashku për të siguruar që media të mbetet një kujdestare e besueshme e së vërtetës”, thuhet në mesazhin e Ambasadës gjermane.

Refuzohen mbi 6 mijë aplikime për votim nga diaspora, gati 49 mijë aprovohen

0

Nga 26 nëntori deri më 4 dhjetor janë pranuar më shumë se 55.600 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar mbi 48.600, ndërkaq janë refuzuar mbi 6.400, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë, në vlerësim e sipër janë rreth 500 aplikime.

KQZ ka thënë se nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, rreth 35,000 prej tyre, për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe më shumë se 1,600 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Ndërkaq, mbi 12,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike.

Çmimet e banesave në Kosovë me rritje të vazhdueshme — 2022 dhe 2024 vitet më të shtrenjta

0

Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) vazhdon të tregojë dinamika të rritjes së tregut të patundshmërive në Kosovë. Të dhënat e përmbledhura për periudhën 2019 – 2025 zbulojnë se çmimet e banesave janë rritur pothuajse çdo vit, ndërsa vitet 2022 dhe 2024 janë vitet ku banesat kanë qenë më të shtrenjta, kanë bërë të ditur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës të enjten.

Sipas statistikave, ndryshimi mesatar vjetor i çmimeve të banesave kulmoi në vitin 2022, me rritje prej 4,5 për qind. Ky vit pasohet nga 2024 me 4,0 për qind dhe 2023 me 3,7 për qind, duke reflektuar kërkesë të lartë dhe zgjerim të qëndrueshëm të tregut të banimit.

Rritje më të moderuara janë regjistruar në vitin 2021 (2,4%) dhe në vitin 2019 (2,1%), ndërsa rënia më e ndjeshme është parë në vitin 2020 me vetëm 0,2 për qind, pasi tregu u ngadalësua për shkak të pandemisë COVID-19.

Edhe analiza sipas tremujorëve tregon luhatje të çmimeve. Rritja më e madhe vjetore është shënuar në tremujorin e parë të vitit 2025, me 7,8 për qind, ndërsa rritje të larta janë regjistruar gjithashtu në tremujorin e tretë të vitit 2022 (6,1%), tremujorin e parë të vitit 2023 (5,5%), tremujorin e katërt të vitit 2024 (5,3%) dhe tremujorin e katërt të vitit 2019 (5,2%).

Rënie të çmimeve janë identifikuar kryesisht gjatë vitit 2020, veçanërisht në tremujorin e katërt (–2,4%) dhe të dytë (–2,0%), periudhë e lidhur me pasigurinë ekonomike dhe aktivitet më të ulët të shitjeve në tregun e pronave./KOHA

KQZ-ja përmbyll procesin e zgjedhjeve lokale

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale 2025. KQZ-ja në mbledhjen e së enjtes ka certifikuar edhe rezultatet për Kuvendin Komunal të Istogut – që ishte pengesa e vetme për të përmbyllur të gjithë procesin.

Më 21 nëntor, KQZ-ja kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 kuvendet komunale Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihej rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi ende nuk ishte përmbyllur vendimmarrja lidhur me ankesën e një kandidati për asamble.

Ndërkaq, rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë të komunave janë certifikuar në dy mbledhje të ndryshme. /KP

Kosova drejt përmbylljes me sukses të vitit të parë të udhëheqjes direkte në CEFTA: 11 vendime të miratuara dhe lidership rajonal

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti të mërkurën në takim sekretaren e re të Përgjithshme të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, të zgjedhur këtë vit pas një periudhe dyvjeçare bllokade. Zyra e Kryeministrit njofton se ky takim u zhvillua në mbyllje të “Javës së CEFTA-s”, që u mbajt në Prishtinë, gjatë së cilës thuhet se Kosova po përmbyll një vit të parë të suksesshëm të përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe të udhëheqjes së procesit rajonal të bashkëpunimit tregtar.

“Gjatë takimeve të mbajtura më 1, 2 dhe 3 dhjetor në kuadër të “CEFTA ëeek 2025”, nën kryesimin e Kosovës përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u miratuan katër vendime të rëndësishme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendimeve gjatë këtij viti në 11, një arritje që dëshmon efikasitetin dhe lidershipin e Kosovës në udhëheqjen rajonale si dhe rëndësinë që kushton bashkëpunimit rajonal, integrimit në Bashkimin Evropian dhe thellimin e tregtisë. Vendimet e miratuara shënojnë hapa të rëndësishëm drejt lehtësimit të tregtisë, standardizimit të procedurave, digjitalizimit dhe rritjes së sigurisë ushqimore dhe doganore në rajon” – thuhet në njoftim.

Sipas ZKM-së, kryeministri Kurti vlerësoi se zgjedhja e sekretares së re të Përgjithshme, Pranvera Kastrati, shqiptarja e parë që e drejton CEFTA-n që nga ekzistenca e saj nga viti 2006, është vendim kyç që u realizua pikërisht gjatë presidencës së Kosovës, e që dëshmon aftësinë e vendit tonë për të thyer bllokadat dhe për të ndërtuar konsensus rajonal, theksoi ai.

Në njoftim thuhet se dje, po ashtu, u realizua edhe transferimi i presidencës së CEFTA-s nga Kosova, nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, te Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë.

“Ne i urojmë Shqipërisë suksese gjatë udhëheqjes në vitin 2026 dhe i ofrojmë bashkëpunimin e plotë” – përfundon ZKM.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort