Home Blog Page 24

Profesori amerikan, Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

0

Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Në një analizë të publikuar në Peacefare.net, profesori amerikan Daniel Serwer vlerësoi se, ndonëse rajoni ende nuk është “pikë e nxehtë”, ai shumë lehtë mund të kthehet në të tillë.

Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e stabilitetit, por mungesa e ndryshimit politik demokratik, pasi “stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë”.

Gjatë seancës, dëshmitarët dhe anëtarët e Kongresit amerikan u pajtuan se Serbia mbetet një prej faktorëve më të mëdhenj destabilizues në Ballkan, për shkak të korrupsionit të përhapur, qeverisjes gjithnjë e më autokratike, lidhjeve të ngushta ushtarake e tregtare me Kinën si dhe marrëdhënieve të forta politike e ekonomike me Rusinë.

Serwer shtoi se përpjekjet e viteve të fundit për ta orientuar Serbinë drejt Perëndimit kanë dështuar.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka asnjë interes të frenojë korrupsionin, të distancohet nga Moska dhe Pekini, apo të garantojë më shumë liri mediatike dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.

Duke folur për situatën në Kosovë, Serwer theksoi se vendi ka nevojë për më shumë sovranitet, jo më pak.

Ai paralajmëroi se statusi i paqartë i Kosovës krijon hapësirë për ndikim rus dhe kinez.

“Mbështetja e pakushtëzuar për Kosovën duhet të jetë prioritet, sidomos përballë presionit serb”, deklaron ai./Telegrafi

Të hënën hidhet shorti për renditjen në fletëvotime, partitë mund të tërhiqen nga gara dy ditë para

0

Partitë politike të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë mundësinë të tërhiqen nga garimi dy ditë para tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim.

Kështu ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas planit të KQZ-së, shorti parashikohet të tërhiqet të hënën, më 8 dhjetor. Përveç partive të mëdha që marrin pjesë në garën e 18 dhjetorit, KQZ ka certifikuar edhe disa subjekte të vogla dhe iniciativa që garojnë të vetme.

Mbetet të shihet nëse ato do të garojnë të vetme apo do të tërhiqen për t’iu bashkuar ndonjë subjekti më të madh politik./Sinjali

BE-ja mirëpret dorëzimin e qetë të pushtetit në komunat veriore të Kosovës

0

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur marrjen e detyrës nga kryetarët dhe asamblistët komunalë në 20 komuna të vendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse.

Në një postim në rrjetet sociale, BE-ja ka vlerësuar procesin e dorëzimit të përgjegjësive komunale si të qetë dhe të rregullt, duke përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset zgjedhore si bazë për stabilitet dhe zhvillim në vend.

Të premten, në katër komunat në veri të vendit u betuan kryetarët e rinj serbë. Ceremonia e betimit të tyre u mbajt në prani të simboleve shtetërore të Kosovës.

Në krye të Mitrovicës u vendos Milan Radojeviq, në Zveçan Dragisha Miloviq, në Zubin-Potok Milosh Peroviq e Zoran Todiqi në Leposaviq. Ata i përkasin Listës Serbe.

Ambasadori gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike dhe shoqërore

0

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka realizuar vizitën e tij të parë në Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile, kulturës dhe shtypit.

“Duke filluar me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, Rainer Rudolph mësoi rreth sfidave politike dhe shoqërore me të cilat përballet komuniteti” – njofton Ambasada e Gjermanisë.

Gjatë vizitës, ambasadori është njohur edhe me skenën kulturore të qytetit, duke vizituar Qendrën Acquarius dhe Shkollën Rock të Mitrovicës.

“Ne e mbështesim Kosovën si një shtet shumëetnik dhe mezi presim të vazhdojmë bisedën” – thekson Ambasada.

“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

0

Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me prodhimin e parë të planifikuar për fundin e vitit 2026.

Ekspertët amerikanë e shohin këtë si një hap të duhur për forcimin e sigurisë. Por, paralelisht, ngrihen edhe pyetje mbi kapacitetet reale të Kosovës, sfidat teknike dhe implikimet rajonale që mund t’i sjellë kjo nismë.

Koloneli në pension i Ushtrisë amerikane, Ray Wojck ka thënë se një nga gjërat pozitive për Kosovën falë pranisë shumëvjeçare të misionit të NATO-s, KFOR është marrëdhënia e ngushtë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me aleatët.

“Kosova e ka diskutuar këtë nismë veçanërisht me ShBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy nga aleatët e saj më të afërt të cilët janë shumë mbështetës për të”, ka thënë ai.

Ndërsa, Argyro Kartsonaki nga Instituti për kërkime të paqes dhe politikat e sigurisë pajtohet se është logjike që një shtet i vogël të përpiqet të forcoj sigurinë e vet, por paralajmëron se këto veprime mund të përceptohen si kërcënim nga fqinjët.

“Kjo nuk do t’i ndryshoj dinamikat e sigurisë në Ballkan. Ajo që mund të bëj është që t’i ushqejë narrativat, t’i jap dhe një element propagandës dhe diskurseve populiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ajo. /REL/

Gjykimi për pengim në administrim të drejtësisë ndaj Thaçit nis më 24 shkurt

0

24 shkurti i viti që vjen është caktuar si datë për fillimin e gjykimit ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se vendimi është marrë të enjten nga gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnel .

Të akuzuar tjerë në këtë rast janë Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars.

Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i 2020-ës, për krime lufte dhe pengim të administratës së drejtësisë.

Ndërkohë, të tjerët, si Smakaj, Kilaj dhe Fazliu, janë arrestuar në Kosovë dhe transferuar në Hagë në dhjetor të vitit 2024./KOHA

Gjykata refuzon rikthimin e Besim Kelmendit si u.d. i kryeprokurorit, ky i fundit paralajmëron ankesë

0

Avokati i ish-ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit Besim Kelmendi, Flakron Sylejmani, ka thënë së ata do të ankohen ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u refuzua padia e Kelmendin, ku ai kërkonte masë të përkohshme të sigurisë dhe pezullim të vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilin ai ishte shkarkuar nga pozita.

“Si përfaqësues ligjor i z. Besim Kelmendi, dëshiroj të njoftoj opinionin publik se, pas pranimit të Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së sigurisë, ne do të paraqesim ankesë në Gjykatën e Apelit, në pajtim me dispozitat procedurale dhe afatet ligjore në fuqi”, ka thënë Sylejmani.

Ai ka thënë se me këtë vendim nuk është vlerësuar ligjshmëria e vendimit për shkarkimin e Kelmendit.

“Procedura meritore mbetet e hapur dhe në shqyrtim”, është shprehur Sylejmani.

Ai ka theksuar se vlerësim i tyre juridik është se arsyetimi i dhënë nga gjykata nuk pasqyron në mënyrë të plotë standardet e nenit 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative, siç është shprehur, “sidomos në pjesën që lidhet me rrezikun e dëmit të pakthyeshëm dhe peshën institucionale të funksionit që ushtronte pala jonë.

“Këta elementë janë vendimtarë në këtë fazë dhe kërkojnë trajtim të posaçëm dhe substancial. Pozita e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit është funksion me rëndësi të veçantë institucionale dhe ndërprerja e ushtrimit të kësaj pozite, para një vendimi meritor, krijon pasoja që nuk mund të rikuperohen me mjete të mëvonshme juridike, madje edhe në rast të aprovimit të padisë. Për këto situata ligji parasheh masën e sigurisë si mjet mbrojtës për të garantuar stabilitet dhe integritet institucional deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, është shprehur Sylejmani.

Ai ka thënë se ankesa do të paraqitet brenda afatit ligjor dhe do të përmbajë argumentet e tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Kelmendit për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë dhe për pezullimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilin ai ishte shkarkuar nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Vendimi është marrë më 4 dhjetor nga gjyqtarja Valbona Gjonbalaj, pasi Gjykata konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së përkohshme, të parapara në nenet 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative.

Përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Flakron Sylejmani, Besim Kelmendi kishte paraqitur padi ndaj KPK-së, duke kërkuar anulimin e vendimit të KPK-së, dhe njëkohësisht kishte kërkuar: Pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, si masë të përkohshme sigurie dhe rikthimin e tij në detyrën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, deri në vendosjen meritor dhe përfundimtare të gjykatës.

Kryesuesi i KPK-së Ardian Hajdaraj, zëvendëskryesuesja Jehona Grantolli, si dhe anëtarët Jetish Maloku, Ariana Shakovci dhe Milot Krasniqi, e shkarkuan Besim Kelmendin në mbledhjen e 20 nëntorit dhe e zëvendësuan atë me Agron Qalajn. Pesë anëtarë të tjerë, përfshirë Kelmendin, atë ditë u larguan nga mbledhja. Vetë Kelmendi ka paditur KPK-në duke kërkuar anulimin e vendimit. Ndërkaq në mbledhjen e radhës, e cila u mbajt të hënën, Qalaj qëndroi në sallë duke e mundësuar praninë e shumicës në KPK.

Në mbledhjen e 1 dhjetorit u refuzua raporti zgjedhor për zgjedhjen e prokurores Elza Bajrami-Kastratin si anëtare e re e KPK-së. Rezultatet zgjedhore të 1 nëntorit e kanë nxjerrë fituese Elza Bajramin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që fitoi ndaj kundërkandidates Merita Kurtishi-Gakës, së cilës i është rrëzuar ankesa për parregullsi në KPK, meqë pesë vota ishin për dhe pesë kundër.

Në prag të shkarkimit të tij, Besim Kelmendi pati deklaruar se esenca e këtij veprimi është të ndryshohet balanca e votave në Këshill, meqë në janar hyn në fuqi Ligji i ri për Këshillin Prokurorial që redukton numrin e anëtarëve. Këtë e ka mohuar si kryesuesi Hajdaraj, ashtu edhe kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj për të cilin Kelmendi tha se do që me çdo kusht të bëhet u.d. kryeprokuror./KOHA

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Syla: Mos kaloni kah Serbia, sidomos ushtarët e UÇK-së – s’ka kush iu del zot

0

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, sidomos ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mos kalojnë kah Serbia, por të zgjedhin rrugë alternative.

Sipas tij, Serbia është po e njëjta, dhe lufta speciale ndaj popullit të Kosovës nuk është ndalur.

“Serbia, edhe pas luftës që e kemi pasur, asnjëherë nuk e ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë, prandaj kjo Serbi është e njëjta. Në atë kohë Serbinë e ka udhëhequr Millosheviqi, tani një ish-ministër i tij, pra zotëri Vuçiqi. Nuk presim të ketë ndryshime, ose me na respektu më shumë, sepse e kemi parasysh sa po i respekton qytetarët e vet atje. Ne bëjmë thirrje, edhe pse kemi bërë shpesh thirrje, por vazhdojmë të bëjmë thirrje, mos provoni të kaloni andej, sidomos ushtarëve të UÇK-së, sepse nuk ka kush të iu dalë zot, nuk ka kush të iu bie pas, prandaj zgjidhni alternativa tjera, e jo nga Serbia, sepse ajo është e njëjta”, u shpreh ai.

Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

0

Të premten, në katër komunat në veri të vendit u betuan kryetarët e rinj serbë. Ceremonia e betimit të tyre u mbajt në prani të simboleve shtetërore të Kosovës.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se gjithçka është zhvilluar në rregull dhe në përputhje me dispozitat nga Kushtetuta e Kosovës në konstituimet e kuvendeve komunale, përfshirë ato në veri.

Ai u ka uruar mandat të suksesshëm kryetarëve të rinj të komunave.

“Jemi në fazën e konstituimit të Kuvendeve Komunale në mbarë Republikën e Kosovës. Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan. Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në krye të Mitrovicës u vendos Milan Radojeviq, në Zveçan Dragisha Miloviq, në Zubin-Potok Milosh Peroviq e Zoran Todiqi në Leposaviq. Ata i përkasin Listës Serbe. Nga viti 2023, Zubin-Potokun e udhëhiqte Izmir, Erden Atiq ishte në Mitrovicë të Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq e Ilir Peci në Zveçan. Kryetarët shqiptarë i morën detyrat në maj të 2023-tës përmes zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të kryetarëve serbë.

Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

0

Gjatë ditës së sotme është bërë betimi i kryetarëve të rinjë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, bashkë me asamblistët e këtyre komunave.

E lidhur me këtë ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Haxhiut, veriu nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht.

“Një normalitet dikur shumë i nevojshëm, i arritur sot në Mitrovicën e Veriut. Nga një vend i bombave, përplasjeve e sulmeve nga grupet kriminale, është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht. Mbledhjet e Kuvendit Komunal po zhvillohen me normalitet të plotë, ashtu siç e kërkon rendi, jo vetëm njerëzor, por edhe kushtetues” – shkruan Haxhiu.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort