Home Blog Page 23

Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e dhjetorit, aprovohen rreth 72 mijë aplikime

0

Është përmbyllur periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), gjatë periudhës 26 nëntor – 6 dhjetor, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar mbi 84,700 aplikime për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar rreth 71,900.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi.

“Numri i aplikimeve të refuzuara është rreth 6,700, ndërsa janë ende në vlerësim rreth 5,900 aplikime,” tha Elezi.

Nga aplikuesit e aprovuar, pjesa më e madhe kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.

Mbi 51,000 votues do t’i dërgojnë paketat me fletëvotim në kutitë postare jashtë Kosovës, ndërsa rreth 2,500 të tjerë do t’i dorëzojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkohë, rreth 18,000 shtetas kanë zgjedhur të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Elezi theksoi se procesi i regjistrimit ka shkuar pa probleme.

KQZ paralajmëron se të gjithë votuesit jashtë Kosovës duhet të jenë të informuar për mënyrën e votimit dhe datat përkatëse të dorëzimit të fletëvotimeve, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet e 28 dhjetorit. /Telegrafi

Tre të mitur raportohen të zhdukur brenda një dite në Kosovë – njëri prej tyre nga Prizreni

0

Tre fëmijë të mitur janë raportuar të zhdukur në Kosovë në 24 orët e fundit. Në njërin rast, një grua është ankuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia nga data 21.11.2025 dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është regjistruar në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren.

Policia bënë të ditur se ky rast është duke u hetuar.Edhe një grua tjetër në Vushtrri ka raportuar se djali i saj j mitur është zhdukur.Sipas Policisë, gruaja ka deklaruar se nuk di asgjë për djalin e saj prej datës 04.12.2025 kur ka dalë nga shtëpia.

Në fshatin Kollë të Vushtrrisë po ashtu, një burrë ka raportuar në Polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur nga data 05.12.2025.

Të dy rastet Policia njofton se janë duke u hetuar./kallxo.com/

Dëmtohet varri i Astrit Deharit

0

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari.

Në një reagim në Facebook, LVV-ja falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe bëri të ditur se po presin hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij incidenti.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në njoftim.

Astrit Dehari vdiq në vitin 2015 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej nën dyshimet për terrorizëm, për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin.

LVV-ja ka këmbëngulur vazhdimisht që bëhet fjalë për vrasje.

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

0

Një i mitur është raportuar i zhdukur nga nëna e tij në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor në rrugën “Xhavit Bajraktari” të këtij qyteti.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Policia është duke e hetuar rastin në fjalë.

Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu Dabi

0

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak të mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ceremonia e trajnimit ushtarak organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School”, e që zgjati dy muaj u mbajt të premten.

Lidhur me këtë arritje të Kosovës ka shkruar edhe ambasadori i vendit tonë në Abu Dabi, Xhabir Hamiti.

“Fotoja e Nëntogerës sonë, Lirijona Bajraktari, teksa pranon çmimin e vendit të parë në kursin dymujor ushtarak në Abu Dhabi, është shpërndarë gjerësisht në mediat shtetërore dhe rrjetet sociale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Krenarë me ty, Lirijona!”, shkroi ai.

Kosova në këtë aktivitet ndërkombëtar  u përfaqësua nga tre oficere të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa Shkolla Ushtarake “Khaëla Military School” vepron nën patronazhin e Sheikha Fatima bint Mubarak.

11 milionë euro për Stadiumin e ri të Suharekës: Qeveria mbështet ndërtimin e infrastrukturës moderne sportive

0

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për ndërtimin e Stadiumit të ri të Suharekës janë ndarë 11 milionë euro, një investim që synon të krijojë kushte moderne për klubin kampion KF “Ballkani” dhe tifozët e tij.

Stadiumi pritet të ketë mbi 6,500 ulëse, duke ofruar hapësirë për tifozë nga e gjithë Kosova dhe rajoni. Kurti theksoi se Ballkani, i cili ka përfaqësuar me sukses vendin në arenën ndërkombëtare, më në fund po merr infrastrukturën që e meriton.

Ndërkohë që punimet për stadiumin po vazhdojnë, fusha ndihmëse tashmë është përfunduar dhe është gati për përdorim. Ky investim është pjesë e planeve të Qeverisë për modernizimin e infrastrukturës sportive, të cilat, sipas kryeministrit, mbeten prioritet i qeverisjes aktuale.

GUXO nënshkruan marrëveshje koalicioni me LVV-në, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane

0

Partia GUXO ka njoftuar se të premten, më 05.12.2025, ka nënshkruar Marrëveshjen e Koalicionit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Partinë Aleternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane për zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Kjo marrëveshje vlerësojnë se shënon konsolidimin e një bashkëpunimi politik të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt interesit qytetar.

“Me këtë marrëveshje, ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur ndaj forcimit të shtetit, avancimit të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve që u shërbejnë qytetarëve me integritet, transparencë dhe përgjegjësi.” – thuhet në njoftimin e partisë, më 05.12.2025.

Ata kanë theksuar se Partia GUXO mbetet besnike ndaj misionit të saj për t’i sjellë politikës vlera të reja, profesionalizëm dhe qasje moderne në qeverisje.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale do të mbahen më 28.12.2025.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, edhe sot mund ta verifikoni Qendrën e Votimit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se afati për verifikimin e Qendrës së votimit, rrjedhimisht mundësisë për ta ndërruar qendrën përfundon sot më 6 dhjetor.

Qytetarët e kanë sot afatin e fundit për verifikimin dhe mundësinë e ndërrimit të Qendrës së votimit.

“Deri më tani, 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar Qendrën e tyre të Votimit”, thuhej në njoftimin e KQZ-së.

Verifikimin e Qendrës së votimit mund ta bëni në https://qv.kqz-ks.org/sq/

Verifikimi dhe ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet edhe në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunë.

KQZ bën të ditur se për më shumë informata mund të kontaktoni në WhatsApp/Viber: +383 46 13 00 13 si dhe mund të telefoni në 0800 55 555.

E shtuna sot me vranësira dhe riga shuu

0

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Derisa, pritet të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.

Haradinaj nominohet kandidat për kryeministër me slloganin e fushatës “Krah teje”

0

Ramush Haradinaj është nominuar kandidat për kryeministër nga Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe bartës i listës për zgjedhjet e përgjithshme të datës 28.12.2025Haradinaj vet e ka kumtuar lajmin, ndërsa ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së e ka miratuar edhe listën prej 110 kandidatëve për deputetë, sipas kriterit të gjithpërfshirjes rajonale, profesionale dhe gjinore.E sllogani i AAK-së në këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”.

“Aleanca ka miratuar edhe programin zgjedhor, i cili është i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik. Kombinimi i lidershipit të guximshëm e vizionar, lista gjithpërfshirëse dhe programi i zhvillimit ekonomik, janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet oferta e Aleancës për këto zgjedhje parlamentare.”- ka shkruar Haradinaj në Facebook, më 05.12.2025.Sipas Haradinajt, Aleanca parasheh rritje ekonomike vjetore prej 7 për qind, rritje të GDP-së prej 12 në 14 miliardë euro brenda mandatit, rritje të buxhetit prej 3.3 miliardë eurosh, në 4 miliardë për vitin 2026, për të mbërritur në 6.1 miliardë në vitin e fundit të mandatit katërvjeçar.

“Kjo politikë buxhetore është garanci e stabilitetit financiar, e rritjes së pensioneve dhe pagave, të cilat që në vitin 2026 do të shënojnë rritje prej 31 për qind, shprehur në vlera nominale: pagë mesatare prej 1,100 eurosh dhe pension prej 500 eurosh, varësisht nga kategoritë. Pagat dhe pensionet, në kohë reale, do ta ndjekin trajektoren e ngritjes vjetore sipas indeksit të zhvillimit ekonomik dhe inflacionit.” – ka thënë ai.Kurse, në kategorinë e investimeve kapitale, të cilën Haradinaj e ka konsideruar si shtyllë e shtimit ekonomik, ka thënë se do të rritet mesatarisht prej 61 për qind në vitin e parë, për të mbërritur në 240 për qind në vitin 2029.

“Aleanca në zgjedhje niset “Krah Teje”, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga SHBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të të pandarë. “Krah Teje” për Kosovën tonë të përbashkët. Na priftë e mbara!” – ka theksuar Haradinaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort