Home Blog Page 22

Andin Hoti, kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti, do të jetë kandidat në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Andin Hoti.

“Po, e kam pranuar kandidaturën në LVV” – ka thënë shkurt më Hoti për KALLXO.com më 07.12.2025.

Andin Hoti ka qenë deputet nga radhët e PDK-së.

Ndërsa, më 2021 ishte emëruar kryesues i Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

 

Nisma garon e vetme, bashkimi me PDK-në bëhet në Parlament

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse partia e tij e kalon pragun, e për çka u shpreh i bindur se do të ndodhë në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, atëherë shtoi ai në Parlamentin e Kosovës do të arrijë bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sonte besoj unë dhe secili nga miqtë, shokët, bashkëpunëtorët veteranë, intelektualë, familje dëshmorësh, elektoralë, njerëz të vullnetit të mirë, kanë pritur lajm të mirë, një lajm që do t’i gëzonte zemrat e tyre. E lajmet për bashkim gjithmonë gëzojnë zemra, sepse bashkimi paralajmëron fitore”, ka thënë Limaj në konferencë për media.

“Kemi dashur që në këtë garë të shkojmë bashkë e me i dhanë mundësi ndryshimit. Fatkeqësisht ky bashkim nuk ka ndodhur. Shkaku se pse nuk ka ndodhur bashkimi, tanimë dihet. Ama, kjo është vetëm një fazë. Rruga për bashkim është e fshirë, por ne do të vazhdojmë”.

Fillon me Hamzën, kjo është top 10-shja e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë

0

Partitë kanë kohë deri në mesnatë për t’i dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

Tash kanë dalë emrat e dhjetëshes së parë të kandidatëve për deputetë nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës.

I pari në këtë listë është kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat për kryeministër, pasuar nga emrat tjerë.

Më poshtë disa nga emrat:

  • Bedri Hamza
  • Uran Ismajli
  • Vlora Citaku
  • Enver Hoxhaj
  • Arben Mustafa
  • Besa Kabashi Ramaj
  • Rrahman Rama
  • Eman Rrahmani
  • Sala Jashari
  • Kujtim Gashi

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

KQZ ka njoftuar se sonte në ora ora 23:59 përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave për deputetë.

KQZ-ja miraton zëvendësimin e anëtarëve të KKZ-së në Prizren e Mitrovicë të Veriut

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka votuar për miratimin e rekomandimit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në dy komuna në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme.

Tutje, KQZ-ja miratoi edhe kërkesën e Arianit Elshanit, anëtar nga radhët e PDK-së për heqjen nga rendi i ditës të shqyrtimit dhe miratimit të formulës se Këshillave të Vendvotimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe të ndryshohet pika e tretë e rendit të ditës – shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit, pasi u tha se janë duke pritur një opinion nga këshilltarët ligjorë. Por sipas Elshanit nuk do të ndryshojë shumë nga ai i zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit.

Elshani tha se zëvendësimi dhe emërimi i anëtarëve bëhet në Prizren dhe Mitrovicë e Veriut, teksa ajo për Malishevë rikthehet për rishikim në Sekretariat.

“Këshilli i operacioneve zgjedhore ka shqyrtuar kërkesën për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe gjatë shqyrtimit të këtij rekomandimi të ardhur nga Sekretariati për tri zëvendësime që kanë ardhur edhe nga subjektet politike, jemi pajtuar që për dy komuna të bëhet ky zëvendësim, Prizrenin dhe Mitrovicën e Veriut ndërsa për një komunë të rikthehet në rishikim në Sekretariat me subjektin politik. Pra, bëhet fjalë vetëm për komunën e Prizrenit dhe të Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Elshani.

Gordana Laban, anëtare e KQZ-së nga komuniteti serb, u ankua për mungesë të materialit në lidhje me zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, duke kërkuar sqarime shtesë lidhur me këtë.

Për këtë, Elshani tha se bëhet fjalë për ndryshimin e anëtarit të LDK-së në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren nga i njëjti subjekt, ndërsa në Mitrovicën e Veriut anëtari i AAK-NISMA.

KQZ në mbledhjen e sotme miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit jashtë Kosovës dhe shqyrtoi dokumenti i kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.

Po ashtu u tha se nesër pritet të mbahet një mbledhje tjetër e KQZ-së për të certifikuar kandidatët e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit./KOHA

AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën me kandidatët për deputetë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sa i përket renditjes, kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, ka thënë se “1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti”.

“Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik. Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti. Secili dhe secila në këtë listë e ka vlerën e vet dhe meriton votën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në publikimin e tij në Facebook.

Në dhjetëshen e parë, pas Ramush Haradinajt, janë Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

LDK-ja publikon listën me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën prej 110 kandidatëve me të cilën do të garojë në zgjedhjet e parakohshme nacionale më 28 dhjetor.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se lista është kombinimi i “njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri”.

Në listë nuk gjendet ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

“Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve. Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim – dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën. Le të ecim bashkë.  Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Në dhjetëshen e parë të listës, pas Lumir Abdixhikut janë: Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Abdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Ferid Agani dhe me numrin 10, Ukë Rugova.

Vranësira, mjegull dhe rritje graduale e temperaturave priten gjatë javës së ardhshme

0

Me mot të vranët e vende-vende me riga shiu pritet të fillojë java e ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell, ndërsa erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

Të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion, prandaj pjesëmarrësve në komunikacion ju këshillojmë kujdes të shtuar.

Të hënën moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen rreth 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 5-8 gradë Celsius.

Të martën moti do të ndryshojë. Parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7-10 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën pritet të mbajë mot i njëjtë. Temperaturat minimale do të sillen nga -1 deri 1 gradë Celius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

Të enjten temperaturat do të shënojnë rënie. Minimalet do të sillen nga -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

Edhe të premten do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9 gradë Celsius.

Nisi shorti për renditjen e partive në fletëvotim – Radoniqi u bën thirrje subjekteve për bashkëpunim e respektim të rregullave

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryesuesi Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se numrat në fletëvotim do të jenë nga 111 deri në 134.

“Sot do të tërheqim shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit,” tha Radoniqi, duke sqaruar se ky është një nga hapat kryesorë drejt finalizimit të përgatitjeve zgjedhore.

Ai theksoi se KQZ ka qenë maksimalisht e angazhuar gjatë dy javëve të fundit për të siguruar organizim të rregullt të procesit.

“Prej dy javësh KQZ ka qenë e angazhuar në mënyrë intensive në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve,” u shpreh ai.

Radoniqi bëri të ditur se pas shortit, procesi vazhdon me fazat e ardhshme teknike.

“Pas këtij aktiviteti, KQZ do të vazhdojë me hapat e ardhshëm si miratimin e dizajnit të përmbajtjes së fletëvotimeve dhe përgatitjen për fillimin e procesit të votimit me postë për qytetarët tanë që jetojnë jashtë Kosovës,” tha ai.

Në fund, kryesuesi i KQZ-së u bëri thirrje subjekteve që fushatën ta zhvillojnë me korrektësi.

“Ftoj të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që angazhimin e tyre ta zhvillojnë në frymë të bashkëpunimit, respektit dhe përkushtimit ndaj rregullave dhe ligjeve zgjedhore,” deklaroi Radoniqi. /Telegrafi

Sot hedhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të organizohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit, tërheqja e shortit do të fillojë në ora 14:00.

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë aplikuar 24 subjekte politike. Prej tyre, 3 koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është mbyllur më 30.11.2025 në ora 23:59.

Ndërsa afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike është deri më 07.12.2025.

BE-ja nuk do t’i heqë masat ndaj Kosovës as pas transferimit të pushtetit lokal në komunat veriore

0

KOHA mëson se Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, në takimin e fundit kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Në anën tjetër “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen. Komisioni Evropian, sipas disa diplomatëve evropianë, “po fshihet prapa disa vendeve anëtare dhe po luan lojën dyfishtë”.
Edhe pse tash e një kohë të gjatë nga Bashkimi Evropian kishin paralajmëruar se masat ndaj Kosovës do të hiqen sapo të kryhet “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”, heqja e masave nuk pritet të ndodhë, së paku jo para se të përfundojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kështu mëson KOHA nga disa burime diplomatike në BE. Këto burime përcjellin disponimin mes vendeve anëtare të BE-së, të cilat akoma janë të ndara rreth heqjes së masave, edhe pse shumica e madhe e tyre janë për heqjen e menjëhershme të masave.

KOHA i ka dërguar pyetje BE-së qysh të premten. Menjëherë pas konstituimit të asambleve komunale në Kosovë dhe pas betimit të kryetarëve të komunave, por deri tani nuk kemi marrë përgjigje se a do të hiqen tash masat, ashtu siç ishte paralajmëruar disa herë, pasi është përmbushur edhe kushti më i fundit, ai i “transferimit normal të pushtetit lokal”.

Ndërkohë, në diskutimet në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së javën e shkuar, kur u diskutua për konkluzat që duhet të miratohen në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, kishin dalë në shesh përsëri ndasitë mes vendeve anëtare.

KOHA mëson se Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, në takimin e fundit kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Në anën tjetër “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen. Komisioni Evropian, sipas disa diplomatëve evropian, “po fshehet prapa disa vendeve anëtare dhe po luan lojën dyfishtë”. Përfaqësuesit e Komisionit në këto takime kanë thënë se janë të gatshëm të vijojnë me heqjen e mëtejshme të masave, nëse do të ketë transferim të duhur të pushtetit lokal, por disa diplomatë dyshojnë se Komisioni nuk e ka vullnetin e sinqertë për ta bërë një gjë të tillë.

Franca ka shprehur dyshime nëse palët kanë ndërmarrë hapa të sinqertë për de-eskalim në veri gjatë vitit 2025. Por edhe pse ka përmendur “palët”, fakti është se vetëm Kosova ka pësuar sanksione nga kjo situatë. Serbia nuk ka pasur sanksione, edhe pse vetë BE disa herë është shprehur se largimi i Serbëve nga institucionet e Kosovës në veri ka qenë “shkelja më e rëndë e obligimeve të Serbisë nga marrëveshjet e dialogut”.

Italia, nga ana tjetër, sipas diplomatëve, është shprehur se duhet pritur tash përfundimin e zgjedhjeve të dhjetorit para se të avancohet me heqjen “graduiale” të masave. Vendet të cilat në fakt kundërshtojnë heqjen e masave përmendin se edhe kur të ndodhin ato duhet të hiqen “në mënyrë graduale”.

Për heqjen e masave, sipas burimeve diplomatike, në këto takime janë angazhuar Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Estonia, Luksemburgu, Belgjika, Holanda, Finlanda, Malta, Austria, Irlanda, Polonia dhe Suedia. Disa prej tyre kanë kërkuar që masat të hiqen menjëherë. Disa i kanë quajtur si absurde dhe kanë bërë thirrje që masa të tilla në të ardhmen të evitohen. Gjermania ka thënë se heqja duhet të ndodhë duke marrë parasysh transferimin e pushtetit lokal në veri. Diskutimi ka ndodhur para se të ndodhte betimi i kryetarëve të komunave në veri.

Edhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) është shprehur për heqjen e masave ndaj Kosovës, përderisa një “entuziazëm të tillë” nuk e ndan Komisioni Evropian. Shumë vende të BE-së janë të irrituara me këto masa dhe i shohin ato si një “dëshmi se BE nuk ka pasur qasje të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë”. Koincidencë apo jo, pikërisht vendet që nuk duan heqjen e masave ndaj Kosovës janë angazhuar për hapjen e kapitujve në negociatat e anëtarësimit të BE-së me Serbinë./KOHA

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort