Home Blog Page 20

Pas koncerteve për katër netë me radhë në Prishtinë, Albin Kurti pret në takim këngëtarin Alban Skënderaj

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim këngëtarin e mirënjohur, Alban Skëndëraj përcjell KultPlus.

Ky takim vjen pas koncerteve për katër net me radhë që Skënderaj mbajti në Prishtinë.

Postimi i kryeministrit Kurti:

Në bisedën time të parë të gjatë me Alban Skënderaj, diskutuam për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot. Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pakthyeshëm, të cilit i prin edhe arti e kultura e artistëve tanë të shumtë.

Ndërkohë për katër netë me radhë ai emocionoi shumë dashamirës të muzikës së tij, me performanca mbi dy orëshe në palestrën “1 Tetori” të Prishtinës.

Përgëzime Albanit për koncertet e tij të jashtëzakonshme në Prishtinë. I uroj edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme.

Ulutas e pret në takim Kurtin me dy ministra

0

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Për këtë takim ka njoftuar KFOR’i në faqen zyrtare, ku ka bërë me dije se bashkë me Kurtin kanë qenë edhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci si dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, Ulutas dhe Kurti kanë shkëmbyer mendime mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet KFOR’it dhe institucioneve të Kosovës.

“Gjeneral Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në gjithë Kosovën dhe rajon”, theksohet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Osmani pret në takim presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të hënën në takim presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes dhe në fillim të takimit. Ndërkaq nuk është paraparë as konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Ky është takimi i dytë mes Osmanit dhe Sulyokut. Osmani gjatë muajit qershor të këtij viti është pritur në takim zyrtar nga presidenti hungarez në Budapest.

Policia në Prizren arreston dy të dyshuar, autorë të pesë vjedhjeve

0

Policia e Kosovës njofton se Stacioni Policor në Prizren, përmes Sektorit të Hetimeve, ka shënuar një tjetër sukses kundër veprave penale të vjedhjes.

“Gjatë një pune intensive hetimore, më datë 08.12.2025, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar, meshkuj të moshës së re, të cilët dyshohen për kryerjen e pesë rasteve të vjedhjes në qytetin e Prizrenit. Gjatë intervistimit , të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen e pesë trotineteve në pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për procedurat e mëtejshme ligjore” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës së tyre.

“Ky rast është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të policisë në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale” – thekson policia.

Komandanti i KFOR-it takoi presidentin e Hungarisë, diskutuan situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon

0

Sot, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, në selinë e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë.

Sipas KFOR-it, Sulyok shoqërohej nga zëvendësministri hungarez i Mbrojtjes, Tamás Vargas dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

“Gjeneralmajor Ulutaş dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti hungarezët për kontributet e vazhdueshme dhe afatgjatë në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal” – thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kryeministri Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua mëngjesin e sotëm me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin, i cili shoqërohej nga ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, ata diskutuan së bashku për historinë e letërsinë, dhe aktualitetin gjeopolitik e dinamikat sociale, posaçërisht në kontinentin evropian.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Philippe Collin i dhuroi kryeministrit romanin e tij të publikuar vitin e kaluar me titull “Barmeni i Ritzit”, ku trajtohen ngjarje nga okupimi nazist i Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në historinë e vërtetë dhe spektrin e shankistit Frank Mejer, nga hoteli Ritz në Paris.

Në fund thuhet se kryeministri e falënderoi për bisedën dhe librin, duke shprehur mirënjohjen për shkëmbimin e sotëm dhe vlerësimin për krijimtarinë dhe punën e tij.

Starmer para takimit të liderëve me Zelenskyn: Qëndrojmë me Ukrainën

0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Downing Street për bisedime me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz, raporton BBC.

Liderët po diskutojnë planin e fundit të paqes për Ukrainën, të hartuar javën e kaluar në Florida gjatë bisedimeve midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë.

Në komente të shkurtra para bisedimeve, Starmer ka deklaruar se “ne qëndrojmë me Ukrainën”, ndërsa Zelensky ka theksuar se “duhet të marrim disa vendime të rëndësishme”.

Presidenti amerikan, Donald Trum, ka pretenduar të dielën në mbrëmje se negociatorët e Zelenskyt “e duan” planin e fundit. Por ai shtoi: “Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin, që ishte deri para disa orësh”.

“Mendoj se kemi shumë letra në duar”, ka deklaruar Macron.

“Fakt është që ukrainasit po rezistojnë në këtë luftë”, shtoi ai. “Ekonomia ruse po fillon të vuajë veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe sanksioneve të SHBA-së”.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka theksuar: “Jam skeptik ndaj disa detajeve që po shohim në dokumentet që vijnë nga pala amerikane – por duhet të flasim për këtë”.

“Kjo është arsyeja pse jemi këtu”, ka thënë ai.

Duket sikur Europa dhe SHBA-ja nuk ndajnë më të njëjtën pikëpamje botërore, shkruan korrespondenti i sigurisë, i BBC-së, Frank Gardner.

Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, me të paktën shtatë të plagosur në qytetin juglindor ukrainas, Zaporizhia./KALLXO.com

FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”

0

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ka përmbyllur me sukses garat tradicionale sportive të organizuara në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”. Ceremonia përmbyllëse u zhvillua sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u shpallën fituesit e të gjitha disiplinave.

Para fillimit të ceremonisë, FSK njofton se u realizuan edhe takimet finale të garave, për të vazhduar më pas me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë ceremoni i pranishëm ishte zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Vendi i parë në futboll i takoi ekipit të KDS-së, në disiplinën e volejbollit vendin e parë e fitoi Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë , në Shah më i miri u zgjodh OF1 Arsim Kelmendi, ndërsa në Kros në kategorinë e femrave vendin e parë e mori Ushtar i Klasit të Parë Edona Guri nga KDS, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendi i parë i takoi Ushtar i Klasit të Parë, Leon Thaçi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë” – thuhet në njoftim.

Sipas FSK-së, ky aktivitet ka për qëllim promovimin e shëndetit fizik, frymës sportive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës.

Alarm për lirinë e mediave në vend: Kosova renditet e 99-ta në botë, lë shumë për të dëshiruar edhe në krahasim me rajonin

0

Përditësimi i fundit i “Reporterëve pa Kufij”, nxjerr Kosovën relativisht dobët sa i përket renditjes për lirinë e medias.

Shtetet si: Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka, e kryesojnë listen.

Në këtë listë, shumë për të dëshiruar lë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Ky rajon mbetet pjesë e prekshme nga këto ndërhyrje, sidomos vendet si: Bosnja, Serbia dhe Kosova që renditen goxha dobët.

Kosova në renditje zë vendin e 99, ku më keq janë vetëm vendet si: Gjeorgjia, Turqia, Bjellorusia dhe Rusia, që janë krejt në fund të renditjes.

Hiç më mirë situate nuk është nëse e shohim në rrafshi global, perspektiva është edhe më alarmante.

Për herë të parë që nga fillimi i indeksit në vitin 2002, rezultati mesatar global i lirisë së shtypit ra nën 55, me mbi gjysmën e vendeve të klasifikuara si me kushte “të vështira” ose “shumë serioze” për gazetarinë.

Oda Ekonomike dorëzon kallëzim penal ndaj ZRRE-së për moszbatim të vendimit të Supremes

0

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, dhe anëtarëve të bordit, për moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë të bizneseve.

Sipas OEK-ut, Supremja ka konstatuar qartësisht se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është zbatuar në kundërshtim me ligjin.

Në njoftimin e OEK-ut janë listuar 5 vepra penale që sipas tyre i kanë kryer Fejzullahu dhe anëtarët e bordit të ZRRE-së.

“Mos-ekzekutimin e vendimit gjyqësor”, “Keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkeljen e detyrimit zyrtar”, “Mashtrimin në detyrë” dhe “Cenimin e interesit ekonomik publik”, janë veprat penale që i ka listuar OEK-u.

“Ky veprim pason kërkesën e OEK-së drejtuar Bordit të ZRRE-së për reflektim dhe fillimin e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me qëllim kthimin e bizneseve të nxjerra me dhunë në tregun e lirë me çmimet e rregulluara. Megjithatë, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të injorojë dhe keqinterpretojë këtë aktgjykim, duke dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Kosovës, me fatura energjetike më të lartat në historinë e Republikës”, thuhet në njoftim.

Dorëzimi i kallëzimit thuhet se mbështetet në “aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Supreme, dokumentet dhe komunikatat zyrtare të ZRRE-së, si dhe materialet që dëshmojnë dëmin ekonomik të shkaktuar”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort