Home Blog Page 2

Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, kjo është gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit

0

Një incident i rëndë është shënuar sot në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit ka folur shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, i cili ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencë rreth orës 13:20 dhe se gjendja e tij është stabile.

“Ne i kemi përfunduar ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti tashmë është dërguar në Repartin e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile”, ka deklaruar ai.

Për këtë rast, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht. Sipas informatave fillestare, rasti po trajtohet si tentim vrasje, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë./Sinjali

Samiti BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel, Kosova përfaqësohet nga Osmani

0

Presidentja Vjosa Osmani nesër do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentes.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, Samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Raportohet për një tentim vrasje në fshatin Nashec të Prizrenit, një person i plagosur nga arma e zjarrit

0

Një incident i rëndë është regjistruar sot në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë me dije se para pak kohe, një person është sjellë i plagosur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

I plagosuri ka marrë tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga ekipi mjekësor.

Sipas informatave fillestare, rasti po trajtohet si tentim vrasje, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë detaje shtesë nga organet kompetente lidhur me këtë rast të rëndë, pasi që Sinjali akoma s’ka arritur t’i kontaktojë./Sinjali

Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

0

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka shkruar letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në lëtër kërkohet heqja e menjëhershme dhe e plotë e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Sipas LDK-së, vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe si të tilla po prodhojnë pasoja të drejpërdrejta për qytetarët e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës. LDK vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend. Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit. Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e LDK-së për letrën e dërguar.

Tutje në kërkesën e LDK-së thuhet se këto masa kanë dëmtuar drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës e jo politikanët e saj. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm i projekteve kanë mbetur të bllokuara.

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran, diskutuan për luftën kundër korrupsionit

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT).

Sipas komunikatës nga Prokuroria e Prizrenit, në fillim të takimit, kryeprokurori Kryeziu shprehu falenderimet për përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre.

Gjithashtu, thuhet se Kryeziu ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it për strukturën dhe funksionimin e Prokurorisë së Prizrenit, mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj prokurorie, si dhe objektivat e ardhshme në përmbushjen e detyrave ligjore dhe kushtetuese.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, gjatë bisedës, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehën interes të veçantë për sfidat me të cilat përballet prokuroria, sidomos në fushën e bashkëpunimit me institucionet e tjera të drejtësisë, transparencën dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet e prokurorisë.

Në komunikatë thuhet se një nga temat kryesore të diskutimit ishte lufta kundër veprave penale të korrupsionit, rastet ku zyrtarët policor janë të implikuar në këto vepra penale, si dhe veprat penale ndërkufitare, dhe sfidat që lidhen me ndjekjen e tyre, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ndërkaq, bëhet e ditur se theks i veçantë iu kushtua edhe kapaciteteve logjistike, duke përfshirë pajisjet teknike për ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore në Prizren, me qëllim të arritjes së mëtejshme të stabilitetit dhe sigurimit të paqes, si dhe për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit në rajon, njofton Prokuroria.

Borë e acar në fundvit, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

0

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit.

“Nën ndikimimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë persistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C!” – shkruan ai.

KEDS: Ngarkesa në rrjet më 14 dhjetor u rrit 14.5% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar

0

Kompania për Distriburimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka thënë se me 14 dhjetor të këtij viti u shënua një rritje me 14.5% të ngarkesës në rrjetin energjetik, në krahasim me të njëjtën ditë të vitit kaluar.

Sipas KEDS-it, me datë 14.12.2025 ngarkesa maksimale ka arritur në 1,223 MW, në krahasim me 1,069 MW sa ka qenë me 14 dhjetor të vitit 2024.

Autoriteti i Konkurrencës apelon bizneset: Mos bëni rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit

0

Autoriteti i Konkurrencës u ka bërë apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomik që në prag të festave të fundvitit, të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Sipas këtij institucioni, festat e fundvitit nuk duhet dhe nuk do të shfrytëzohen për abuzim me konsumatorët, për rritje të koordinuara të çmimeve apo për praktika që cenojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme në treg.

“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore. Çmimet duhet të reflektojnë kushtet reale të tregut dhe jo marrëveshje të ndaluara, sjellje spekulative apo shfrytëzim të pozitës së përbashkët në treg. Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti ka kompetencë të inicjojë dhe zhvillojë hetime për shkelje të konkurrencës deri në pesë (5) vite mbrapa, përfshirë edhe periudhën e festave të fundvitit”- thuhet në komunikatë.

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se që nga fillimi i muajit dhjetor dhe deri në fund të këtij muaji, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren në çdo qytet, duke monitoruar dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg.

“U bëjmë thirrje bizneseve që: Të veprojnë në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës; Të shmangin çdo formë të bashkërendimit të çmimeve apo sjelljeve të koordinuara; Të mos abuzojnë me pozitën e përbashkët ose fuqinë e tyre në treg; Të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve, veçanërisht në këtë periudhë festive. Njëkohësisht i inkurajomë konsumatorët të raportojnë çdo dyshim për rritje të pajustifikuar ose të koordinuar të çmimeve, në mënyrë që Autoriteti të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore. Dyshimet e tilla mund të dërgohen edhe përmes emailit zyrtar: [email protected] Respektimi i ligjit dhe i konkurrencës së lirë është detyrim ligjor dhe interes i përgjithshëm për biznese, konsumatorë dhe ekonominë e vendit” – përfundon njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve

0

Para fillimit të fushatës zgjedhore, Agjencia për Informim dhe Privatësi, u ka bërë thirrje partive politike që të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve.

Agjencia ka kërkuar nga partitë që të mos përdorin të dhënat e kontaktit të qytetarëve, të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike, të mbajtura nga institucionet dhe të respektojnë të drejtën e tyre për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave të tyre.

Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi, partitë politike obligohen që:

-Të sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj;

-Të mos përdoren të dhënat e kontaktit të qytetarëve, të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike, të mbajtura nga institucionet, apo të mbledhura për qëllime të tjera jo-politike, për komunikim ose marketing politik.

-Të respektohet e drejta e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tyre, për qëllim marketingut politik dhe të sigurohet ndërprerja e menjëhershme e komunikimit pas paraqitjes së kundërshtimit.

-Të shmangen format e profilizimit e votuesve për qëllim të marketingut politik ose përpunimit masiv të të dhënave të ndjeshme, përveç në rastet kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe kur janë ndërmarrë masat mbrojtëse. Në rastet kur përdoren teknologji që mund të shkaktojnë rrezik të lartë për të drejtat e individëve, kërkohet kryerja e Vlerësimit të Ndikimit mbi Mbrojtjen e të Dhënave (VNMDh) sipas udhëzimeve të AIP.

-Të sigurohet transparencë e plotë ndaj qytetarëve lidhur me qëllimet, arsyetimin ligjor dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale dhe të publikohen politika të privatësisë të qarta, të përditësuara, dhe të qasshme gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Policia e Kosovës: Emailet që po qarkullojnë janë të falsifikuara, mos bini pre

0

Policia e Kosovës ka reaguar pas qarkullimit dhe shpërndarjes së e-maileve kinse në emër të policisë dhe të emërtuara si thirrje gjyqësore. Policia thotë se nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës por e-maile të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara si “THIRRJE GJYQËSORE”, me numër referues të dosjeve të lëshuara kinse siç potencohen në e-maile nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale etj., NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në reagimin e policisë.

Policia e Kosovës gjithashtu njoftoi se po kryen hetime intensive në lidhje me këtë çështje dhe ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort