Home Blog Page 19

Bursat elitare të Ministrisë së Arsimit – Pas studentëve të Prishtinës, ankohen edhe të Prizrenit

0

6 studentë të nivelit Master të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren po ankohen se nuk dolën përfitues të bursës elitare të Ministrisë së Arsimit edhe pse pretendojnë se i plotësojnë kriteret.

Fatlum Berisha, Leutrim Braha, Imran Sejfullahu, Shkelzen Selmanaj, Endrit Berisha dhe Edon Mazreku janë studentët ankues dhe studiojnë Qeverisje Demokratike dhe Sundim i Ligjit.

Sipas tyre, ata janë përfitues të bursës elitare të vitit akademik 2025/2026 pasi i kanë përfunduar me kohë të gjitha provimet, kanë notën mesatare prej 9.0 e tutje, kanë aplikuar me kohë për bursën, por vetëm nuk e kanë të përfunduar temën e diplomës. Të gjitha këto i kanë dëshmuar për KALLXO.com.

Në një sqarim të Ministrisë së Arsimit të dhënë për Fakultetin Juridik në Prizren, të datës 20.11.2025, për pesë prej studentëve ankues, duke mos përfshirë Leutrim Brahën, është thënë se sipas pasqyrës së notave iu mungojnë 10 kredi, e duhet t’i kenë 60 kredi.

Sipas dokumenteve të studentëve, ata i kanë 50 kredi për 10 provimet e përfunduara. Tema e diplomës iu kushton atyre 10 kredi, por konkursi për bursat elitare i datës 03.10.2025 nuk përcakton numrin e kredive, por kërkon që t’i kenë të përfunduara të gjitha provimet e vitit akademik me kohë, si dhe të kenë të përfunduar vitin e parë.

Ministrisë i ka replikuar Muharem Faiku, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti”, më 21.11.2025, duke thënë se në udhëzimin administrativ Nr.20/2023 në të cilin bazohet edhe skema e bursës elitare nuk përcaktohet askund kriteri i kredive dhe që tema e diplomës nuk hyn në kuadër të provimeve.

Dekani Faiku i ka thënë KALLXO.com se studentët nuk kanë mundësi ta përfundojnë temën e diplomës brenda vitit akademik, pasi zgjatë disa muaj.

“Diplomimi zgjatë tash më shumë sepse janë të parapara ato, publikimi i temës diplomës, e ka një procedurë që zgjatë, që mund të shkojë disa muaj të zgjatë” – tha Faiku përmes telefonit, më 08.12.2025.

Ai ka treguar se për herë të parë e kanë drejtimin e Juridikut në nivelin Master në Universitet.

“Ne mendojmë që duhet me pranu kjo Ministria, sepse brenda afatit këta d.m.th në afatin e rregullt kanë bërë përfundimin, jo përfundimin e studimit, po i kanë dhënë provimet brenda afatit të kërkuar me ligj.” – ka thënë ai, kur u pyet nëse Ministria e Arsimit duhet t’ua ndaj bursat studentëve.

Fatlum Berisha dhe Edon Mazreku kanë treguar se janë ankuar individualisht më 19.11.2025 në Ministri të Arsimit.

Pastaj, menaxhmenti i Fakultetit Juridik, më 19.11.2025, ia ka përcjellë Arbërie Nagavcit, ministres në detyrë të Arsimit, një ankesë grupore të studentëve, ku nuk shkruan edhe emri i Leutrim Brahës. Por, Braha ishte ankuar individualisht më 25.11.2025.

“Konsiderojmë që na është bërë e padrejtë nga ana e komisionit përzgjedhës me rastin e përjashtimit tonë nga lista e studentëve përfitues të bursave sipas thirrjes, prandaj kërkojmë nga ju që të na aprovoni këtë ankesë, dhe të obligoni MASHTI-n që të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për aprovimin e aplikacionit tonë dhe përfshirje në listën përfundimtare të studentëve të cilët janë përfitues të bursës elitare sipas konkursit.” – thuhet në ankesën grupore të studentëve.

Vlerësimi i Ministrisë së Arsimit për bursat elitare u bë lajm edhe një javë më parë kur KALLXO.com raportoi për 22 studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës që dëshmuan se i plotësojnë po ashtu kriteret, por nuk janë fitues të bursës.

E Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KALLXO.com se pse vlerësuan që këta studentë të Prizrenit e Prishtinës të mos jenë përfitues të bursës.

KALLXO.com e ka telefonuar disa herë ministren Nagavci dhe i ka shkruar mesazh, më 09.12.2025, për ta pyetur për ankesat e studentëve për bursa elitare, por nuk e ka hapur telefonin dhe as s’ka kthyer përgjigje.

22 studentët e Mjekësisë po ashtu kanë problemin me kredi, pasi nuk i figurojnë kreditë e një lënde për të cilën ende nuk janë vlerësuar, pasi është lëndë trisemestriale.

Konkursi për bursat ka qenë i hapur nga data 03.10.2025 deri më 18.10.2025, në ora 16:00./KALLXO.com

Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj J.V., D.V., dhe I.D për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogram të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit. J.V. dhe D.V., akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Prokuroria thekson se sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit J.V. dhe D.V., kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste” .

Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër I.D. Ndërsa, i padnehuri J.V, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”, njofton Prokuroria.

Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe do të bllokojë përkohësisht qarkullimin në disa rrugë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Osmani-Terrasit: Vazhdimi i masave ndaj Kosovës i pashpjegueshëm, i padrejtë e i paarsyeshëm

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ku ka theksuar se vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

Gjithashtu, thuhet se në takim Osmani i ka kërkuar Terrasit që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka thënë se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.

“Presidentja Osmani theksoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë”, thuhet në njoftim.

Sipas Osmanit, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.

“Më tej, presidentja Osmani shtroi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave. Gjatë takimit, Presidentja prezantoi një sërë të dhënash të institucioneve ndërkombëtare që e pozicionojnë Kosovën në majat e performancës në shumë fusha kyçe”, thuhet në njoftim.

Bashkimi Evropian të hënën ka shprehur gatishmëri të angazhohet për heqjen e masave ndaj Kosovës pasi të formohet qeveria e re, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në një përgjigje për KOHËN nga një zëdhënës i BE-së është thënë se Komisioni pret që Kosova të rikthehet në trajektoren e reformave të domosdoshme dhe të avancojë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë – dy kushte thelbësore për përparim drejt BE-së.

Arabia Saudite ndalon fotografimin në xhamitë e shenjta gjatë Haxhit 2026

0

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë vendosur një ndalim të plotë për fotografimin dhe filmimin brenda Xhamisë së Madhe në Mekë (Masjid al-Haram) dhe Xhamisë së Profetit në Medinë gjatë haxhit të vitit 2026, duke përfshirë një ndalim për përdorimin e telefonave celularë, kamerave dhe pajisjeve të tjera të regjistrimit.

Sipas raportimeve të medias, masa synon mbrojtjen e privatësisë së pelegrinëve, ruajtjen e atmosferës dhe lehtësimin e lëvizjes së turmave gjatë orarit të pikut.

Vendimi vjen pas shqetësimeve në rritje në lidhje me sjelljen shqetësuese të shkaktuar nga fotografimi dhe filmimi i vazhdueshëm brenda dy vendeve të shenjta. Zyrtarët thanë se përdorimi në rritje i kamerave në vitet e fundit kishte ndikuar në spiritualitetin dhe lëvizjen e pelegrinëve.

Shtrëngimi i kufizimeve të gjata, të raportuara gjerësisht në mediat sociale, përfshirë Instagramin, zbatohet në mënyrë strikte për të gjithë pelegrinët dhe vizitorët. Shkeljet e rregullave mund të çojnë në konfiskimin e pajisjeve dhe sanksione ligjore.

Autoritetet theksuan se kufizimet do t’u lejonin pelegrinëve të kryenin ritualet e tyre në një mjedis më të rregullt dhe të devotshëm, të lirë nga shpërqendrimet e telefonave dhe kamerave. Ata theksuan se respektimi i rregullave brenda dy xhamive ishte një detyrim ligjor dhe moral.

Pritet të futen masa të reja organizative, duke përfshirë ekipe mbikëqyrjeje për të ndihmuar pelegrinët dhe për t’u kujtuar vizitorëve rregullat e sjelljes gjatë adhurimit në vendet e shenjta.

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

0

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal, në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia.

Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

IHK njofton se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë.

Vendet nga komuna e Suharekës ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 09.12.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshancë, Semetishtë, Gurthyesi Destani Peqan,N.T.P.Kroni Bllacë. Dhe Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e ndarësit linjor.

Punime në projekte investive

1.Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 08:00 deri 08:30 dhe nga ora 16:30 deri 17:00

Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.NS 110/10 [kV] Theranda:

Nga  Dalja 10[kV] Gjinovci do të ndërprehen nga ora 08:00  deri 17:00

këto nënstacione:

TS Sallagrazhdë lagjja e Dollocve me kod 32000003038

TS 32000003028 Haliti Mushtisht

TS 32000003059 Skender Kamer Alija NPN “AL&Plast Skenderi”,S=100 kVA

TS 32000003024 pompa Rexhep Shala

TS 32000003062 Visar Halitjaha “Dini”,S=100 kVA

TS 32000003046 Noli-Fadil Mustafa

Vendet: lagjja e Dollcëve, një pjesë Mushtishtit, NPN “AL&Plast Skenderi, Pompa Rexhep Shala, “Dini”, Noli

Arsyeja: Punime në rrjet projekte investive.

Ngritën temperaturat, sot mot i vranët dhe me diell

0
Foto: Raim Kurtaj

Nga dita e sotme pritet stabilizim i kushteve meteorologjike. 

Siç njofton Instititi Hidrometerologjik i Kosovës, temperaturat minimale do variojnë nga -2 deri në 0 gradë, ndërsa ato maksimale do lëvizin nga 7 deri në 10 gradë celsius.

Do fryjë era nga veriperendimi, me shpejtësi 1-5m/s.

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

0

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me dru. Tashmë hapësirat e druve, që në dimrat e kaluar mbusheshin me klientë, janë të zbrazura. Drushitësit ankohen se bizneset e tyre janë drejt mbylljes.

Dimrat e butë e ngrohja me rrymë kanë çuar drejt krizës fushat e druve në Prizren. Sahit Bajrami nga Pirana thotë se ka 26 vjet që biznesin e tij e ushtron me shitjen e druve, por këtë vit ai thotë se ka arritur në pikën më të ulët të shitjes.

“Jemi para mbylljes si biznes, total jemi para mbylljes, do të thotë në të ardhmen, nëse vazhdon kësisoji, atëherë duhet me e mbyll. Këtë vit po e them 70% ka ra puna, plus problemin më të madh e kemi se as letrat nga ana e pylltarisë nuk janë lëshuar”, tha Sahit Bajrami, drushitës.

Sipas Sahit Bajramit, banorët që jetojnë në qytet, kanë më shumë interes të blejnë dru, sesa ato në fshatra.

“Në fshat janë bërë ma zotni, nëse i ka marrë përpara 10 metra, tash i merr 5, nëse i ka marr 5 tash i merr 2, do të thotë s’ka asgjë. Unë përpara kam pagua 50, 60 deri në 70 mijë euro TVSH shtetit, tash jam në bllokadë”, tha Sahit Bajrami, drushitës.

Në një tjetër biznes të këtij lloji, hallet janë pothuajse të njëjta. Daim Ukaj, që për dekada merret me blerjen dhe shitjen e druve, thotë se këtë vit veç 30% të druve ka arritur t`i shesë, ndërsa ky vit është i fundit me këtë biznes familjar.

“Nuk është puna te çmimi, por tash janë bërë modern, drutë janë të kalume ma. Tash ka dalë modernizimi, njerëzit i kanë bo kushtet e mira, veç për qejf, kush merr një metër, jo mu nxeh por veç me pa flakën, jo jo për ngrohje shumë pak marrin. Jemi në përfundim edhe ne, unë i kam një djalë e një vajzë të dy më kanë dal jashtë, edhe vëllai i ka dy i kanë dalë jashtë, i kanë kryer fakultetet e kanë ik”, tha Daim Ukaj, drushitës.

E transportuesi i druve, Nesim Mazreku, nga Mamusha, ka frikë se tani mund të ngelet pa punë.

“Nuk kam punë tjetër, më ka ra edhe mu puna, shumë pak janë duke u shit drutë shumë pak, ma shumë me rrymë i kanë nxemjet me pelet”, tha Nasim Mazreku, transportues.

Blerësit janë shumë të rrallë që shihen në fusha të druve e ata nuk kanë dëshirë të flasin as për çmimin e as për mënyrën se si ngrohen në stinën e dimrit. Dikur, sipas shitësve të druve, radha për t`u furnizuar me dru ishte shumë e gjatë e punëtorët gati e gdhinin për t`i bërë gati kërkesat e shumta të qytetarëve për dru zjarri./RTK

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort