Home Blog Page 18

Lituania shpall gjendje emergjente shkaku i balonave të dërguar nga Bjellorusia

0

Lituania ka shpallur të martën (09.12.2025) gjendje të jashtëzakonshme shkaku i kërcënimeve ndaj sigurisë publike nga balonat e kontrabanduar me origjinë nga Bjellorusia, ka njoftuar qeveria lokale, raporton Reuters.

Lituania akuzon Bjellorusinë se lejon kontrabandistët të përdorin balona meteorologjike për transportim të duhanit të kontrabanduar përtej kufirit, duke e detyruar vazhdimisht aeroportin e Vilniusit t’i ndalojë operacionet dhe trafikun ajror.

“Gjendja e jashtëzakonshme shpallet jo vetëm për shkak të ndërprerjeve të aviacionit civil, por edhe për shkak të interesave të sigurisë kombëtare.”- ka deklaruar ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratovic, në një takim qeveritar që u transmetua drejtpërdrejt.

Deklarata i jep liri më të madhe operacionale ushtrisë, duke i lejuar të veprojë në koordinim me policinë ose pavarësisht, ka shtuar Kondratovic, megjithëse nuk ka specifikuar detaje të mëtejshme.

Kohëzgjatja e masave të jashtëzakonshme nuk është bërë menjëherë e qartë.

Bjellorusia, e cila ka lejuar që territori t’i përdoret për pushtimin e Ukrainës nga Rusia më 2022, ka mohuar përgjegjësinë për balonat dhe ka akuzuar Lituaninë për provokime, duke përfshirë edhe dërgimin e dyshuar të një droni për të hedhur “material ekstremist”.

Lituania, që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, tani anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, i ka hedhur poshtë këto akuza si të rreme.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar më 1 dhjetor se situata në kufi po “përkeqësohet” dhe i ka quajtur sulmet me tullumbace “sulm hibrid” bjellorus që është “krejtësisht i papranueshëm”.

Lituania në vitin 2021 shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar të Bjellorusisë për shkak të asaj që e quajti migrim të paligjshëm në vendin baltik, duke kufizuar qasjen në zonë për jo-rezidentët.

Vilnius do të shpallte në vitin e pastajmë gjendje të jashtëzakonshme pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia për shkak të frikës se Lituania gjithashtu mund të bëhej cak, duke vendosur kufizime në lirinë e fjalës për të frenuar atë që e quajti propagandë të mundshme ruse./KALLXO.com

AKK pjesë e projektit 8 milionë euro për energji të pastër në Kosovë

0

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se do të jetë partner në projektin “Kosovo Energy Project”, një investim mbi 8 milionë euro nga Gjermania dhe Danimarka, që do të implementohet deri në vitin 2028.

Sipas AKK-së, projekti synon të mbështesë komunat në tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe sjell përfitime të drejtpërdrejta për infrastrukturën lokale dhe efikasitetin e energjisë.

Nga ky projekt, thuhet se komunat e Kosovës do të përfitojnë:

  • Hartimin dhe zbatimin e planeve moderne të energjisë dhe klimës (MECAP) me asistencë teknike dhe softuer profesional.
  • Ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal në standardet e eficiencës energjetike.
  • Mekanizma të rinj financiarë për investime në ndërtesa publike dhe objekte kolektive, në bashkëpunim me KEEF.
  • Integrim të teknologjive solare dhe masave të eficiencës në infrastrukturën komunale.
  • Promovimin e përfshirjes së grave në sektorin e energjisë përmes trajnimeve dhe programeve praktike.

“Roli i AKK-së në këtë projekt do të përfshijë koordinimin, mbështetjen teknike dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet komunave. Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt energjisë së pastër, kostove më të ulëta dhe komunave më të qëndrueshme në të gjithë Kosovën” – thekson AKK.

Kosova kërkon vëmendjen e SHBA-së për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

0

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Lyn Debevoise.

Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit, zëvendësministri Ahmeti u njoftua me prioritetet e SCE për Kosovën dhe rajonin, ndërsa theksoi progresin e arritur dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat e diplomacisë, ekonomisë dhe mbrojtjes.

Në njoftim thuhet se ai gjithashtu informoi z. Debevoise për shqetësimet lidhur me veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, si dhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në takim u vlerësua angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendësministri Ahmeti dhe zëvendësdrejtori Debevoise ripohuan se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal, promovimin e vlerave demokratike dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kërkojmë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

0

Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup, thonë se të shtunën përmes një tubimi paqësor do të kërkojnë lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sipas tyre, padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK tha se kjo gjykatë përmes bashkëpunimit me Prokurorinë serbe, me këtë gjykimi po tenton të njollosë luftën e drejtë të UÇK-së.

“Qëllimi i jonë i vetëm është që të kërkojmë drejtësi dhe të solidarizohemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët që padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ne do t’i adresojmë kërkesat tona të drejta dhe të ligjshme dhe ajo e përgjithshmja është që të kërkojmë krerët të lirohen”, tha mes tjerash Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa Bujar Dardhishta nga Këshilli Organizativ i protestës në Shkup, tha se nuk presin të kenë probleme për të marrë leje për mbajtjen e protestës.

Orav e pret në Prishtinë raportuesin e BE-së për Kosovën: Angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë

0

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se në Prishtinë ka mbërritur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Në një njoftim në platformën “X”, Orav tha se pati nderin ta presë Terrasin në mëngjesin e sotëm, para takimeve që ai do të zhvillojë me përfaqësues të ndryshëm institucionalë dhe politikë në vend.

“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Orav.

Votim veç në objekte shtetërore – pas vendimit të Supremes, KQZ: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për zbatimin e tij

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme dhe të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me hapësirat shtesë për votim jashtë përfaqësive diplomatike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në pyetjen se çfarë do të bëjë ky institucion pas vendimit të Gjykatës Supreme që ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-së për organizimin e votimit jashtë përfaqësive diplomatike, më konkretisht në 10 Qendra Votimi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, përmes të cilit konfirmohet vendimi i PZAP-it për çështjen e 10 Qendrave të Votimit të planifikuara nga KQZ që të hapen në hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike sipas propozimit të MPJD-së. KQZ do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtyre vendimeve”, tha Elezi.

Më 26 nëntor 2025, KQZ kishte marrë vendim për miratimin e 50 Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike të vendosura në 36 shtete për të mundësuar votimin e 63 mijë votuesve dhe 10 Qendra të Votimit në hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike, sipas propozimit të MPJD-së. Lokacionet shtesë përfshijnë 10 Qendra të Votimit (Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe me numër maksimal të votuesve që mund të regjistroheshin për të votuar 41 mijë./Sinjali

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren realizoi 35 shkyçje të lidhjeve ilegale dhe 40 të tjera për mospagesë të borxheve

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet e inspektoriatit të kompanisë po vazhdojnë me aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët me borxhe të pashlyera, pavarësisht njoftimeve të mëparshme dhe mundësive të ofruara për pagesë, sipas tyre.

Sipas KRU-së, vetëm gjatë ditës së djeshme janë realizuar 40 shkyçje për mospagesë, teksa shtojnë se nuk do të ketë më falje apo tolerim për asnjë konsumator që nuk i përmbush obligimet financiare.

Ndërkaq, sipas një njoftimit tjetër, gjatë javës së kaluar, ekipet e inspektoratit të kompanisë, kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 35 lidhje ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm:

  • Prizren – 27 lidhje ilegale,
  • Suharekë – 6 lidhje ilegale dhe
  • Malishevë -2 lidhje ilegale.

“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore. Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë” – thuhet në njoftim.

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s

0

Në një moment historik për kulturën shqiptare, arti i të luajturit, kënduarit dhe ndërtimit të Lahutës është shpallur zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s për mbrojtje urgjente. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si “moment krenarie për kulturën dhe identitetin shqiptar”.

Çfarë është Lahuta? Lahuta është një instrument kordofon tradicional, me një tel, i përdorur në rajonin Dinarik të Evropës Juglindore dhe në gjeografinë shqiptare gjendet në Malësi të Madhe, Malësi të Gjakovës, Dukagjin, Plavë, Guci, Rugovë, Krajë, Postribë, Pukë, Kukës, Lezhë, Krujë dhe Kosovë.

Instrumenti përbëhet nga një kasë druri të zgavruar dhe një hark (argec) që prodhon tingujt karakteristikë. Lahuta lidhet ngushtë me këngët epike të Kreshnikëve dhe përdoret tradicionalisht nga rapsodët për të përcjellë histori heroike, ngjarje historike dhe vlera të trashëgimisë kombëtare.

Rëndësia kulturore dhe sociale Lahuta ka shërbyer si mjet për ruajtjen e traditës, kultit të të parëve dhe identitetit shqiptar. Sot instrumenti përdoret në spektakle publike dhe festime kulturore, duke ruajtur lidhjen me këngët epike dhe legjendat historike. Përfshirja e Lahutës në listën e UNESCO-s do të lehtësojë promovimin e saj në shkallë ndërkombëtare dhe mbrojtjen e traditës shqiptare për brezat e ardhshëm.

Citat nga Kryeministri Edi Rama “LAHUTA, PJESË E UNESCO-s. Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente,” shkruan Rama në postimin e tij.

Ky njohje ndërkombëtare përforcon rolin e Lahutës si simbol të identitetit dhe kulturës shqiptare, duke e bërë atë pjesë të pasurisë së përbashkët kulturore të njerëzimit./NOA.al

Kurti: Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale muajin e ardhshëm

0
Foto: KOHA

Kryeministrti në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka rikujtuar se nga muaji i ardhshëm paga minimale do të rritet në 425 euro bruto nga 350 euro sa është aktualisht. Ndërkaq thekson se nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç është paraparë me vendimin e marrë nga Qeveria në detyrë.

Sipas tij, rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë” – ka shkruar Kurti.

Kryeprokurori i Prizrenit pjesë e panelit të diskutimit mbi rolin e institucioneve arsimore në edukimin për barazi gjinore

0

Me ftesë të prodekanes së Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” prof. Adelina Rakaj, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, mori pjesë në panelin e diskutimit me temën “Roli i institucioneve arsimore në edukimin mbi barazinë gjinore si mekanizëm për parandalimin e dhunës”, organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.

Gjatë këtij paneli u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të parandalimit të pabarazisë dhe dhunës, si dhe roli thelbësor që luajnë institucionet arsimore në edukimin e gjeneratave të reja për barazi, respekt dhe kulturë demokratike.

Në fjalën e tij, kryeprokurori Kryeziu paraqiti pikëpamjet mbi rolin e institucioneve përgjegjëse, me theks të veçantë mbi mandatin dhe obligimet e Prokurorit të Shtetit në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës. Ai rikujtoi se lufta kundër dhunës, e veçanërisht dhunës në baza gjinore, mbetet një ndër prioritetet kryesore të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Kryeprokurori po ashtu potencoi se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, duke vënë në pah rolin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV), cila ofron përkrahje të drejtpërdrejtë për viktimat, si dhe bashkëpunimin me Koordinatoren Nacionale për Dhunë në Familje.

Po ashtu, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, dhe kryetari i OAK – dega Prizren, Blerim Mazreku, në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore, fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të përbashkët që kanë institucionet arsimore dhe gjyqësore në parandalimin e dhunës dhe promovimin e barazisë gjinore.

Në përmbyllje, kryeprokurori Kryeziu vlerësoi lartë kontributin e Universitetit “Ukshin Hoti”, në veçanti të Fakultetit Juridik, për organizimin e aktiviteteve të tilla që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror, promovimin e barazisë gjinore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër dhunës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort