Home Blog Page 14

Viqentijeviq: Radoiçiqi e ndaloi një sulm në Kosovë, priste të fitonte Trumpi

0

Jovan Viqentijeviq, një nga vëllezërit e akuzuar për sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv në kanalin e Ibër–Lepencit një vit më parë, ka rrëfyer se në tetor të vitit 2024 ishte planifikuar një sulm tjetër në territorin e Kosovës. Ai nuk ka dhënë detaje për natyrën e operacionit, por ka thënë se plani u ndalua nga terroristi Milan Radoiçiq, i cili është në kërkim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë togeri Afrim Bunjaku.

Sipas rrëfimit të Viqentijeviqit, Radoiçiqi e ndaloi sulmin shkaku i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritjes për fitoren e Donald Trumpit. Madje, ai thotë se Radoiçiqi e financoi fushatën e Trumpit me 30 milionë euro përmes lobit serb.

“Tutje, i pandehuri Jovan Viqentijeviq ka theksuar se në muajin tetor të vitit 2024 ka qenë i planifikuar një sulm në Republikën e Kosovës (nuk ka cekur diçka më shumë), por ishte stopuar nga i kërkuari me letër rreshtimi ndërkombëtar Milan Radoiçiq me arsyetimin se duhet të presim deri të përfundojnë zgjedhjet në Amerikë, dhe kandidati për president të SHBA-së, z. Donald Trump të fitojë, pasi që, sipas informatave që ka i pandehuri Viqentijeviq, Milan Radoiçiq ka financuar fushatën e z. Trump te Lobi Serb me tridhjetë (30) milionë dollarë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Jovan Viqentijeviq përveç akuzës për veprën terroriste, po hetohet edhe për spiunazh, ndërsa në dosje figuron edhe një kartelë e inteligjencës ushtarake.

Viqentijeviq ka pohuar gjithashtu se një ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, ai ndodhej në një bazë ushtarake në Serbi, ku – sipas tij – ishte duke u trajnuar grupi i Radoiçiqit.

Aktakuza për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit përfshin vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, që akuzohen për “rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, dhe për terrorizëm. Ata dhe Igor Dimiqi akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje./KOHA

ShBA i quajti ‘‘përçarëse’’ veprimet e VV-së me Listën Serbe, Kurti: Është çështje e Ambasadës amerikane dhe e KQZ-së

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe dhe reagimet e Ambasadës Amerikane dhe organizatave të shoqërisë civile.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të Ambasadës dhe KQZ.

“Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai teksa mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të stadiumit në Podujevë, raporton EO.

Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar në lidhje me vendimin për moscertifikim e Listës Serbe duke shprehur shqetësimin duke thënë se ky nuk është rasti i parë që KQZ devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme.

IHMK-ja deklarohet mbi cilësinë e ajrit

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është deklaruar rreth cilësisë së ajrit, ditëve të fundit.

Përmes një njoftimi, IHMK-ja thotë se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit, shkruan IndeksOnline.

“Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër.

Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës” deklaron instituti.

Me këtë rast, IHMK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjeshëm të evitojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm.

Ky është njoftimi i plotë:

Bazuar në monitorimin e cilësisë së ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër.

Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

IHMK rekomandon që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit.

Dyshohet se e pengoi dhe kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10.12.2025 ka arrestuar një person i cili dyshohet ta ketë penguar e kanosur një zyrtar policor deri sa i njëjti ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “Kanosje, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Policia sqaron se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar-zyrtar policor, i cili ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, më 11.12.2025.

Sulmoi një polic në Suharekë, i dyshuari në arrati

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor është sulmuar më 10.12.2025 deri sa ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, viktima deri sa ishte duke lëvizur në auto-udhë në Suharekë kishte hasur në dy automjete të ndalura në shiritin rrugor.

I njëjti ishtë ndaluar që të bisedonte me vozitësit për arsyen e ndalesës në rrugë, deri sa u ka kërkuar atyre që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike.

Siç thotë Policia, pas bisedës me ta, njëri nga vozitësit e ka sulmuar fizikisht policin.

Pas kësaj, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-në e Suharekës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, derisa i dyshuari është ende duke u kërkuar nga policia.

KQZ certifikon listën votuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit me 2.1 milionë votues

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën votuese brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,076,290 votues.

“Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,999,205 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,085 votues. Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në Zgjedhjet Lokale të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025”, tha Elezi.

Më tej, sipas tij, procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

“Hidroregjioni Jugor” vazhdon aksionin e shkyçjeve për mospagesë në rajonin e Prizrenit

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoriatit po vazhdojnë aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët me borxhe të pashlyera, pavarësisht njoftimeve të mëhershme dhe mundësive të ofruara për pagesë.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së djeshme (10/12/2025) janë realizuar 52 shkyçje për mospagesë, prej tyre 40 në Prizren dhe 12 në njësinë e Suharekës.

Kompania ka paralajmëruar se nuk do të ketë më tolerime për konsumatorët që nuk i përmbushin detyrimet financiare.

“Nuk do të ketë më falje apo tolerim për asnjë konsumator që nuk i përmbush obligimet financiare ndaj kompanisë”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje të gjithë borxhlinjve që të kryejnë pagesat për të shmangur masat e mëtejshme.

Moti i vranët, temperatura minimale nën 0 gradë

0

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

AGK dhe OSBE në Kosovë vlerësojnë punën e gazetarëve me Çmimet Vjetore

0

Misioni i OSBE-së në Kosovë, së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe partnerë të tjerë, ndanë sot Çmimet Vjetore të Gazetarisë për vitin 2025.

Kjo ngjarje vlerëson rolin thelbësor të gazetarëve në ruajtjen e vlerave demokratike, duke njohur guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre për informimin e publikut dhe forcimin e besimit në media.

Çmimet përfshijnë disa kategori – me çmimin Gazetar i vitit si kategori kryesore – dhe  vënë në pah raportimet që sfidojnë dezinformimin, që u japin hapësirë zërave të margjinalizuar dhe që ndajnë tregime që bashkojnë komunitetet duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtat e njeriut.

“Storiet e sontme na shfaqin gazetarinë në formën e saj më të mirë, si dhe gazetarë që kanë treguar përkushtimin e tyre për të informuar publikun përgjatë pasigurive duke sfiduar dezinformimin dhe duke i ndihmuar njerëzit të kuptojnë ngjarjet që formësojnë jetët e tyre”, tha ambasadori Gerard McGurk, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, duke i dhuruar çmimin Gazetari i Vitit Agon Sinanajt nga portali Buletini Ekonomik.

“Vlerësimi i ekselencës nxit standarde të larta, inovacion dhe raportim etik që janë jashtëzakonisht të rëndësishme në një kohë kur gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, ngacmime online, presion politik dhe sfida ekonomike”, shtoi ai.

Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të AGK-së, tha: “Jemi shumë të kënaqur që edhe një herë po shpërblejmë dhe vlerësojmë, tani për të pestin vit radhazi, më të mirët midis një grupi të fortë gazetarësh profesionistë dhe të përkushtuar. Me mbi njëqind storie në konkurrencë, artikujt fitues përfshijnë hetime mbi skandalet e korrupsionit, keqpërdorimin e detyrës publike, si dhe histori frymëzuese të njerëzve të zakonshëm që bëjnë ndryshimin në komunitetet e tyre për tema dhe në fusha të ndryshme”.

“Kjo ceremoni shërben si një kujtesë për rolin thelbësor që luajnë gazetarët dhe mediat në një demokraci të re dhe të gjallë si Kosova”, shtoi Rexha.

Kategoritë tjera të çmimeve janë: Kameramani i vitit, Raportimi për fuqizimin e grave, Raportimi mbi Antigjipsizmin, Gazetaria e senzibilizuar ndaj konfliktit dhe ballafaqimi me të kaluarën, Raportimi për punëtorët migrantë, Raportimi për të drejtat e punëtorëve, Raportimi për shëndetin mendor, Raportimi për ndërtimin e paqes dhe besimit, dhe Raportimi mbi ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Misioni i OSBE-së ka mbështetur fuqishëm këto çmime gjatë pesë viteve të kaluara, duke forcuar angazhimin për lirinë e mediave, standardet e larta dhe raportimin etik. Misioni i uron përzemërsisht të gjithë fituesit dhe të nominuarit për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në gazetari. /Klankosova.tv

Hamza shpalosë programin qeverisës, premton rritje pagash për 50 për qind

0

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në prezantimin zyrtar të kandidaturës së tij dhe listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së, ka zbuluar sloganin e fushatës së Zgjedhjeve të Përgjithshme të 28 dhjetorit.

Hamza, në një tubim në mesin e strukturave dhe mbështetësve të PDK-së, ka thënë se “BASHKË, PËRPARA.” përveç slogan, është edhe zotim për t’u ribashkuar dhe për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit.

“Kosova meriton të jetë më mirë. Dhe ne do ta bëjmë ma të mirë! Sepse, ne do të ecim BASHKË, PËRPARA. BASHKË, PËRPARA. është edhe sllogani ynë në këto zgjedhje. Sepse, ky është drejtimi ynë. Ky është misioni ynë. Sepse bashkimi, duke u bërë bashkë rreth vlerave, parimeve dhe politikave, është “pjesa që mungon” në mozaikun e Kosovës, e cila po na mban të ndarë. Shteti përparon duke u bashkuar, jo duke u përçarë”, ka theksuar ai.

Hamza tha se Qeveria e udhëhequr nga ai do t’i përfshijë të gjitha forcat politike që janë të gatshme të ecin BASHKË, PËRPARA!

“Le ta nisim së bashku këtë mision të ri kombëtar në vitin 2026! Le ta sjellim pjesën që mungon, që t’i kompletojë aspiratat dhe shpresat tona. Le t’i bashkojmë përpjekjet për ta ndërtuar një Kosovë që funksionon për të gjithë. Një Kosovë të mundësive. Një Kosovë stabiliteti. Një Kosovë drejtësie. Një Kosovë shprese. Një Kosovë që na bën bashkë dhe nuk e lë askënd pas! BASHKË. PËRPARA. Bashkë do të fitojmë. Kosova do të ecë përpara.
Hamza ka thënë se programi dhe vizioni i tij mbështetet në disa shtylla: zhvillim ekonomik, drejtësi të pavarur dhe efikase, arsim dhe shëndetësi bashkëkohore, mbrojtje dhe siguri.

“Ne do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Do të ketë rritje të pagave 50% mbi pagën aktuale, për mësues e arsimtarë, policë e zjarrfikës, mjekë e ushtarë dhe për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës. Do të ndryshojmë shkallën e tatimit për të ardhurat: Të ardhurat deri në 400 euro – zero tatim. 400 deri në 800 euro – vetëm 8%. Mbi 800 euro – 10%. Do ta shfuqizojmë ligjin aktual të tatimit në pronë, që të mos ketë barrë të papërballueshme mbi qytetarët dhe bizneset”, ka thënë ai.

“Do të japim bursa – fond prej 30 milion në vit – që çdo student të ketë mundësi të shkollohet e të arrijë kapacitetet e veta. Ndërsa universitetet e Kosovës do t’i lidhim me industrinë, që të prodhojmë kuadro që i nevojiten Kosovës. Për të moshuarit do të ndërtojmë qendra të veçanta kujdesi për ta, në çdo rajon të Kosovës. E për ata me sëmundje kronike – ilaçe falas. Pa barrë financiare”, ka shtuar më tej ai.

Sipas Hamzës, me stabilitet brenda dhe kredibilitet jashtë, Kosova më në fund do ta marrë vendin që i takon në familjen evropiane.

“Do ta modernizojmë infrastrukturën mbrojtëse të vendit që Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo kërcënim, të brendshëm, të jashtëm. Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, forcë operative, e shpejtë, e pajisur sipas standardeve të NATO-s. E gatshme për emergjenca, siguri dhe pjesëmarrje në misione ndërkombëtare. Anëtarësimi në NATO e në BE për ne nuk ka alternativë. Prandaj do të thellojmë partneritetin me NATO-n. Do të punojmë që sa më parë të bëhemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA, që sa më shpejt të arrijmë te Marrëveshja Strategjike me SHBA. Dhe po, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe ta marrim statusin e Kandidatit në BE”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se platforma e tij dhe ekipit të tij nuk është listë premtimesh, por plan koherent, i llogaritur, realist dhe i përgjegjshëm, që ua rikthen dinjitetin qytetarëve.

“E dimë se në Kosovë mund të bëhet ma mirë vetëm me ne të bashkuar! Qytetarë të dashur, viti 2025 ishte vit i jostabilitetit. Vit i përçarjeve politike. Vit i shtrenjtë, i lodhshëm dhe i pashpresë për qytetarët. Le ta përmirësojmë këtë. Viti 2025 ishte viti i pestë pa presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup e Rexhën në Kosovë. Por, në vitin 2026 edhe ata do të rikthehen pranë nesh, pranë familjeve të tyre, në shtetin e tyre. Në vitin 2026, të gjithë duhet të jemi bashkë. Me stabilitet politik. Me stabilitet ekonomik. Me stabilitet shoqëror. Tani është koha të provojmë diçka tjetër. Tani është koha ta provojmë BASHKIMIN. Kosova që funksionon fillon me bashkimin e të gjithë neve. Kosova që funksionon kërkon qeveri të qëndrueshme dhe efektive. Një qeveri stabile, që krijon konsensus sa më të gjerë, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”, ka thënë Hamza.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort