Home Blog Page 12

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

0

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës – Sektorin e Hetimeve të Policisë Kufitare – kanë ndërmarrë një aksion kontrolli më 11 dhjetor 2025 në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan sasi të konsiderueshme mallrash pa dokumentacion të origjinës, të dyshuara për kontrabandë.

Sipas Doganës, janë konfiskuar 255.5 kilogramë duhan i grirë (refuz) pa banderola, 1,200 kilogramë mjaltë pa asnjë lloj mbishkrimi dhe 210,000 copë filtera cigaresh të paorigjinë.

I gjithë malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës është njoftuar dhe pritet të përcaktojë veprimet e mëtejshme ligjore.

Doganës së Kosovës dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut vendas, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për raportimin e çdo rasti të dyshuar.

Një person i vdekur në aksidentin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Sot, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesja e makinës që ishte me targa të huaja, derisa në aksident ishte i përfshirë dhe një kamionë  me targa vendore.

Me këtë rast po ashtu, drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime të rënda.

“Në vendin e ngjajres përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrëfikësve dhe njësitë relevante. Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

 

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

0

Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para policore të Kosovës, dhe e para police e graduar në Rreshter nga radhët e Policisë së Kosovës qysh në vitin 2001, është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Mehmeti-Quigley iu bashkua Policisë së Kosovës në vitin 2000, duke hyrë në këtë institucion menjëherë pas themelimit të tij.

Ajo shënoi një sërë ngritjesh në pozita komanduese, përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2013 ajo u rikthye në Kosovë për të vazhduar shërbimin në polici, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq tani, Mehmeti-Quigley është diplomuar edhe në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

“Ceremonia e Diplomimit të Sesionit 296 të Akademisë Kombëtare të FBI-së! Përvojë jetësore, krenare që jam e diplomuar në FBI”, shkroi vetë Mehmeti-Quigley.

Këtë arritje, Shoqata Amerikane-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) e ka vlerësuar si një moment të jashtëzakonshëm dhe si një hap të rëndësishëm për gratë kosovare në sektorin e sigurisë.

“Një moment krenarie për komunitetin tonë dhe për të gjitha gratë në zbatimin e ligjit, duke thyer barrierat dhe duke frymëzuar breza të tërë. Bravo Kosovë”, shkruhet në postimin e AALEA-s.

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren

0

Është arrestuar një person në Aeroportin “Adem Jashari”, i dyshuar për krime luftë në Prizren.

I njëjti është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me veprën e cekur penale, me 11.12.2025 në Aeroportin “Adem Jashari” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Moti sot kryesisht i vranët dhe intervale me diell

0
Foto: Raim Kurtaj

Sot moti në vend parashikohet të jetë kryesisht i vranët, por me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 9 gradë Celsius.

Njëherësh, era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke krijuar kushte të qëndrueshme atmosferike.

Guvernatori i BQK-së në konferencën përmbyllëse të PECK III: Rezultatet e projektit kanë ndikuar në avancimin e kornizës rregullatore me standardet evropiane

0

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Projektit Kundër Krimit Ekonomik (PECK III) të Këshillit të Evropës.

Sipas BQK-së, guvernatori Ismaili nënvizoi se PECK III nuk ka qenë thjesht mbështetje teknike, por një partneritet strategjik që ka forcuar kapacitetet institucionale për luftimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe rritjen e integritetit të sistemit financiar.

Po ashtu, thuhet se guvernatori Ismaili tha se BQK-ka falë mbështetjes së PECK III, ka avancuar dukshëm në modernizimin e kornizës së vlerësimit të rrezikut, ka integruar teknologji të reja mbikëqyrëse dhe ka finalizuar një manual gjithëpërfshirës për mbikëqyrjen e bazuar në rrezik, duke përfshirë edhe sektorin e aseteve virtuale.

Sipas njoftimit, guvernatori Ismaili tutje theksoi se këto rezultate vendosin një bazë të qëndrueshme për vlerësimin e ardhshëm nga MONEYVAL, i cili do të jetë një test i rëndësishëm për integritetin financiar të Kosovës.

Siç bën të ditur BQK, në përmbyllje të adresimit, guvernatori Ismaili theksoi se BQK-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të thelluar reformat strukturore në sistemin financiar, për të avancuar përputhshmërinë me standardet e BE-së dhe ato globale, dhe për të garantuar stabilitet të qëndrueshëm, integritetin dhe sovranitetin monetare dhe financiar të vendit. Ndërsa në vazhdimësi të punimeve, u diskutua edhe për rolin e BQK-së në projektin PECK III.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës riafirmon se mbrojtja e integritetit financiar dhe forcimi i mbikëqyrjes së bazuar në rrezik mbeten prioritete kyçe, në funksion të një sistemi financiar modern, të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, diskutohen zhvillimet në sektorin financiar

0

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili takoi përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB), Thomas Adams, menaxher i vendit përgjegjës për Gjermani dhe Kosovë, si dhe Denis ëeerts, menaxher i Lartë për Rrezikun e Kredive.

Sipas BQK-së, në fillim të takimit, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke përfshirë atë të mikrofinancave dhe jo bankave, duke theksuar rolin e këtyre institucioneve në zgjerimin e qasjes ndaj financave për segmente të caktuara të ekonomisë dhe popullsisë.

Në njoftim thuhet se guvernatori Ismaili gjithashtu informoi përfaqësuesit e CEB-it mbi forcimin e kornizës rregullatore dhe mbikëqyrëse për MFI dhe NBFI, duke përfshirë kërkesat e reja për licencim dhe kapital, praktikat e përmirësuara të mbikëqyrjes, dhe aktivitetet e vazhdueshme për parandalimin e pastrimit të parave (AML).

“Diskutimet gjithashtu përfshinë progresin në agjendën më të gjerë të modernizimit të sektorit financiar. Takimi nënvizoi përkushtimin e përbashkët të të dy institucioneve për të forcuar gjithëpërfshirjen financiare, praktikat rregullatore dhe reformat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Kërkohen hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve

0

SHBA-të nuk pritet të fillojnë dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën të cilin e kishin pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë Kurti.

Ambasada amerikane thotë se SHBA kërkon hapa konkretë nga Kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik është thënë në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së për RTV 21.

‘’Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë së përkohshme, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkret nga kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë së përkohshme. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”.

Projekti rreth 1.9 milion euro, vendoset gurthemeli për renovimin e stadiumit të Podujevës

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Investimi në vlerë prej afër 2 milionë euro, përfshin përveçse tribunën e lindjes dhe ulëse të reja, përfshin mbulim të tribunave perëndimore, veriore dhe jugore, si dhe ndriçim të plotë të fushës, duke mundësuar kështu zhvillimin e ndeshjeve edhe në mbrëmje.

Kryeministri Kurti tha në prononcimin e tij se Klubi Futbollistik “Llapi” ka një traditë të gjatë, është themeluar në vitin 1932, dhe nga këtu kanë dalë edhe yje të futbollit, në mesin e tyre Fadil Vokrri dhe Fevzi Rama.

“Prandaj, përveç që e kemi obligim, besoj që është tejet e dobishme sepse investimi në sport, e posaçërisht në futboll në këtë stadium këtu në Podujevë do të inkurajojë, do të zbulojë, e do të ushqejë talente të reja, të cilët në vitet në vijim natyrisht se do ta ngrisin lartë e më lartë futbollin e vendit tonë dhe të sportit në përgjithësi”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se këto investime do ta shndërrojnë Stadiumin “Zahir Pajaziti” në stadium sipas kritereve të UEFA-s, e që natyrisht do të jetë një shtysë më shumë për suksese edhe më të mëdha.

Kryeministri Kurti priti në takim studentët përfitues të skemave të bursave

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pritën sot në Qeveri studentë përfitues të skemave të ndryshme të bursave, përfshirë bursat për studime jashtë vendit në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë, si dhe përfituesit e bursave të komuniteteve.

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit, Kurti uroi studentët për suksesin e arritur dhe nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që synojnë shkollimin në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

Ai theksoi se investimi në arsim cilësor mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, duke shprehur besimin se këta të rinj do të jenë kontribues të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe shoqëror të vendit pas përfundimit të studimeve.

Ministrja Nagavci vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e studentëve fitues të bursave, duke theksuar se skemat mbështetëse për studentët përfaqësojnë investim të drejtpërdrejtë në kapitalin njerëzor të Kosovës.

Në vijim rikujtoi se gjatë pesë viteve të fundit MAShTI ka zgjeruar ndjeshëm skemat e bursave, si për studentët brenda vendit ashtu edhe për ata që studiojnë jashtë dhe theksoi përkushtimin për të vazhduar punën drejt rritjes së cilësisë në arsim dhe zgjerimit të mundësive për studentët.

Studentët përfitues shprehën mirënjohjen për mbështetjen e ofruar dhe vlerësuan mundësinë për të ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit. Ata theksuan se do t’i vënë njohuritë e fituara në shërbim të avancimit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe MAShTI rikonfirmuan përkushtimin për të vazhduar politikat mbështetëse që u mundësojnë të rinjve të vendit të përfitojnë nga arsimi cilësor në vend dhe jashtë tij, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shtetit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort