Home Blog Page 11

AKK dhe GIZ fuqizojnë komunat për reforma urbane dhe zhvillim të gjelbër

0

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka nënshkruar një marrëveshje financiare me GIZ Gjermani për zbatimin e projektit “Circular Urban Development – Kosovo4Green”, i cili synon të përmirësojë zhvillimin urban të qëndrueshëm në komunat e Republikës së Kosovës.

Projekti ka një rëndësi të veçantë për avancimin e reformave urbane dhe forcimin e kapaciteteve komunale në planifikimin hapësinor.

Ky projekt synon të mbështesë komunat në disa fusha kyçe, përfshirë reformat ligjore në planifikimin hapësinor dhe ndërtim, integrimin e parimeve të zhvillimit të gjelbër dhe rezilient ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e koordinimit ndërmjet nivelit lokal dhe qendror, si dhe rritjen e cilësisë së planifikimit urban dhe shërbimeve për qytetarët.

Në kuadër të projektit, AKK ka rol kyç si zbatuese dhe koordinuese, duke menaxhuar fondet dhe duke siguruar përfshirjen aktive të komunave përmes kolegjiumeve profesionale, takimeve politike dhe mekanizmave të shkëmbimit të njohurive.

Projekti Kosovo4Green përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen urbane të Kosovës, duke fuqizuar komunat për të planifikuar dhe menaxhuar zhvillimin urban në përputhje me standardet evropiane dhe Agjendën e Gjelbër.

Arrestohen 6 persona për kontrabandim mallrash, u zunë në një rrugë malore në veri

0

Gjashtë persona janë arrestuar për kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës.

Policia njoftoi se të enjten në mbrëmje në fshatin Rujishte në një rrugë malore, njësitë policore kanë ndalur katër automjete me targa të Serbisë, të cilat dyshohen se kishin mall të kontrabanduar, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Në automjete kishte mall si tekstil, gjësende ushqimore e produkte te mishit. Gjashtë të arrestuarit janë dërguar më pas në Stacionin Policor Mitrovicë veri.

“Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e të cilit rasti iniciohet ‘Kontrabandimi me mallra‘ dhe ‘Kalimi ilegal i kufirit‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar të lirohen neë procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurti: Veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar mbrëmë në në emisionin Politiko të Kanal10, ku ka theksuar se “veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike”.

I pyetur se “a ia ka vlejtë barra qiranë për veprimet të cilat janë bërë në veri”, Kurti teksa ka ndarë përgjigjen e tij sot në një postim në Facebook, ka shkruar se “pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër”.

Ai ka nënvizuar se “janë mbyllur 29 nga 37 rrugët ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë, janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe shteti ka vendosur rend dhe ligj në 16% të territorit”.

“Veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike. Edhe pse nuk e kemi nisur duke menduar ‘a ia vlen barra qiranë’, sot mund të them se ia ka vlejtur shumë: janë mbyllur 29 nga 37 rrugët ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë, janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe shteti ka vendosur rend dhe ligj në 16% të territorit. Pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër” – shkruan Kurti.

Arritje tjetër për Kosovën, Drini Gashi bëhet kosovari i parë në Gardën Kombëtare të Iowa-s

0

Duke shënuar një moment historik në partneritetin e Gardës Kombëtare të Ajovas (Iowa) me Kosovën, aviatori Drini Gashi, shtetas i Kosovës, ngriti dorën e djathtë dhe iu bashkua kësaj garde në bazën 132d Air Wing, më 20 nëntor.

Drini është personi i parë nga Kosova, që është partneri shtetëror i Gardës Kombëtare të Ajovas në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP), që i bashkohet GKA-së. Ai u betua nga gjeneralmajori në pension, Timothy Orr, ish-adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovas, i cili kishte avokuar që Ajova të bëhej pjesë e programit. Garda Kombëtare e Ajovas dhe Kosova janë partnerë të SPP-së që nga viti 2011, raporton “dvidshub”.

“Angazhimi i Drinit shënon edhe një tjetër pikë kthese në marrëdhënien që forcon lidhjen mes Ajovas dhe Kosovës”, tha Orr. “Ne shërbejmë së bashku, punojmë së bashku dhe luftojmë së bashku”.

Motivimi i Drinit për të shërbyer lidhet me vitin 2012, kur ai u shpërngul nga Kosova në Washington, D.C. Babai i tij, gjeneral brigade në pension i FSK-së, Xhavit Gashi, shërbeu si atashe i FSK-së në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ajova. Gjatë asaj kohe, Xhavit Gashi u takua me Orrin dhe të dy ndërtuan një miqësi të përjetshme në vitet e hershme të partneritetit të Gardës Kombëtare të Ajovas me Kosovën.

Familja Gashi u shpërngul në Ajova në vitin 2016, kur Xhaviti mori pozitën e konsullit të përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, Ajova. Gjatë asaj kohe, familja Gashi jetoi në Camp Dodge. Pikërisht aty Drini pati ndërveprimet e para me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas.

“Më pëlqeu shumë jetesa atje”, tha Drini. “Më pëlqente t’i shihja nga afër pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas”.

Pas disa vitesh në Ajova, familja Gashi u kthye në Kosovë. Megjithatë Drini vazhdoi të ndiente një lidhje të fortë me Ajovën dhe vendosi të kthehej për të ndjekur kolegjin. Së shpejti, ai nisi rrugëtimin drejt shtetësisë amerikane duke u regjistruar në Gardën Kombëtare të Ajovas përmes Programit të Sponsorizimit dhe Shtetësisë së Përshpejtuar.

“E dua këtë vend dhe e dua atë që ky vend përfaqëson”, tha Drini. “Ajo që është ky vend, është më e madhja në botë”.

Drejtorët e kaluar dhe aktualë të Programit të Partneritetit Shtetëror ishin të pranishëm në ceremoninë e betimit, ku u shpreh një ndjenjë e përbashkët krenarie për angazhimin e Drinit.

“Qëllimi i Programit të Partneritetit Shtetëror është të ndërtojë marrëdhënie mes Gardës Kombëtare të ShBA-së dhe ushtrive e qeverive të huaja, duke nxitur bashkëpunimin në siguri, përmirësimin e ndërveprimit dhe mbështetjen e interesave kombëtare të ShBA-së”, tha nënkoloneli Joel Jacobson, ish-drejtor i Programit të Partneritetit Shtetëror. “Ajova e ka arritur këtë përmes qindra shkëmbimeve ushtarake mes Ajovas dhe Kosovës, por tani Ajova ka një kosovar të regjistruar në radhët e saj. Kjo është një arritje e madhe dhe i shton talent Gardës Kombëtare të Ajovas”.

Angazhimi i Drinit hap rrugën që edhe kosovarë të tjerë t’i bashkohen Gardës Kombëtare të Ajovas, si pjesë e forcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve Ajova-Kosovë.

“Shpresojmë që ky moment monumental të krijojë një precedent që kosovarët t’i bashkohen Gardës Kombëtare të Ajovas dhe të bëhen qytetarë të ShBA-së”, tha nënkolonelja në pension Kerri Lewers, drejtoreshë e Programit të Partneritetit Shtetëror. “Edhe pse Ajova nuk ka një komunitet të madh kosovar, miqësitë dhe marrëdhëniet unike të krijuara mes Gardës Kombëtare të Ajovas dhe FSK-së janë ndërtuar mbi besim dhe janë si familje”, transmeton Sinjali./Sinjali

Presidentja Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

Po ashtu, presidentja do të zhvillojë takim me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Sipas njoftimit të Presidencës, në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugova”

0

Përveç drejtueses së veturës, ka vdekur edhe një grua tjetër si pasojë e aksidentit në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se është sjellë në QKUK pa shenja jete.

“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai.

Gjashtë persona kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen nga policia

0

Një operacion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me shoqërimin e gjashtë personave në stacion policor, pasi ata dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht me automjet në rajonin e Leposaviqit.

 

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar nga jashtë territorit të vendit. Të dyshuarit janë ndaluar për procedura të mëtejshme.

Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat e sekuestruara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim sipas procedurave ligjore.

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

0

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës – Sektorin e Hetimeve të Policisë Kufitare – kanë ndërmarrë një aksion kontrolli më 11 dhjetor 2025 në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan sasi të konsiderueshme mallrash pa dokumentacion të origjinës, të dyshuara për kontrabandë.

Sipas Doganës, janë konfiskuar 255.5 kilogramë duhan i grirë (refuz) pa banderola, 1,200 kilogramë mjaltë pa asnjë lloj mbishkrimi dhe 210,000 copë filtera cigaresh të paorigjinë.

I gjithë malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës është njoftuar dhe pritet të përcaktojë veprimet e mëtejshme ligjore.

Doganës së Kosovës dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut vendas, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për raportimin e çdo rasti të dyshuar.

Një person i vdekur në aksidentin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Sot, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesja e makinës që ishte me targa të huaja, derisa në aksident ishte i përfshirë dhe një kamionë  me targa vendore.

Me këtë rast po ashtu, drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime të rënda.

“Në vendin e ngjajres përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrëfikësve dhe njësitë relevante. Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

 

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

0

Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para policore të Kosovës, dhe e para police e graduar në Rreshter nga radhët e Policisë së Kosovës qysh në vitin 2001, është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Mehmeti-Quigley iu bashkua Policisë së Kosovës në vitin 2000, duke hyrë në këtë institucion menjëherë pas themelimit të tij.

Ajo shënoi një sërë ngritjesh në pozita komanduese, përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2013 ajo u rikthye në Kosovë për të vazhduar shërbimin në polici, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq tani, Mehmeti-Quigley është diplomuar edhe në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

“Ceremonia e Diplomimit të Sesionit 296 të Akademisë Kombëtare të FBI-së! Përvojë jetësore, krenare që jam e diplomuar në FBI”, shkroi vetë Mehmeti-Quigley.

Këtë arritje, Shoqata Amerikane-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) e ka vlerësuar si një moment të jashtëzakonshëm dhe si një hap të rëndësishëm për gratë kosovare në sektorin e sigurisë.

“Një moment krenarie për komunitetin tonë dhe për të gjitha gratë në zbatimin e ligjit, duke thyer barrierat dhe duke frymëzuar breza të tërë. Bravo Kosovë”, shkruhet në postimin e AALEA-s.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort