Home Blog Page 10

Votimi me raport mjekësor – Supremja e hedh si të pasafatshme ankesën e “Down Syndrome Kosova”

0

Gjykata Supreme e ka hedhur si të pasafatshme ankesën e Shoqatës “Down Syndrome Kosova” kundër PZAP-së, e cila e pati refuzuar ankesën e shoqatës ndaj udhëzuesit të KQZ-së për votim me asistencë.

Shoqata ishte ankuar fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër udhëzuesit të KQZ-së për votim me asistencë, i cili parasheh që personat me aftësi të kufizuara, të cilët votojnë me asistencë, të kenë edhe raportin mjekësor. Pasi PZAP-ja ia refuzoi ankesën, shoqata paraqiti ankesë në Supreme.

Përmes ankesës, shoqata kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para organizimit të çdo procesi zgjedhor të ardhshëm, të rishikojë dhe harmonizojë Udhëzuesin për Procedurat e Votimit me Asistencë me dispozitat kushtetuese, ligjore dhe me standardet ndërkombëtare që garantojnë të drejtën e votës, duke siguruar që të mos pamundësohet ushtrimi i së drejtës së votës për personat me aftësi të kufizuara.

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pasaftshme”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Supremja në arsyetimin e saj ka thënë se ankesa është paraqitur jashtë afatit ligjor.

“Nga shkresat e lëndës konstatohet se vendimin Shoqata Down Syndrome Kosova, e ka pranuar më datën 05.12.2025 në orën 15:52h., ndërsa ankesën kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme më datë 08.12.2025 në ora 13:20h, e që rrjedhimisht rezulton se ankesa është dorëzuar pas kalimit të afatit prej dyzet e tetë (48) orëve”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme./KOHA

FSK shënon një tjetër arritje, kadeti Dakaj përfundon trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Britanisë së Madhe

0

Ambasada Britanike në Kosovë ka njoftuar se kadeti i FSK-së, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Britani të Madhe.

Dakaj është nderuar me Medaljen Sandhurst, e cila iu dorëzua nga gjeneralmajori Nick Cowley, komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë.

“Jemi krenarë për këtë arritje të FSK-së,” theksoi Ambasada, duke i uruar suksese Dakajt në karrierën e tij të ardhshme.

Ky është një tjetër sukses që thekson bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë dhe trajnimit ushtarak.

Emisari francez merr pjesë në konferencën për dialogun Kosovë – Serbi

0

Në ambientet e “Fondacionit Ditchley” në Oxfordshire të Anglisë, është mbajtur një konferencë për dialogun Kosovë-Serbi. Kështu ka njoftuar Rene Troccaz, emisari special i qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor.

“Mirënjohës dhe i lumtur që mora pjesë në konferencën për dialogun Serbi–Kosovë të organizuar nga “Ditchley Foundation”. Diskutime magjepsëse në një ambient të mrekullueshëm”, ka shkruar ai në X.

Fondacioni mbledh udhëheqës, ekspertë dhe talente të reja për të adresuar çështje komplekse globale si gjeopolitika, demokracia, teknologjia dhe ndryshimet klimatike, duke synuar ndërtimin e konsensusit për paqen, lirinë dhe rendin përmes bisedave të hapura dhe respektuese në një mjedis frymëzues.

Java Kundër Korrupsionit mbyllet me fokus te ndikimi real i korrupsionit në jetën e qytetarëve

0

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me organizatat FOL dhe INPO, ka mbajtur konferencën përmbyllëse të Javës Kundër Korrupsionit 2025, ku është prezantuar një aktivitet konceptual me qasje juridike e vizuale.

Hulumtuesja ligjore e IKD-së, Arrita Rezniqi, ka theksuar se këtë vit është zgjedhur një format i ri i komunikimit publik, me synimin për ta bërë më të kuptueshëm ndikimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në shoqëri.

Ajo bëri të ditur se aktiviteti i së premtes ka për qëllim të dalë përtej formateve tradicionale, duke ofruar përvojë vizuale dhe ndërvepruese që ilustron koston reale të këtyre dukurive në jetën e qytetarëve.

“Koncepti që shihni sot është ndërtuar rreth katër stacioneve tematike, të cilat pasqyrojnë ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në jetën e përditshme, në qeverisje dhe funksionimin e institucioneve publike, në sistemin e drejtësisë, si dhe në stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, ka thënë Rezniqi.

Sipas saj, secili stacion kombinon elemente analitike me paraqitje vizuale për ta shndërruar korrupsionin nga një nocion abstrakt në realitet të prekshëm.

“Në këtë hapësirë, nga afër mund të shihni se si korrupsioni dhe krimi i organizuar ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme, përmes mungesës së energjisë elektrike, rrugëve të dëmtuara, ushqimeve të kontaminuara, ilaçeve të pasigurta dhe problemeve te tjera që prekin secilin. Po ashtu, krijimi i pabarazive shoqërore si pasojë e favorizimit të grupeve të interesit, si dhe abuzimet me paranë publike përmes prokurimeve jotransparente, bëjnë që koston e këtyre dukurive ta paguajmë drejtpërdrejt ne, qytetarët e këtij vendi”, ka theksuar tutje Rezniqi.

Java Kundër Korrupsionit ka nisur më 8 dhjetor me grevë njëditore, si reagim ndaj mungesës së reformave dhe dështimit të institucioneve për të adresuar korrupsionin.

Organizatat pjesëmarrëse kanë thënë se greva është thirrje për veprim, përgjegjësi dhe ndërprerje të praktikave që, sipas tyre, po e paralizojnë funksionimin e shtetit./KOHA

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës dhe të hapë rrugën për zhvillim

0

Oda Ekonomike e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i heqë masat ndaj Kosovës. Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, në cilësinë e tij edhe si Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (ËB6CIF), i ka dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme, Kaja Kallas, duke shprehur shqetësimin për masat kufizuese.

Në letrën e tij, Rafuna theksoi se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

“Megjithatë, masat kufizuese aktuale e pengojnë sektorin privat dhe institucionet e Kosovës të kenë qasje në këto instrumente. Rezultati është pezullimi efektiv i mbi 600 milionë eurove projektet zhvillimore që mbulojnë mbrojtjen e mjedisit, sigurinë energjetike, digjitalizimin dhe infrastrukturën lokale. Për bizneset tona — shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe nxitësi kryesor i mirëqenies, inovacionit dhe stabilitetit shoqëror — këto masa nënkuptojnë pamundësinë për të siguruar kredi, fonde dhe grante jetike për rritjen ekonomike”, thuhet në letrën drejtuar Kallasit.

Edhe pse Bashkimi Evropian pati thënë se masat ndaj Kosovës do t’i heqë pasi të kryhej “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pas transferimit të pushtetit, BE-ja ka deklaruar se diskutimet për heqjen e masave do të zhvillohen pas formimit të qeverisë së re.

E, ish-kryeredaktori i Radio Evropa e Lirë, Melazim Koci, të enjten në “Interaktiv” ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që pas formimit të Qeverisë, BE-ja të parashtrojë kërkesa të tjera shtesë, një prej të cilave edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

KOHA pati raportuar sipas burimeve diplomatike në BE se heqja e masave nuk pritet të ndodhë, së paku jo para se të përfundojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit. Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, pati raportuar ditë më parë se këto burime kanë konfirmuar se Franca e Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, në takimin e fundit kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Në anën tjetër, “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen./KOHA

Kosova bashkohet me koalicionin ndërkombëtar të Melania Trump për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë bërë të ditur se Kosova do të marrë pjesë në koalicionin global “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku”, një iniciativë e udhëhequr nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, e cila synon mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve në mbarë botën.

Nëpërmjet një letre zyrtare dërguar Shtëpisë së Bardhë, Kosova konfirmoi gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë aktive dhe me përvojë inovative në këtë nismë ndërkombëtare.

“Duke iu bashkuar kësaj iniciative, Kosova sjell përvojë të drejtpërdrejtë dhe inovacion me vizion të së ardhmes”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në njoftim thuhet gjithashtu: “Republika e Kosovës është krenare të qëndrojë krah Presidentit Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjitha kombeve të përkushtuara për të siguruar që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i fuqizuar dhe i lirë. E ardhmja që ndërtojmë për fëmijët tanë është e ardhmja që do të na përcaktojë të gjithëve”.

Me këtë hap, Kosova konfirmon angazhimin e saj në çështjet globale për të siguruar të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e të rinjve.

Publikohet raporti “Kostoja e Politikës në Kosovë”, mesatarja për t’u bërë deputet shkon mbi 12 mijë euro

0

Democracy Plus (D+) dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) kanë publikuar raportin “Kostoja e Politikës në Kosovë”, i cili shqyrton ndikimin e kostove financiare në pjesëmarrjen politike dhe konkurrencën zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Sipas raportit, kostoja e kandidimit për një vend në Parlament paraqet një barrierë të konsiderueshme për shumë qytetarë.

Mesatarja e shpenzimeve për kandidat ishte 9,463 euro, ndërsa kandidatët e zgjedhur shpenzuan mesatarisht 12,150 euro, krahasuar me 4,090 euro të shpenzuara nga ata që nuk arritën të zgjidhen.

Këto të dhëna tregojnë një lidhje të qartë midis shpenzimeve financiare dhe suksesit elektoral.

Raporti thekson se kostoja e lartë e pjesëmarrjes mund të kufizojë konkurencën dhe të ndikojë në përfaqësimin e qytetarëve, duke i dhënë përparësi atyre me mundësi më të mëdha financiare.

Raporti i plotë mund të gjendet këtu: https://dplus.org/…/kostoja-e-politikes-ne-kosove/21070.

AKK dhe GIZ fuqizojnë komunat për reforma urbane dhe zhvillim të gjelbër

0

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka nënshkruar një marrëveshje financiare me GIZ Gjermani për zbatimin e projektit “Circular Urban Development – Kosovo4Green”, i cili synon të përmirësojë zhvillimin urban të qëndrueshëm në komunat e Republikës së Kosovës.

Projekti ka një rëndësi të veçantë për avancimin e reformave urbane dhe forcimin e kapaciteteve komunale në planifikimin hapësinor.

Ky projekt synon të mbështesë komunat në disa fusha kyçe, përfshirë reformat ligjore në planifikimin hapësinor dhe ndërtim, integrimin e parimeve të zhvillimit të gjelbër dhe rezilient ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e koordinimit ndërmjet nivelit lokal dhe qendror, si dhe rritjen e cilësisë së planifikimit urban dhe shërbimeve për qytetarët.

Në kuadër të projektit, AKK ka rol kyç si zbatuese dhe koordinuese, duke menaxhuar fondet dhe duke siguruar përfshirjen aktive të komunave përmes kolegjiumeve profesionale, takimeve politike dhe mekanizmave të shkëmbimit të njohurive.

Projekti Kosovo4Green përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen urbane të Kosovës, duke fuqizuar komunat për të planifikuar dhe menaxhuar zhvillimin urban në përputhje me standardet evropiane dhe Agjendën e Gjelbër.

Arrestohen 6 persona për kontrabandim mallrash, u zunë në një rrugë malore në veri

0

Gjashtë persona janë arrestuar për kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës.

Policia njoftoi se të enjten në mbrëmje në fshatin Rujishte në një rrugë malore, njësitë policore kanë ndalur katër automjete me targa të Serbisë, të cilat dyshohen se kishin mall të kontrabanduar, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Në automjete kishte mall si tekstil, gjësende ushqimore e produkte te mishit. Gjashtë të arrestuarit janë dërguar më pas në Stacionin Policor Mitrovicë veri.

“Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e të cilit rasti iniciohet ‘Kontrabandimi me mallra‘ dhe ‘Kalimi ilegal i kufirit‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar të lirohen neë procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurti: Veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar mbrëmë në në emisionin Politiko të Kanal10, ku ka theksuar se “veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike”.

I pyetur se “a ia ka vlejtë barra qiranë për veprimet të cilat janë bërë në veri”, Kurti teksa ka ndarë përgjigjen e tij sot në një postim në Facebook, ka shkruar se “pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër”.

Ai ka nënvizuar se “janë mbyllur 29 nga 37 rrugët ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë, janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe shteti ka vendosur rend dhe ligj në 16% të territorit”.

“Veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike. Edhe pse nuk e kemi nisur duke menduar ‘a ia vlen barra qiranë’, sot mund të them se ia ka vlejtur shumë: janë mbyllur 29 nga 37 rrugët ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë, janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe shteti ka vendosur rend dhe ligj në 16% të territorit. Pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër” – shkruan Kurti.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort