Home Blog

Eurovision 2026 – 35 vende marrin pjesë në konkurs këtë vit, Shqipëria e para në listë

0

Edhe zyrtarisht janë konfirmuar vendet që do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2026.

Edicioni i sivjetëm pritet të mbahet në Vjenë, duke pasur parasysh që ishte Austria ajo që rrëmbeu e fundit trofeun e madh, transmeton Sinjali.

Pas tërheqjeve që ndodhën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs, janë 35.

Fatkeqësisht, rezulton është numri më i ulët i pjesëmarrjeve në historinë e këtij konkursi muzikor.

Sipas postimit në faqen zyrtare të Eurovision në Instagram, vendet janë: Shqipëria, Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, San Marino, Serbia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

Eventi i 70-vjetorit do të zhvillohet në maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 16 maj.

313 fëmijë nga familjet në asistencë sociale përfitojnë nga Programi i Kuponëve për edukimin e hershëm

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së përfituesve të Programit të Kuponëve për fëmijët e familjeve që janë pjesë e Skemës së Asistencës Sociale.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë fazë të zbatimit të programit janë përzgjedhur 313 fëmijë, të cilët do të përfitojnë mbështetje për ndjekjen e institucioneve private të licencuara të edukimit dhe kujdesit të fëmijërisë së hershme. Programi përfshin edhe mbulimin e shpenzimeve të transportit, në rastet kur plotësohen kriteret e përcaktuara.

MASHTI bën të ditur se përzgjedhja e përfituesve është realizuar përmes një sistemi të automatizuar të rastësishëm, në përputhje me Udhëzuesin e Programit, duke garantuar transparencë dhe paanshmëri për të gjithë aplikuesit. Pas përzgjedhjes automatike, Komisioni për Vlerësimin e Aplikimeve ka kryer verifikimin e dokumentacionit dhe të dhënave të dorëzuara.

Familjet aplikuese do të njoftohen individualisht përmes platformës e-Kosova. Të gjitha familjet do të pranojnë SMS njoftues, ndërsa familjet përfituese do të marrin dokumentin zyrtar të kuponit në llogarinë e tyre në e-Kosova.

Ndërkohë, familjet që kanë ankesa apo paqartësi lidhur me vendimin kanë të drejtë t’i paraqesin ato pranë Komisionit të Ankesave të MASHTI-t, përmes platformës e-Kosova ose përmes emailit [email protected] brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e marrjes së vendimit fillestar.

Bruto Produkti Vendor në Kosovë në tremujorin e tretë u rrit për 3 për qind

0

Bruto Produkti Vendor (BPV) në Kosovë ka shënuar rritje në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Të dhënat janë nxjerrë duke marrë parasysh aktivitetet ekonomike, qasjen në shpenzime, çmimet aktuale dhe çmimet e një viti paraprak.

Sipas ASK-së, BPV-ja ka shënuar rritje 3.08 për qind krahasuar me një vit më parë.

Aktivitetet që kishin rritje në TM3 janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rritje 8.13 për qind, ndërtimtaria 7.19 për qind. Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë pasur rritje prej 3.42 për qind. E aktivitetet e pasurisë së paluajtshme 0.54 për qind.

“Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor janë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 8,13%; Ndërtimtaria 7,19%; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse 4,76%; Bujqësia, pyjet dhe peshkimi 3,42%; Industria përpunuese 3,16%; Informacioni dhe komunikimi 2,95%; Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 2,66%; Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 2,28%; Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale 1,85%; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit 1,32% dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme 0,54%”, ka njoftuar ASK-ja.

Vizita e Böttcher në Kosovë: U diskutua roli i rëndësishëm i udhëtimit ajror

0

Christian Böttcher, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane, i shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i KDWV-së, Besnik Vasolli, u takuan me përfaqësuesit e autoritetit për të diskutuar rolin e aviacionit civil, i cili shërben jo vetëm përmes sigurisë dhe efikasitetit, por edhe si një mundësi për lidhjen njerëzore.

Për shumë kosovarë, veçanërisht për ata që jetojnë në Gjermani, udhëtimi ajror është një urë për të arritur në shtëpi. Me afrimin e sezonit festiv, Aeroporti i Prishtinës shndërrohet në një vend ku distancat zhduken dhe familjet ribashkohen. Kjo lidhje e fortë është më shumë se një udhëtim; është një mundësi për të krijuar momente të përbashkëta, për të festuar dhe për të ruajtur lidhjet e qëndrueshme mes brezave.

Shkëmbimi i ideve mes Böttcher dhe përfaqësuesve të aviacionit civil u përqendrua në mënyrën se si infrastruktura dhe rregullimi i aviacionit mund të vazhdojnë të zhvillohen, duke u përshtatur me nevojat e qytetarëve dhe duke u përgatitur për sfidat e ardhshme. Sepse lidhshmëria, e cila mund të duket si një koncept abstrakt, matet në ribashkimet e ngrohta, festat e përbashkëta dhe lidhjet që mbijetojnë përtej distancave.

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

0

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar për në Shqipëri pasi ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale “përfshirje në grup të strukturuar kriminal”.

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”, thuhet në njoftim.

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr një vendim

0
Foto: Arkiv

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.

Në vendimin e Qeverisë është bërë e ditur se mjetet e kursyera në disa kategori janë ndarë në disa kategori të tjera.

Sipas vendimit mjetet i janë ndarë Ministrisë së Financave për kategoritë e pensioneve për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë si dhe pagesat për komunali për familjet e cenueshme.

Shuma e përgjithshme e mjeteve është 4 milionë 752 mijë e 350 euro.

Federata e Sindikatave apel Qeverisë, rreth rritjes së pagës minimale

0

Federata e Sindikatave të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSK) i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës në detyrë që të zbatojë vendimin për rritjen e pagës minimale nga 1 janari 2026, ashtu siç është miratuar më 31 tetor 2025.

Në apelin e drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Murati, FSPTSK rikujton se Qeveria ka vendosur që paga minimale të rritet nga 350 euro në 500 euro, në dy faza. Faza e parë parasheh rritjen në 425 euro bruto nga 1 janari 2026, ndërsa faza e dytë në 500 euro nga 1 korriku 2026.

Federata thekson se zbatimi i këtij vendimi është i domosdoshëm për lehtësimin e kostos së jetesës për punëtorët e sektorit privat, përballë rritjes së vazhdueshme të inflacionit dhe çmimeve në treg.

Po ashtu, FSPTSK kërkon që Qeveria të ndërmarrë përgatitjet e nevojshme buxhetore, veçanërisht për kompanitë publike dhe ato private që ofrojnë shërbime për institucionet publike, në mënyrë që pagesat mujore të kryhen në përputhje me rritjen e pagës minimale.

Sipas Federatës, këto kompani mbulojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve buxhetore të Qeverisë dhe aktualisht nuk kanë buxhet të paraparë për rritjen e pagës minimale që pritet të hyjë në fuqi.

Në fund, FSPTSK rithekson kërkesën e saj që paga minimale, në kushte normale ekonomike, të arrijë së paku në 600 euro, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri për dinjitetin dhe mirëqenien e punëtorëve në Kosovë.

KQZ: Funksionale kutitë postare në 23 shtete të botës për qytetarët që votojnë jashtë shtetit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

“Më 14 dhjetor, KQZ ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë vendit për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet, të cilat janë shtypur në Slloveni, kanë arritur në Kosovë të premten më 12 dhjetor dhe pas kësaj shërbimi votues i KQZ-së ka bërë përgatitjen e pakove individuale për secilin votues të regjistruar. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, ka njoftuar KQZ.

KQZ ka njoftuar se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025.

“Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta. KQZ inkurajon votuesit e regjistruar që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”, ka njoftuar KQZ.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit priti drejtorin e Policisë Rajonale: Spitali dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

0

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e infermierisë, Burbuqe Gashi, dhe drejtorin e administratës, Lumrim Murtezaj, pritën të hënën në takim drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, kolonel Faton Alija. Ai ishte i shoqëruar nga komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kapiten Nexhdet Mrasori, komandanti i Trafikut Rajonal, kapiten Arsim Bytyqi, si dhe komandanti i Stacionit Policor të Dragashit dhe kryetar i Sindikatës, kapiten Shaqir Uka.

Sipas njoftimit, kolonel Faton Alija përgëzoi drejtorin e spitalit për marrjen e detyrës dhe shprehu falënderimet për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar gatishmërinë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim.

“Takimi i sotëm ka dy qëllime. Së pari, për të uruar z. Osman Hajdarin për marrjen e detyrës së drejtorit ekzekutiv, duke i dëshiruar menaxhim të suksesshëm dhe rezultate pozitive në udhëheqjen e spitalit. Së dyti, për të shprehur falënderimin për bashkëpunimin që kemi me spitalin, veçanërisht për trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e policisë, kontrollet sistematike dhe procesin e rekrutimit të rekrutëve të rinj. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimet tona për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe institucionet, përfshirë edhe spitalin e Prizrenit”, theksoi kolonel Alija.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv Osman Hajdari falënderoi udhëheqësit më të lartë rajonal të policisë për vizitën dhe urimet, duke i informuar ata për gjendjen aktuale të spitalit, arritjet dhe planet për të ardhmen.

“Ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore, të afërta dhe të lehta për të gjithë qytetarët dhe ata që kërkojnë shërbime në spital. Po punojmë pandërprerë dhe me ritëm maksimal për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pajisje dhe materiale mjekësore, si dhe rekrutimin e profesionistëve shëndetësorë, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Gjithashtu, po forcojmë bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, që spitali jonë të jetë model dhe referencë për ofrimin e shërbimeve. Bashkëpunimi me policinë është jashtëzakonisht i mirë dhe do të forcohet edhe më tej, pasi qëllimi i të dy institucioneve është i njëjtë: siguria dhe shëndeti i qytetarëve”, përfundoi drejtori Hajdari.

Sipas njoftimit, vizita e sotme nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe Policisë Rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve.

Kritika ndaj Osmanit për vizitën në Mitrovicë te Faton Peci, reagon Presidenca

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Peci, për ta uruar për marrjen e detyrës.

Peci ka thënë se në takim është diskutuar për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbështetjes institucionale.

Ndaj vizitës së Osmanit ka pasur reagim nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së. Ai ka thënë se Osmani nuk përfaqëson unitet, por “favorizime e përçarje”.

“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ka reaguar edhe Blerta Deliu nga PDK-ja nëpërmjet një videomesazhi në Facebook.

“Favorizimet politike nuk i bëjnë nder Presidentes. Dorëheqje ose respekt i barabartë!” – ka thënë Deliu.

Ndaj vizitës së Osmanit ka reaguar edhe analisti Shenoll Muharremi. Ai e ka quajtur vizitën e Osmanit te kryetari i ri i Mitrovicës, si turp i madh.

“Sot na paska turpëruar Presidentja. Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë për ta uruar një kryetar, po nuk ka shkuar ta urojë askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakontë, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë. Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me uru në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?” – ka shkruar Muharremi.

E Muharremit i ka reaguar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Të thuash se Presidentja ‘nuk ka shkuar ta uroj askënd tjetër’, është tërësisht e pavërtetë. Si një përcjellës i zhvillimeve politike, nuk do të ishte dashur t’ju ikin zhvillimet e fundit nga aktiviteti i Presidentes nëpër komuna. Faktet janë kokëforta dhe i rrëzojnë lehtë pretendimet. Presidentja ka qenë edhe në Dragash, i udhëhequr nga LDK-ja, ka qenë edhe në Ferizaj, i udhëhequr nga PDK-ja dhe ka qenë në Gjilan, i udhëhequr nga Vetëvendosje. Pra, narrativa se Presidentja paska ‘zgjedhur njërin e ka injoruar të tjerët’, është e pavërtetë, tendencioze dhe e ndërtuar për konsum ditor, jo për interes publik. Përpjekja për ta paraqitur këtë si shkelje të paanshmërisë kushtetuese është abuzim me terminologjinë kushtetuese. Presidentja e Republikës nuk e humb paanshmërinë duke kryer detyrën e saj përfaqësuese dhe institucionale”, ka shkruar Kupina në Facebook. “…Në fund, problemi nuk është Presidentja. Problemi është frika nga një figurë që vepron mbi parti, mbi interesa të ngushta dhe mbi pazare politike”.

Osmani e Peci kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit.

“…duke ditur vullnetin me të cilën punon dhe seriozitetin që merr secilën punë dhe njëkohësisht jam e bindur që edhe nga aspekti politik duke ditur rëndësinë e Mitrovicës do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, integritetin territorial. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve”, tha Osmani.

E pyetur se pse nuk ka përkrahur në të njëjtën mënyrë ish-kryetarin e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën, Osmani u kundërpërgjigj se është një propagandë, pasi ka vizituar disa herë Hamzën dhe ka pasur përkrahjen e njëjtë.

“Unë kam mendim dhe mendimi i parë është që ajo që sapo e the është ‘fake news’, është propagandë, është gënjeshtër, sepse jo një herë, po disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën sa ka qenë kryetari i komunës. Jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë në vizitë nëpër projekte të ndryshme, në shkolla biznese së bashku më të kemi vizituar edhe OJQ të ndryshme, pra edhe kryetari paraprak, ka pasur përkrahjen time të plotë”, shtoi Osmani

Peci tha se është diskutuar për çështjet kryesore si arsimi, shëndetësia, por edhe çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale të këtij qyteti, porse nuk demonstrohet në terren. Për këtë Peci tha se duhet të përmirësohet dhe të investohet në infrastrukturë.

“Diskutuam për të gjitha temat që janë me interes publik, duke filluar prej çështjeve ambientale, deri tek çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale, edhe për mundësinë që qyteti i Mitrovicës është më i bukuri për ata që i ka dhënë perëndia por që nuk është demonstrim i gjendjes faktike në terren, ta përmirësojmë dhe ta avancojmë përmes investimeve konkrete çoftë ato infrastrukturore”, tha Peci./KOHA

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort