- Reklama -

Bizneset sërish në protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, kërkohet reflektim nga Qeveria

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), së bashku me përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova, sërish do të mbajnë një protestë të mërkurën, nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Kjo protestë synon të kundërshtojë mënyrën se si bizneset janë detyruar të hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, pa pasur përgatitje të mjaftueshme.

- Reklama -

Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe bëri thirrje që Qeveria të rishikojë vendimin e marrë.

Ai tha se kërkojnë një afat njëvjeçar dhe një paketë ligjore për të lehtësuar tranzicionin për bizneset dhe për të mbrojtur qytetarët.

“Protesta do të mbahet nesër nga ora 11:00 deri në 12:00. I ftojmë të gjithë ata që preken nga ky vendim të na bashkohen për të mirën e vendit. Kërkojmë që Qeveria të reflektojë dhe të mbështesë biznesin dhe ekonominë, duke dhënë një afat të përshtatshëm për kalimin në tregun e lirë dhe duke përgatitur masa ligjore për këtë tranzicion”, tha Rafuna.

Ai shtoi se, nëse Qeveria nuk ndryshon qëndrim, bizneset do të detyrohen të vazhdojnë protestat.

Rafuna kritikoi gjithashtu ZRRE-në për mungesën e përgatitjes dhe ofertave të mjaftueshme për konsumatorët në tregun e lirë të energjisë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, deklaroi se takimi me përfaqësuesit e KEK-ut nuk solli përgjigje të kënaqshme dhe shprehu se pakënaqësitë e bizneseve do të shprehen në protestë.

“1300 biznese dhe familjet e punëtorëve të tyre janë në një situatë të vështirë. Ndërsa bizneset vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre, njëkohësisht po përgatiten për protestën e nesërme, e cila pritet të jetë shumë e madhe”, tha Shahini, duke kërkuar që Qeveria të shtyjë zbatimin e vendimit për një vit.

Skender Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë në Kosovë, deklaroi se nga 1300 biznese që janë përfshirë në procesin e liberalizimit, vetëm tri kanë arritur marrëveshje me KEK-un.

Ai ftoi qytetarët që të dalin dhe të mbështesin protestën kundër këtij vendimi.

Ndryshe, ditë më parë u mbajt një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrjen e bizneseve nga e gjithë Kosova duke bllokuar një pjesë të hyrje – daljeve të Prishtinës, e cila zgjati për dy orë. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort