- Reklama -

Bizneset paralajmërojnë protestë, shkak vendimi i ZRRE-së

Të enjten më 29 maj, komuniteti i biznesit do të organizojë një protestë, për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë.

Sipas njoftimit të Odës Ekonomike të Kosovës, protesta do të mbahet nga ora 10:00 e deri në orën 12:00.

- Reklama -

“Nëse institucionet nuk reflektojnë dhe nuk ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar kërkesat e bizneseve, protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim.

OEK, në emër të komunitetit të biznesit, i bën thirrje institucioneve që të reflektojnë me urgjencë dhe të krijojnë një fazë kalimtare për përgatitjen graduale të bizneseve, me qëllim të një integrimi të qëndrueshëm dhe të drejtë në tregun e lirë të energjisë.

“Mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale në këtë proces po krijon pabarazi të theksuar në treg, rrezikim të konkurrueshmërisë, dëme të mëdha për bizneset dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë e vendit, përfshirë rënien e prodhimit vendor dhe humbjen e vendeve të punës”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe kërkesave të shumta për një dialog të sinqertë, transparent dhe konstruktiv me institucionet e vendit, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh keqardhjen që nuk është arritur ndonjë bashkëpunim i mirëfilltë për të mundësuar një fazë tranzicioni të drejtë dhe të menaxhueshëm lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort