- Reklama -

Bidenit i rekomandohen sanksione për të gjithë ata që kërkojnë “Shqipërinë Etnike”

Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit “Johns Hopkins” dhe Qendra Wilson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të martë, kanë dalë me një raport, i publikuar nga gjashtë autorë, në të cilin katër prej tyre vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, përkatësisht Serbia, Sllovakia, Spanja dhe Serbia, ndërsa dy autorë të tjerë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.

Në raport, SHBA-së i kërkohet që t’i sanksionojë të gjithë ata që kërkojnë një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë dhe gjithashtu i kërkohet edhe emërimi i një emisari tjetër special për sigurimin e njohjeve për Kosovën.

- Reklama -

“Kërkohet zbatimi i hapave nga ana e Administratës Biden, duke përfshirë emërimin e një të “Dërguari Special për Njohjen e Kosovës” së bashku me një paralajmërim të SHBA-së që të sanksionojë çdo lider në Kosovë e Shqipëri që promovon idenë e ndonjë ‘bashkimi’ mes të dyja vendeve”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, në këtë dokument thuhet se dialogu, i cili, sipas autorëve të dokumentit, cilësohet i vdekur, do të transformohej vetëm atëherë kur Kosova do të njihej nga katër vendet anëtare të NATO-s që janë Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania.

“Të bindësh katër shtete anëtare të NATO-s, si dhe të pestën – Qipron, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, por jo e Aleancës Veriatlantike, nuk është e lehtë. Do të duhet një përpjekje e madhe nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, së bashku me aleatët tjerë, për t’i bindur vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta ndryshojnë qëndrimin e tyre”.

“Politikëbërësit përtej oqeanit do të investojnë në këtë strategji vetëm nëse janë të bindur për domosdoshmërinë, përfitimet më të mëdha dhe qëndrueshmërinë e një qasjeje të tillë”, janë shprehur autorët ndër të tjera.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort