Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka biseduar nëpërmjet një videolidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas rritjes së tensioneve në lindje të Ukrainës.
Biden ka shprehur shqetësimin e thellë për mbledhjen e trupave ruse në afërsi të Ukrainës, duke kërcënuar “me masa të ashpra ekonomike dhe tjera”, është thënë nga Washingtoni.
Moska më herët ka thënë se bisedimet janë të nevojshme.
Rusia ka zhvendosur mijëra trupa në kufi, por insiston se nuk e ka ndërmend ta sulmojë Ukrainën.
Dëshiron garanci se Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s, por forcat perëndimore thonë se sovraniteti i Ukrainës duhet respektohet.
Bisedimet nisën në ora 16:07, është thënë nga Shtëpia e Bardhë.
Janë mbajtur në një videolidhje të sigurt, të caktuar nga administratat e kaluara, por që nuk është përdorur kurrë më herët.
Në video fillimisht janë parë momentet e përshëndetjes mes liderëve, por më pas bisedimet janë mbajtur me dyer të mbyllura e kanë zgjatur afro dy orë.
Në një komunikatë, Shtëpia e Bardhë ka thënë: “Presidenti Biden ka shprehur shqetësimin e thellë të SHBA-së dhe aleatëve evropiane rreth shtimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe ka bërë të qartë se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të reagojnë me masa të forta ekonomike dhe masa tjera në rast të një eskalimi ushtarak. Presidenti Biden e ka ripërsëritur përkrahjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për deeskalim dhe kthim në diplomaci”.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy presidentët kanë biseduar edhe për dialogun SHBA-Rusi në stabiliteti strategjik, për siguri kibernetike e po ashtu për punë të përbashkëta në çështjet rajonale, si Irani.