Rashit Qalaj dhe Isak Shabani janë betuar si deputetë të rinjë të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovë, pas një muaji mungesë.
- Reklama -
Në rend të ditës janë 36 pika. Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seanca për më shumë se katër javë, ku deputetët ishin angazhuar më shumë në zgjedhjet lokale.
Në nisje të seancës, Konjufca ka kërkuar që të bëhet betimi i dy deputetëve të rinjë në Kuvend.
Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj zëvendëson Bedri Hamza i cili është zgjedhur kryetar i Mitrovicës.
Ndërsa Isak Shabani zëvendëson Fadil Nurën, i cili është zgjedhur kryetar i Skenderajt.
- Reklama -