- Reklama -

Bekim Jashari uron xhaxhanë e tij për ditëlindjen e 75-të: Të paçim gjatë i dashur mixhë

Sot Rifat Jashari, vëllai i komandantit Adem Jashari, feston ditëlindjen e tij të 75-të.Një ditë më parë, të martën, djali i tij, Bashkim Jashari, u emërua në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rifat Jashari njihet për kontributin e tij të madh në rritjen e pasardhësve të familjes Jashari, pasi është i vetmi vëlla i Jasharëve që i ka mbijetuar luftës. Andaj nipi i tij, Bekim Jashari ka disa fjalë urimi për xhaxhanë e tij.

- Reklama -

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që dje zyrtarisht ia dorëzoi postin e të parit të kësaj komune, Fadil Nurës nga PDK, sot ka uruar xhaxhanë e tij, Rifat Jasharin, për ditëlindjen e tij të 75-të.“Sot mixha ynë i dashur, njeriu që për familjen tonë është gjyshi, babai, mixha, vëllai e shoku më i mirë. Mixha Rifat sot mbushi 75 vite jetë, 75 vite punë, sfida, mërzi por edhe krenari, burrëri e trimëri.

Kontributi i tij për familjen tonë është i jashtëzakonshëm, si para luftës duke ndihmuar familjen tonë të madhe nga puna në Gjermani, në luftë me logjistikë për Komandantin Legjendar Adem Jashari, babushin Hamezën dhe UÇK-në në përgjithësi”, ka shkruar Jashari në Facebook.“Ai ishte njeriu që më qëndroi mua afër në momentet më të vështira kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes”, ka shkruar tutje ai.

Jashari e përshkruan si njëri të fortë xhaxhanë e tij, i cili, sipas tij, për asnjë moment nuk u dorëzua dhe nuk arriti ta mundë mërzia, duke shtuar se ishte shumë krenar me vëllezërit, babën Shaban, nipat dhe të gjithë familjen që ranë në betejën e 5,6 dhe 7 marsit 1998.

“Urime ditëlindjen mixhë i dashur, të uroj edhe shumë vite tjera të lumtura bashkë me ne dhe nipat e stërnipat që aq shumë i do. Baba Shaban, Komandanti Legjendar, Adem Jashari e babushi Hamëza pushojnë të qetë ngase ti ua përmbushe me sukses amanetin e tyre për familjen dhe fëmijët që t’i kishin lënë amanet. Të paçim gjatë i dashur mixhë!”, thuhet tutje në urimin e tij.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa vende nga rajoni Prizrenit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort