Presidenti i Aleancs Kosova e Re Behgjet Pacolli, tha se nuk do të ketë rritje ekonomike prej shtatë apo tetë përqind siç është paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës.
“Vitin e kaluar kemi pasur një stagnim të ekonomisë për shkak të zgjedhjeve, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë. Edhe pse ky krahasim nuk mund të jetë krahasim i mirë, prapë se prapë, PER FAT TE KEQ këtë vit nuk do të ketë rritje ekonomike 7 apo 8 % ashtu si po pretendojnë”.
Ai theksoi se ka mundësi që të ruhet rritja ekonomike prej 5 përqind falë remitencave që vijnë nga diaspora.
“Kosova këtë vit ka gjasat të ruaj rritjën ekonomike afer 5%, që eshte mesatarja e dy viteve të fundit edhe atë fal vellimit të remitencave e jo faktorëve të rendesishem që përmenda më lartë”.
Pacolli ka përmendur një varg arsyesh se pse nuk ka mundësi që kjo të ndodhë:
Thjesht, po përmendi disa fakte;
a) Investimet direkte
që ndikojnë në ngritjen e standardit të jetesës, kulturës dhe edukimit të qytetarëve,
b) Investimet në Infrastrukturë si dhe
c) Investimet në progresin teknik
në përgjithësi, që ndikojnë drejtpërdrejti në rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve të vendit
…janë veprimët kryesorë që kushtëzojnë rritjen ekonomike të një vendi.
Nëse këto zbërthehën, tregojnë se;
Këtë vit në Kosovë nuk ka pasur investime të rëndësishme që kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve;
Nuk janë krijuar vende pune në masën e pretenduar,
Nuk ka pasur rritje të pagave ( hyrave)
Nuk ka pasur rritje të pensioneve ( përveç premtimeve për ndonjë ndihmë)
Nuk ka pasur krijime të reja të operatorëve ekonomik,
Nuk ka pasur të hyra shtesë për shtetin (përveç remitancave)
Nga ana tjetër, i gjithë viti 2021 karakterizohet me ngecje të investimeve në infrastrukturë,
nuk ka pasur ndërtime të reja infrastrukturore (të çfarëdo lloji) apo edhe riparime të dëmeve nga përmbytjet e vitit të kaluar.
Gjithashtu nuk ka asnjë shenjë se ka ndryshime të mëdha në rritjen e PBB-së krahasuar me vitin e kaluar kur ekonomia e vendit filloi të ngecë.
Tendenca për të krijuar narrativën se ka rritje ekonomike (që bazohet në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, pa rritur të hyrat) është thjesht një “simulim” ( një term i njohur në ekonomi) apo një tendencë për të bindur se ka rritje të produktivitetit… por kjo nuk është rritje reale ekonomike.