Të mërkurën, më 26 qershor, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të jetë nikoqir i një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Siç është njoftuar në faqen zyrtare të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, nga ora 15 do të zhvillojë takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin, të cilat do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.
Në takimet do të shqyrtohet se çfarë është arritur deri më tani në dialogun e udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe do të fokusohet në hapat e ardhshëm.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell do të bëjë deklarata për mediat para dhe pas takimeve./GazetaSinjali