- Reklama -

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë në afër 40 gradë Celcius.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

- Reklama -

IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.

“Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga rekomandimet që IKSHPK-ja ka publikuar në rrjetet sociale.

Ndërkaq, zjarrfikësit në mbarë Ballkanin po përballen me paralajmërime për më shumë vatra zjarri, teksa është intensifikuar vala e nxehtësisë.

Zjarret veçse përfshin disa shtëpi në jug të Kroacisë gjatë fundjavës, ndërkaq zjarrfikësit në Shqipëri arritën të mërkurën që të vinin nën kontroll dhjetëra vatra zjarri.

Disa shtete në Ballkan presin që temperaturat të jenë afër 40 gradë Celsius të enjten.

Në Kroaci, ku disa zona ende po përballen me pasojat e zjarreve dhe banorët janë detyruar të evakuohen gjatë fundjavës, zjarrfikësit kanë paralajmëruar për rrezik nga zjarret në mbarë vendin gjatë së enjtes.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të kontribuojnë në siguri përmes sjelljes së përgjegjshme”, tha shërbimi i zjarrfikësve përmes një deklarate.

Nga kryeqyteti Zagreb në veri, deri në Dalmaci në jug, disa rajone do të jenë në nivelin më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga zjarret dhe për probleme shëndetësore për banorët nga i nxehti, thanë autoritetet.

Në Shqipëri, ekziston rreziku që kushtet e nxehta dhe të thata atmosferike të shkaktojnë vatra të reja zjarri.
Dhe, në Serbi po ashtu janë lëshuar paralajmërime për shkak të temperaturave ekstreme, teksa të mërkurën në Beograd temperaturat arritën në 38 gradë, ndërkaq një ditë më vonë ato pritet të jenë 39 gradë Celsius./REL

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort