Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit
Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur gjetje se thesari është i paqëndrueshëm.
Sipas saj, në rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove, sulmi ka qenë nga brenda.
“U përmend sa herë rasti i vjedhjes në thesar të 2.1 milionë dhe është potencu në raportin e auditorit. Asnjëherë më herët thesari nuk ka pasur gjetje që thesari nuk ka qenë i qëndrueshëm. Sulmi ka qenë nga brenda përkatësisht nga zyrtari që ka punuar në thesar. Do të thotë thesarin ashtu siç e kemi gjet ashtu e kemi lënë, po ky rast ka ndodhur, si e kemi evidentu rastin e kemi lajmëruar rastin. Personat përgjegjës janë në burg. Sipas kërkesës time është bërë hetimi i të gjithë zyrtarëve që punojnë në thesar. Kur është fjala për faktorin njeri nuk është asgjë e sigurt, kur janë njerëzit që korruptohen është vështirë që ta evidentosh”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë për ta zbuluar rastin.