Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën e Komisionit për Buxhet për zvogëlimin e pagës për një mijë euro të auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca.
Spanca nga 3.800 euro në muaj sa fitonte, tani do ta ketë pagën 2.800 euro.
Kjo ishte kërkesë e vetë Spancës një muaj më herët.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, inkurajoi edhe zyrtarët e tjerë publik të veprojnë njëjtë.
Kjo pagë do të jetë në zbatim deri në rregullimin e ligjit për funksionarët publik.