Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka theksuar edhe një herë lidhjen me qytetarët e zonës së Hasit, duke deklaruar se fitorja e Lëvizjes do të festohet pikërisht aty – në Krajk.
“Në Krajk të Hasit, me njerëzit e përkushtuar që na japin forcë çdo ditë, do ta festojmë fitoren e Lëvizjes në Prizren,” tha Abrashi, duke falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin në këtë garë vendimtare.
Ai shtoi se përkushtimi dhe mbështetja e qytetarëve të Hasit dhe të gjithë Prizrenit janë burimi i energjisë së tij për të çuar përpara ndryshimin që qyteti ka nevojë.
“Faleminderit për besimin tuaj – jemi më afër se kurrë drejt një Prizreni të drejtë, të zhvilluar dhe me qeverisje që punon për njerëzit,” përfundoi Abrashi.