- Reklama -

Arrestohet një serb nën dyshime për krime lufte në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.

Arrestimi është kryer me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu-Shamolli, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me hetuesit e Krimeve të Luftës.

- Reklama -

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë.

Në veçanti, ai dyshohet për përfshirje në një operacion ushtarako-policor gjatë muajit prill të vitit 1999 në fshatin Zhazhë, ku sipas hetimeve, janë vrarë shtatë civilë shqiptarë. Trupat e tyre janë gjetur më pas në varrezat e fshatit Suhodoll në komunën e Mitrovicës.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se brenda afateve të përcaktuara ligjore, sipas Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.


- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort