Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Gazimestan, aty ku janë mbledhur për ta festuar Vidovdanin.
Nuk dihen arsyet e arrestimit.
Policia e Kosovës po kontrollon secilin serb që ka ardhur në Gazimestan, në afërsi të Obliqit, për ta festuar Vidovdanin.
Policia ka larguar flamuj e bluza provokuese nga pjesëmarrësit.
Serbët kanë nisur të këndojnë këngë nacionaliste, teksa dëgjohen duke thënë: “Kosova, zemra e Serbisë” e “Do të kthehemi një ditë në Kosovë”/KOHA.net