- Reklama -

Arrestohet një 59-vjeçar në Prizren, dyshohet se goditi zyrtarin policor pasi kishte parkuar veturën në mënyrë të parregullt

Një tjetër incident shqetësues ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur sot paradite në Prizren, ku një qytetar ka humbur kontrollin dhe ka ushtruar dhunë ndaj një zyrtari të rendit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Shaip Spahiu”, përballë Bankës Ekonomike, ku patrulla policore me biçikleta kishte ndërhyrë për një veturë të parkuar në mënyrë të parregullt. Vetura mbante targa të Shqipërisë.

- Reklama -

Në momentin kur policët kanë nisur procedurën, nga banka ka dalë vozitësi – Sh. Rr, 59-vjeçar, i cili ka reaguar ashpër ndaj tyre. Fillimisht me sjellje agresive dhe kërcënime verbale, e më pas me një veprim të drejtpërdrejtë fizik, duke shtyrë njërin nga zyrtarët policorë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ku ndaj tij tashmë është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Hetimet janë ndërmarrë nga njësia për hetime rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort