Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, me datën 4 gusht 2024, ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ky operacion policor i suksesshëm i kapjes së këtij falsifikatori, që dyshohet se gjatë dy viteve të fundit ka prodhuar qindra mijëra monedha 2 euro-she, rezultoi pas bashkëpunimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga EUROPOL dhe EUROJUST, thuhet në njoftim./TVPrizreni/