- Reklama -

Arrestohen 4 persona për shkak të veprave penale të fajdes, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, mashtrimit dhe detyrimit

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar në korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP), ku në bazë të rezultateve të hetimit sot me datë 15 qershor 2021, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë – pjestarë të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar janë: N.K., i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së. I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i KPRK-së, dhe “Marrja e ryshfetit” 421 paragafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, si dhe dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale.

- Reklama -

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale., thuhet në fund të kësaj komunikate.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort