Me qëllim që të përmbushen saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të fillojë nga periudha gusht 2024.
Me anë të një kumtese për media theksohet se deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.