- Reklama -

Apeli vërteton dënimin me 12 vite burgim për krime lufte ndaj Zoran Gjokiq

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Zoran Gjokiq u dënua me 12 vite burgim për krime lufte.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media.

- Reklama -

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohen si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Z.D., ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, APS.nr.22/2021, i datës 11.02.2021, kurse është hudhur si e palejuar ankesa e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara

Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari Z.D. është shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime të Luftës Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, lidhur me nenin 3 të përbashkët për Konventat e Gjenevës të datës 12.08.1949 dhe nenin 4 të Protokollit 2 të datës 08.06.1977 shtojcë e Konventave të Gjenevës, duke e dënuar me dënim me burgimnë kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjetëve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Zoran Gjokiq më 11 shkurt të këtij viti u shpall fajtor për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës dhe u dënua me 12 vite burgim. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort