- Reklama -

Ambasada amerikane për deklaratën e Kurtit: Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë është i pasaktë

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se vendimi për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës.

“Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë apo me aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe përpjekje për të shmangur thelbin e çështjes”- tha zëdhënësi për KALLXO.com.

- Reklama -

Këto përgjigje erdhën në lidhje me deklaratën e Kurtit, i cili gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohoi se arsyeja pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën lidhet me mbylljen e strukturave serbe në veri të Kosovës.

Mirëpo, ai ka deklaruar se “nuk ndihet fajtor” për veprimet e ndërmarra në këtë pjesë të shtetit, meqë konsideron se i “takon brezit të tij t’i merr këto vendime”.

“Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”- potencoi Kurti gjatë një bashkëbisedimi në ShBA, të cilin e kanë shpërndarë anëtarë të LVV-së.

Zëdhënësi i Ambasadës tha për KALLXO.com, se ia kanë shprehur shqetësimet drejtpërdrejt kryeministrit dhe kanë bërë të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ai rikujtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbeten gjithmonë mike të ngushta të popullit të Kosovës dhe janë plotësisht të përkushtuara ndaj partneritetit tonë.

“Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje partnerëve tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”- shkruan në përgjigje.

Tutje, zëdhënësi i Ambasadës tha se SHBA do që të ecë përpara me qeverinë kujdestare, por i “nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Ambasada, tha se do të vazhdojnë të vlerësojnë veprimet e qeverisë kujdestare.

Pas pezullimit të Dialogut Strategjik të planifikuar nga SHBA-ja me Kosovën, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kishte deklaruar duke qartësuar se nuk bëhet fjalë për pezullim të një dialogu të nisur mëparë, por të një dialogu të planifikuar dhe se sipas tij, nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Amerikën.

“Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialogun strategjik e jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”- tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 19.09.2025.

Kurti tha se nuk janë prishur me Amerikën, por kanë disa dallime në fushën e diplomacisë.

Ambasada e SHBA-së më 12 shtator ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë “për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.”

“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”- njoftoi Ambasada./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort