Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu bashkë me homologun e saj nga Mbretëria e Danimarkës, Nick Hakerup, vizituan Institucionin Korrektues në Gjilan.
Në këtë vizitë ata u njoftuan me gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së përgjithshme të institucionit si dhe shërbimet që ofrohen aty.
Po ashtu, delegacionet vizituan edhe ambientet e banimit duke përfshirë edhe dhomat e të paraburgosurve dhe të dënuarve ku u njoftuan nga afër me kushtet dhe standardet që ofron ky institucion.
Hakerup ka falënderuar Haxhiun për mikpritjen dhe mundësinë për të parë për së afërmi ambientet e burgut ku pritet të vendosen të dënuarit nga Mbretëria e Danimarkës, sipas pajtimit të të dyja vendeve.
“Kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të dy letër-qëllimeve; Njëri për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues si dhe tjetri për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunim politik”, ka njoftuar Ministria.