- Reklama -

Aksident në rrugën Suharekë-Shtime, një i vdekur e dy të lënduar

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një autobusi në rrugën Suharekë-Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë.

Si pasojë e aksidentit një pasagjer i veturës, i moshës 28-vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

- Reklama -

Zëdhënësi i Policës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.

“Dje, më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi  dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMË ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin. Rruga Suharekë–Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, ka thënë Bytyqi./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort