- Reklama -

Abrashi: Do të diskutojmë me gjithë deputetët që “nuk e kanë humbur arsyen nga presioni”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë se po vazhdon “bojkoti e sabotazhi opozitar në Kuvendin e Kosovës”.

Ai ka thënë se po presin nga Gjykata Kushtetuese të sqarohet çështja e votimit të fshehtë e po ashtu edhe vendimi për “manipulimin e votave nga diaspora nga LDK-ja”.

- Reklama -

Abrashi ka thënë se me Nismën Socialdemokrate ka diskutime për të gjitha temat. Ai ka thënë se do të vazhdohet të diskutohet me deputetë shqiptarë të gjitha subjekteve politike “që nuk e kanë humbur arsyen nga presioni nga partitë  e tyre relevante”.

Ai ka mohuar se deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës u janë ofruar privilegje për të votuar për propozimin e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, që është Albulena Haxhiu.

“Konsideroj se kolegët tanë nga LDK-ja nuk e kanë nevojë të sajojnë storie të tilla të paqëndrueshme. Mundohen të mbulojnë pafuqinë e tyre që të bindin me zor deputetët të qëndrojnë brenda një vendimi absurd. E di se LDK-ja ka zëra të arsyes. Po abuzohet lojaliteti i deputetëve ndaj subjektit. Kjo nuk zgjat pafundësisht”, tha Abrashi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort