Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka marrë një detyrë të re. Abbott është emëruar ambasador britanik në Shqipëri, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Të gjithë ne në ambasadë mezi presim ta përshëndesim në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
Kujtojmë se Abbott në muajin shkurt, në përfundim të mandatit të tij në Prishtinës, i ishte drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të saj, duke zgjedhur fjalët më të mira.