Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, ka reaguar pas problemeve në furnizimin me ujë në disa fshatra dhe zona të qytetit të Prizrenit. AAK thotë se e konsideron të çuditshme ngarendjen e pushtetarëve për të shpjeguar kompetencat e institucioneve regjionale dhe bartjen e përgjegjësive tek të tjerët. Tutje, nga AAK janë shprehur se qytetarët e Prizrenit kërkojnë udhëheqësi të duhur për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe jo retorikë boshe të kompetencave, sipas tyre.
Reagimi i plotë:
“Ngarendja e pushtetarëve për të shpjeguar kompetencat e institucioneve regjionale dhe bartjen e përgjegjësive tek të tjerët është e çuditshme!
Qytetarët e Prizrenit kërkojnë lidership për zgjidhje të problemeve e jo retorikë boshe të kompetencave.
Ujë 24h në premtime, e qytetari sot në temperatura mbi 40 gradë, orvatet të sigurojë një pikë ujë.”, shkruan AAK./TVPrizreni/