Në letrën ngushëlluese nga AAK në Prizren thuhet se sot, Naim Krasniqi vetëm fizikisht është ndarë nga ne, ideologu,themeluesi dhe një nga organizatorët e parë të Frontit të Rezistencës, që do të shëndrrohej në Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës.
“Mbi 11 vite vuajtje e malltretime në burgjet e jugosllavisë, nuk e thyen e as nuk e zmbrapsën në idenë e tij për çështjen e madhe të kombit! Patriot i palëkundur, me mendime përparimtare si pak të tjerë! Bashkë me Ukshin Hotin e shumë shqiptarë të tjerë, do të ishin hala ne sytë e jugosllavisë edhe brenda burgjeve të tyre, pasi i burgosën fizikisht, por jehona e veprimtarisë së tyre kishte marrë dhenë!
Kosova sot e humbi një nga ikonat e cështjes Shqiptare Naim Krasniqin!
Kryetar Besnik Krasniqi, znj.Minire dhe mbarë familja Krasniqi,pranoni ngushëllimet më të sinqerta në këtë ditë dhimbje e krenarie! Baca Naim pushoftë nè parajsë! Lavdi jetës e veprës së tij!”, thuhet në fund të kësaj letre ngushëlluesë nga AAK dega në Prizren.