Pas incidentit me armë zjarri të ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku i vdekur ka mbetur një polic, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se pavarësisht rastit, policët ashtu siç edhe theksohet në rregullore, duhet të mbajnë armë edhe jashtë orarit të tyre të punës.
Kjo sepse sipas tij, zyrtarët policorë duhet të jenë të gatshëm 24 orë në mbrojtje të qytetarëve.
- Reklama -
“Nuk mund të hiqet nga rregullorja por duhet që Policia e Kosovës të ngrit në shkallë më të lartë çështjen e trajnimeve shtesë për zyrtarët policor sidomos kur ka të bëjë me keqpërdorimin e armëve, duhet të mbajnë trajnime shtesë”, ka thënë Ibishi për lajmi.net
- Reklama -