- Reklama -

A do ketë rënie të prodhimit pasi një njësi tjetër u nxor nga operimi, flasin nga KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se nga mbrëmë, njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerrë nga operimi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, i cili tha se sipas planit, kjo njësi pritet të rikthehet në operim më 27 shkurt në ora 24:00.

- Reklama -

Më tej, ai tha se ndonëse kjo njësi ka shkuar në remont, KEK-u është duke punuar me kapacitet të plotë dhe kjo nuk do të ndikojë në sasinë e prodhimit.
“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MW/h energji elektrike”, është shprehur Bucolli, për FrontOnline.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, njësia B2 në Termocentralin Kosova B ka qenë jashtë operimit, si shkak i prishjes së turbinës.

Për këtë, KEK-u pati angazhuar një ekspert gjerman ndërsa njësia u kthye në operim më 23 janar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort