- Reklama -

Më pak se 30 për qind e popullatës në Maqedoni të Veriut janë shqiptarë

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 29.5 për qind shqiptarë, prej tyre 24.3 për qind janë rezidentë, ka konfirmuar Enti Shtetëror për Statistika pas procesit të regjistrim të popullsisë.

“Popullsia e regjistruar është 2.097.319 qytetarë. Popullsia rezidente janë 1.836.713 qytetarë, ndërsa 206.606 janë jorezidentë”, ka thënë drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simonovski.

- Reklama -

Në shifra i bie që nga gati 2.1 milionë banorët e regjistruar në Maqedoni, gati 620 mijë prej tyre janë shqiptarë.

54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 3.98 për qind turq, 2.36 romë, 1.18 serbë, 0.87 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Ndërsa si rezidentë janë 24.3 për qind shqiptarë, 58.44 janë maqedonas, 3.86 turq, 2.53 romë, 1.3 serbë, 0.87 boshnjakë dhe 0.47 vllehë.

Maqedonia e Veriut pati realizuar regjistrimin e popullsisë edhe në vitin 2011, por u ndërpre për shkak se anëtarët e Komisionit të Regjistrimit ishin dorëhequr. Deri tash ka vlejtur regjistrimi i vitit 2002. Sipas atij regjistrimi, shqiptarët zinin 30.17 për qind të popullatës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan në regjistrimin si proces.

“Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort