- Reklama -

Dosja e vrasjes në Zllatar, policët ishin armatosur me municion jozyrtar për aheng

Prova dhe dëshmi interesante bëjnë pjesë në dosjen hetimore të Prokurorisë së Shtetit në rastin ku mbeti i vrarë zyrtari policor Lirim Haxholli në Zllatar të Prishtinës.KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë në të cilën përshkruhen dyshimet për vrasjen e policit dhe mënyrën e organizimit të ahengut në të cilin kishin marrë pjesë 15 zyrtarë policorë.Në këtë dosje përshkruhen dyshimet se zyrtarët policorë para se të shkonin në ahengun i cili ishte mbajtur në malin e fshatit Zllatar, ishin pajisur me municion jozyrtar.

“Në një shtëpi të drurit-vilë me qira, të pandehurit e lartcekur duke i pasur me vete armët zyrtare, paraprakisht ishin pajisur me municionin jozyrtar e më pas kishin dalë në ballkonin e shtëpisë ku ishin duke u argëtuar dhe kishin shtënë me armën zyrtare dhe municionin jozyrtar”, thuhet në dosjen e siguruar nga KALLXO.com.

- Reklama -

Dosja përshkruan se disa nga zyrtarët policorë kishin dalë në ballkonin e shtëpisë ku ishte duke u mbajtur ndeja private dhe kishin shtënë me armën zyrtare e cila ishte mbushur me municion jozyrtar.Këtë veprim dyshohet ta kenë bërë policët Enis Imeri, Bleart Misiri, Elit Thaqi, Florent Ahmeti dhe Gëzim Tahiri, të cilët po dyshohen për përdorim të armës në kundërshtim me Ligjin dhe shkaktim të rrezikut për jetën e njerëzve, ndërsa Fatlum Mehmeti dyshohet se e ka privuar nga jeta kolegun e tij Lirim Haxholli.

Mehmeti dyshohet se ka qëlluar me armë policin Haxholli, i cili ishte duke qëndruar i ulur afër tij.Lidhur me këto dyshime, policit Fatlum Mehmeti, gjykata i shqiptoj masën e paraburgimit ndërsa të dyshuarve të tjerë ua caktoi masën e arrestit shtëpiak.Natën e 18 shkurtit në një aheng privat të organizuar nga disa zyrtarë policorë kishte mbetur i vrarë polici 27-vjeçar Lirim Haxholli.

Menjëherë pas rastit ishin arrestuar gjashtë zyrtarë policorë ndërsa të tjerët që ishin prezent në vendin e incidentit janë suspenduar nga puna.Përveç arrestimeve dhe suspendimeve ishin sekuestruar edhe 14 armë zyrtare të policëve të cilët kishin qenë pjesë e ahengut./kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort