- Reklama -

Deputeti Enis Kervan reagon ndaj sulmit që i është bërë flamurit turk: Është mos respektim ndaj komunitetit

Deputeti i KDTP-së në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, gjatë seancës plenare të sotme, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë flamurit turk në Prizren nga disa të rinj.

Sipas tij, ky veprim është një mos respektim i ekzistencës së komunitetit turk që jeton në Prizren.

- Reklama -

“Komuniteti turk i Kosovës ka kontribuar në shtet ndërtimin e Kosovës, me këtë flamur kombëtar ka marrë pjesë në protestat e viteve të 90-ta.Unë jam një prej personave që me duart e mia duke e mbajtur flamurin turk, kam marrë pjesë në çdo protestë bashkë me vëllezërit shqiptarë sepse kemi besuar se është rrugë e duhur”, është shprehur ai.

Madje ai ka theksuar se me të njëjtin flamur i kanë dalë në mbështetje të akuzuarve në Hagë.

Po ashtu, Kervan theksoi se “jemi ata që ata kontribuojmë për bashkëjetesën”.

“Historia është diçka tjetër, vendi ynë është Kosovë, shteti ynë është Kosova”.

Në anën tjetër, ai e ka shprehur falënderim ndaj policisë së Kosovës “ që morën masa ndaj këtij sulmi”.

“Këto veprime nuk do të ndikojnë në bashkëjetesën tonë. Ata që duan të prishin marrëdhëniet tona nuk do të arrijnë qëllimin e tyre”.

Pas fjalimit të tij, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë mbështetje dhe i bashkohet reagimit ndaj këtij sulmi, që siç e quajti ai “është i papranueshëm”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort