Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ” Esnaf” nga Prizreni, është nderuar me mirënjohje në kontributin e dhënë në promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, nga Oda Ekonomike e Kosovës, në një mbrëmje të organizuar gjatë fundjavës në Prishtinë. Një gjë e tillë është bërë publike edhe në faqen zyrtare të Shoqatës.
“Shoqata ESNAF mori çmimin për “Kontributin e dhënë për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë” në Gala Mbrëmje “The Best of Kosovo 2021” organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në emër të Shoqatës ESNAF çmimin e ka pranuar Kryetari Varis Xhejlani, ndërsa gjatë natës janë shpërblyer edhe shumë biznese.
Dëshirojmë të falënderojmë Kryetarin Berat Rukiqi dhe Odën Ekonomike të Kosovës për organizimin e një nate të tillë dhe për kontributin në botën e biznesit.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga SHBZ ” Esnaf”.