- Reklama -

Kurti takon Lajçakun: Dialog parimor që në qendër ka njohjen reciproke

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Mynih takoi Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri e informoi Lajçakun, me mbarëvajtjen e reformave të nisura në ekonomi edhe në drejtësi, për prioritetet e Qeverisë për sundimin dhe përpjekjet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, e për të garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët.

- Reklama -

U bisedua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Në njoftim thuhet se kryeministri theksoi vendosmërinë që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, të ngelen të pacenuara.

U bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, ku kryeministri potencoi mbështetjen e fuqishme për procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal.

Kryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin për të mbështetur procesin e dialogut të drejtuar nga BE, për mbështetjen për vendin tonë, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale./FrontOnline

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort