- Reklama -

Ballkani në TikTok – Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion

Mosha minimale e kërkuar për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë qasje në aplikacionin me video të shkurtra. Një anketim i BIRN zbulon se prindërit dhe mësuesit po hasin vështirësi të qëndrojnë në krye të rreziqeve të përfshira.

Djali u sigurua që t’u kërkonte leje prindërve. Kur ata thanë “Jo”, ai hapi gjithsesi një “llogari sekrete”. Ai ishte vetëm 14 vjeç dhe tashmë po lundronte në TikTok pa asnjë mbikëqyrje.

- Reklama -

Kaluan gjashtë muaj përpara se prindërit e tij ta zbulonin dhe djali nga qyteti portual shqiptar i Durrësit ishte mashtruar që të shkarkonte një aplikacion për fotografi që përmbante ato që ai i përshkroi si “foto të sikletshme”, pa dhënë detaje.

Djali adoleshent, i cili si të miturit e tjerë të intervistuar për këtë histori foli në kushte anonimiteti me lejen e kujdestarit të tij ligjor, është vetëm një nga një numër në rritje fëmijësh ballkanas që përdorin shërbimin e këtij aplikacioni kinez bazuar në video të shkurtra, faqja më e popullarizuar në vitin 2021, sipas Cloudflare me seli në SHBA.

BIRN ka zbuluar se shumë nga ata fëmijë janë nën moshën minimale të kërkuar prej 13 vjeç dhe disa po përdorin rregullisht TikTok-un nga mosha gjashtë ose shtatë vjeç në dijeninë e plotë të prindërve të tyre.

Një anketim i BIRN dhe dhjetëra intervista ballë për ballë me mësues, prindër dhe fëmijë tregojnë për një “hendek teknologjik” që do të thotë se shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rrezikojnë fëmijët e tyre me këtë shërbim.

Më shumë se dy të tretat e prindërve thanë se fëmijët e tyre hapën llogari në TikTok para moshës 13 vjeç, gjysma e tyre pa pëlqimin e prindërve. Njëzet e pesë për qind e prindërve thanë se kishin vënë re përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Ekspertët thonë se fëmijët janë veçanërisht të cenueshëm ndaj talljeve dhe ngacmimeve në internet dhe shpesh prindërit nuk e vënë re këtë derisa tashmë është tepër vonë.

Mund të ketë një ndalim të qasjes në rrjetet sociale para moshës 13 vjeçare, por në Serbi, për shembull, “nuk ka kontroll në këtë drejtim”, tha eksperti i komunikimeve digjitale, Nikola Ristic.

“Prindërit shpesh nuk dinë mjaftueshëm se si t’u qasen fëmijëve gjatë mësimit të tyre informal, i cili është i pranishëm që në moshën më të hershme të një fëmije kur bëhet fjalë për internetin dhe konsumin e përmbajtjes.”

Udhëzuesi i përdorimit të TikTok-ut thotë se është “thellësisht i përkushtuar për të garantuar sigurinë e të miturve në platformë dhe nuk toleron aktivitete që përjetësojnë abuzimin, dëmtimin, rrezikimin ose shfrytëzimin e të miturve në TikTok”.

BIRN kontaktoi TikTok për të komentuar por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit të artikullit.

Sipas gjetjeve të BIRN:

Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e prindërve të anketuar thanë se fëmijët e tyre hapën llogari para moshës 13 vjeçare, duke shkelur termat e përdorimit;

Rreth 52 për qind e prindërve thanë se nuk kishin dhënë pëlqimin që fëmija i tyre të hapte një llogari në TikTok;

Njëzetë e pesë përqind e prindërve thanë se ata vunë re përmbajtje të rrezikshme ose të papërshtatshme;

Rreth 82 për qind e mësuesve thanë se ata vetë nuk përdorin TikTok;

Tetëdhjetë e shtatë për qind e tyre thanë se nuk janë në dijeni se çka postojnë nxënësit e tyre; e njëjta përqindje thanë se nuk e dinë çka ndjekin nxënësit e tyre online.

Gjashtë vjeç dhe tashmë me një llogari në TikTok

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort